Kundër Homerit… – nga Robert Martiko

0
14
Homeri - Poeti i Madh i Antikitetit
Homeri - Poeti i Madh i Antikitetit
Homeri - Poeti i Madh i Antikitetit
Homeri – Poeti i Madh i Antikitetit

Kundër Homerit

nga Robert Martiko

Poeti i dytë gjenial pas Homerit ishte Arkiloku. U shfaq një shekull pas tij. Në kohën që i pari mbahej si gjeni i padiskutueshëm dhe krijuesi artistik i Eposit Heroik Grek, i dyti lëshoi bombën e madhe se njeriu, kur e shikon keq në luftë, është më mirë të hedhë poshtë mburojën se sa të humbasë jetën. Këtë e bëri ngaqë, nga koha e Lufta e Trojës kishin kaluar katër shekuj. Jeta në qytetet e para greke ishte duke ndryshuar. Qenë shtuar teknikët, ndërtuesit, detarët, tregtarët, etj. Fuqia a aristokratëve, që ishin gjithnjë të parët në luftë, me modele heroizmi Akilin, Agamemnonin, Odiseun, Diomedin, Patroklin, Ajaksin, etj. ishte në rënie. Ata pikërisht mbështesnin idenë heroike se nuk ka rëndësi vdekja para nderit dhe lavdisë në luftë. Megjithatë revolta e Arkilokut nuk pati aspak qëllim të hidhte poshtë heroizmin. Poeti i famshëm me një karakter mjaft guximtar e provokues, donte të mësonte njerëzit se krahas nderit duhet të ekzistojë edhe ideja e jetës. Ndryshe nga sa kishte shkruar, kur erdhi çasti vendimtar, Arkiloku u vra në luftë pa e hedhur mburojën.

Arkiloku (680-635 p.k)
Arkiloku (680-635 p.k)

Konkluzioni është se ky lloj Arti, ndryshon shoqërinë, krijon botë dhe kulturë. Nxjerr njeriun nga natyra e tij, mbushur me instinkte primitive. Mbi këto mrekulli individësh gjenialë që nuk ndanin kurrë nga mendja idenë e ndryshimit të njeriut, u bazua Qytetërimi i Madh Perëndimor. Shkaku i këtij shkrimi është diskutimi me një person, i cili mburr një poet të ashtuquajtur të madh të realizmit socialist që midis vargjeve të shumta vëllavrasëse, ka bërë edhe një vjershë, që thotë se kur njeriu e shikon keq, për të shpëtuar kokën, më mirë të heqë pantallonat.
Arti i dytë shkatërron gjithçka nga themelet. Kthen njeriun në xhunglën e parë ku është origjina e tij. Prandaj Shqipëria sot nuk mund të ndërtojë dot Shtet për së mbari me Ligje e Mirëqenie. Gjysmë shekulli art vëllavrasjeje me pasoja mijëra të vrarë, të internuar, jetë të shkatërruara e varfëruara, përçarje e armiqësi si kurrë më në historinë e vendit. Vetëm duke kuptuar në thellësi botën e pastër shpirtërore të Lasgush Poradecit, Lazër Radit, Et’hem Haxhiademit, mbinjerëz të tipit Pjetër Meshkalla, Dino Martiko etje me kulturë të thellë humane, perëndimore, burrëri e fisnikëri shpirtërore, mund të rilindë Shqipëria shpirtërisht… në Kohë...
29 qershor 2020

.

Related Images:

Artikulli paraprak“Tjetërsimi” i njeriut përmes elementit postmodern, në poezinë e Erina Çokut – nga Emrije Krosi
Artikulli tjetërGjellë qensh… – nga Gëzim Zilja
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.