back to top
33.5 C
Tirana
E enjte, 25 Korrik, 2024

Kur punët boshe, bëhen lavdi e një mjedisi të sëmurë – nga Virion Graçi &

Gazeta

Virion Graçi - Pëllumbat i vrasin natën - Roman
Virion Graçi – Pëllumbat i vrasin natën – Roman

Kur punët boshe, bëhen lavdi e një mjedisi të sëmurë*

nga Virion Graçi

“Pëllumbat i vrasin natën”
një kryevepër e letërsisë bashkëkohore shqiptare…”
Granit Zela
.
Shoh librat e nominuar për çmimet Kult, 2018.
Romani im “Pëllumbat i vrasin natën,” Botimet Onufri 2018 nuk është as ndër 5-6 finalistët.
Nuk ka asgjë për t’u habitur!
Punë të mbarë brigadës së plehut propagandistik pseudokulturor, varjani njeri-tjetrit, se askush nuk ua var, “admironi” punët boshe të njeri-tjetrit sepse të përçmuar jeni në sytë e të gjithëve, speca të fryra me zarfa honoraresh dhe hormone televizive, dështakë të padiskutueshëm, në çdo fushë, madje, përveç fushës së batakçillikut e pisllikut mental-shpirtëror – këtu jo, këtu jeni kampionë, jeni për KULT.
(Ps. E bëra shënimin e mësipërm në respekt të qindra lexuesëve të këtij romani dhe dhjetra mesazheve vlerësuese që më kanë ardhur për të përgjat vitit si mbresa leximi, nga të njohur e të panjohur…)
.
Andrea Ropi
Duhej të shqetësoheshe nëse të “vlerësonin” ata. Duhej të ishte shumë përtokë si roman, që të ta promovonin. Nuk sheh që promovohen antivlerat dhe ndyrësirat që prodhojnë ato? Ji krenar që nuk ta ndynë emrin…!
.
Granit Zela
Virion, paske akoma pritshmëri nga pavioni kanceroz i çmimdhënies.
Po më çudit pak!
.
Thanas Medi
E pashë dhe unë, u indinjova… Jam me ty, miku im. Dhe bëre mirë që nuk heshte, pasi kur hesht i mënçuri, budallai bën kërdinë…
.
Ana Kove
Në fakt, këtu në këtë vend, nuk heshtet vetëm kur të preket interesi personal, i nderuar. E kemi fajin vetë që lejojmë të na përdorehn emrat. Se ky është subjekt privat, ka qejf të bëjë ç’të dojë me paret e veta, dhe tallet me të gjithë duke i futur nëpër lista.
15 vjet – konkurrim pa autoritet!
Ky gjoja konkurs, është farsa më e madhe e mundshme…
Askush nga juria që s’di asgjë se ç’ndodh, nuk mund të lexojë 500 libra e nja 300 përkthime në dy muaj, pa ditur dhe a merr ndonjë kacidhe leku për punën. Nuk ka as transparencë e as seriozitet. Eshtë budallallëk që i jep edhe kaq vëmendje.
Tek lista e përkthimeve ka përkthime nga gjuhë të dytë e s’ka përkthime të testuara e kontrolluara nga autoritete përkthimi…
.
Jozef Radi
Në Shqipëri, fjalës Çmim i duhet vënë përballë fjala Përçmim…
.
Eli Kanina
E si mund të vlerësojnë “Pëllumbat i vrasin natën”, ata që i kanë vrarë vetë këta pëllumba?
Virion Graçi romani yt i demaskon kultet, i tejkalon çmimet, i meriton lexuesit e shumtë…!
.
Istref Haxhillari
Absolutisht i saktë! Dëgjova se i kishin propozuar Roland Gjozës çmimin “Autor i vitit” në panairin e fundit në këmbim të 5000 eurove. Nuk pranoi!
.

Marrë nga muri i fb. Virion Graçit, 21 nentor 2019, * Titulli redaksional

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.