back to top
11.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Lavd malinkonisë – nga Ervina Toptani

Gazeta

Ervina Toptani
Ervina Toptani

Lavd malinkonisë

nga Ervina Toptani

Malinkonia nuk është zemërim, as hidhërim, por një formë fisnike e delikate e trishtimit që e përshkon njeriun tej e tej vertikalisht kur pranojmë se vuajtja dhe zhgënjimi përbëjnë zemrën e përvojës njerëzore. Nuk është shqetësim që ka nevojë për kura, është pranimi qetësisht, butësisht e pa ndonjë pasion të madh i dhimbjes që njohim përgjat rrugëtimit të jetës.
Tendenza e asaj çka dua të shpreh nëpërmjet këtij përkufizimi në kufinjtë e filozofisë është theksi mbi optimizmin dhe lehtësinë e pranimit se dhimbja kthehet në butësi nëse mendja e dëshira jonë shpirtërore nuk e pranon atë në versionin e fortë e shqetësues. Stadet e malinkonisë trajtohen edhe klinikisht, duke kërkuar “të zgjidhim” apo të mohojmë legjitimitetin e saj.
Megjithatë, malinkonia buron nga vetëdija mbi strukturën tragjike të jetës. Kur bëhemi malinkonikë kuptojmë, pa zemërim, pa sentimentalizëm, që asnjëri prej nesh nuk e kupton tjetrin deri në fund, që vetmia është universale dhe se çdo jetë njerëzore është plot dhimbje e zhgënjim. Falë malinkonisë kuptojmë që në shumë raste dëshirat tona më të thella janë në konflikt ndërmjet tyre, ndjehesh në sigurì por i lirë, je i pasur por pa i thënë faleminderit askujt, ndjehesh i pranuar pa u “mbytur” nga pritshmëritë që shoqëria ka mbi ne, eksploron botën e në të njëjtën kohë hedh rrënjë gjithnjë e më të thella, nginjesh e shuan ndjenjën e urisë, seksit, përtacisë.
Urtësia e malinkonisë qëndron në ndërgjegjësimin që dhimbja është pjesë e jetës. Malinkonia është e “ngopur” me vizionin impersonal të vuajtjes, me mëshirë të pakufishme për kushtet e jetës që kemi krijuar. Çdo ditë e jona ka çaste, peisazhe, copëza muzikore, tinguj e vargje poetike që janë plot malinkoni. Të gjitha këto çaste përbëjnë njëfarë jehone të vuajtjes tonë që rishfaqen pa lidhjet personale që, në çastin kur jemi përballur me to për të parën herë, i kemi jetuar me shumë dhimbje.
Detyra e kulturës është transformimi i zemërimit me një dozë lumturie të shndërruar në malinkoni. Sa më shumë kultura bazohet mbi malinkoninë aq më pak njerëzit do të jenë nën ndikimin negativ të dështimeve të tyre, të ilusioneve të humbura e keqardhjeve.
Edukimi emotiv…
Mendoj bukur, jetoj bukur…
nga muri i Fb i Ervina Toptanit, 30 prill 2022

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.