back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 20 Maj, 2024

Lamtumirë Lindë, Lamtumirë mikja ime e mirë… Jozef Radi

Gazeta

DSCN0334

Lamtumirë Lindë, Lamtumirë mikja ime e mirë…

nga Jozef Radi

Linda Ihsani,
nji nga miket e mia të mira
të mbasnantëdhjetës,
prej sot s’asht ma mes nesh…
Iku me at ngutin e saj të heshtun
me ba ma shumë dhe ma mirë,
iku me energjitë e saj të pashterra,
me at dritën e saj shpirtnore që gjithkund
bahesh përkushtim, mirësi, edukatë,
buzëqeshje, humor po edhe trishtim… Oh mjaft trishtim…
Iku me at nxitimin e saj karakteristik prej ere
me at trishtimin e fshehtë prej herioglifeje,
iku e pakryer e plotë dhe e përkryer e plotë,
sepse dha gjithçka mundi dhe asnjiherë s’kqyri
se çka po japin dhe çka kurdisin tjerët për të…
Iku ashtu shpërfillse siç ishte, pse rrallë ndesh gra
që dinë të buzëqeshin edhe kur turfullojnë
që mbeten fisnike edhe kur dikush i shkel me dashje
që dinë të ulen pa asnji kompleks mes burrakoçash
dhe u vjen keq që ngutja e detyrës i thërret,
rrallë gjen gra që n’ajër e ndjenë vlerën e tjetrit
dhe kurrë s’ia zbehin dritën miqsisë…
Linda ishte e tillë gjithkund e me gjithkënd,
pse ishte ato të rrallat që e përditshmja e sipërfaqshme
s’ia vrau dot asnjiherë besimin as thellsitë njerzore,
pse ai absurd realitetesh egërshane
në t’cilat ajo eci solemne si mjelmë
kur shpirti i saj rendte paprà drejt andrrash
s’i tjetërsoi asgja dhe askujt s’iu ba peshë…
Me Lindën ishim të nji moshe, të nji rruge
të nji mendimi, të s’njejtës dritë ideale
e shpesh edhe të së njejtës kundërshti,
E sot i kam ndër sy krejt buzëqeshjet e saj
krejt kafet e pime bashkë e gjithë shpotitë,
krejt bisedat që asnjiherë s’qenë të plota…
dhe sot s’e besoj se ai ngut që kishte në gjithçka
paska qenë ngut me ikë sa ma shpejt
prej kësaj bote që kurrë s’po gjen kohë
të ndalet te vlera e vërtetë e njeriut
e që sot për çudi paska emnin Linda Ihsani…!!!

Lamtumirë Lindë, Lamtumire mikja ime e mirë,
Lamtumirë… ti Lindë edhe duke ikur…
e mos t’harrojë askush se pema e mirësisë tande
asht si ullinjtë, gjithnji e blertë
dhe sa ma shumë krasitet
aq ma e fuqishme bahet!!!
20 prill 2013

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.