back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Kujtesa dhe perceptimi – Pino Bonanno flet për artin e Arben Shirës

Gazeta

Pino Bonanno
Pino Bonanno

Kujtesa dhe perceptimi

Pino Bonanno flet për artin e Arben Shirës

Në qershor të vitit 2018, “Galeria A + A” në Perugia,
organizoi një ekspozitë të veçantë me njëzet vepra të artistit italo-shqiptar
Arben Shira, me titullin stimulues “Kujtesa dhe Perceptimi”.
Janë piktura përmasash të vogla me një konstante të vetme,
e cila është arma më e fortë e artistit,
një kromatizëm i ndritshëm si zgjedhje, thuajse një vokacion.

Arben Shira - Autoportret
Arben Shira – Autoportret

Arben Shira, është njohës i thellë e historisë së artit perëndimor. Ai ka ndjekur në vazhdimësi “linjën ekspresioniste” të artistëve që për së pari përdorën ngjyrën si mjet kryesor të shprehjes si fjala vjen: Matisse, Derain, Munch, Nolde, Ensor, Kokoschka, Kandinasky dhe e gjithë linjën e Nëntëqindës së artit shqiptar dhe atij italian.
Referenca të përgjithshme, që në pjesën më të madhe, ka dukshëm një përputhje zgjedhore: një shperthim, një sensualitet ngjyrash që mund të kuptohet vetëm nëse e vendosim veten në marrëdhënie me ngjyrat mesdhetare, fuqinë e të cilave, breza të tërë artistësh, janë përpjekur ta kuptojnë dhe ta imitojnë.
Kjo “historia” e ngjyrave i ofron artistit Shira referenca të rëndësishme bindëse sa i përket përdorimit të nivelit më të lartë të përzgjedhjes së ngjyrave. Ta vendosësh ngjyrën si “kod” shprehjeje do të thotë se ajo bëhet një sistem gjuhësor i pavarur, me fonetikë, gramatikë e sintaksë, një leksik unik vërtet interesant për të dëshmuar gjithçka që vëzhgon, kujton dhe jeton.
Ai ka një dominim thuajse të plotë në përdorimin e ngjyrave dhe e di fort mirë që nëse ngjyrat janë energji impulsive, centrifugale, me tendenca anarkike, e ndjen të nevojshme të përqendrohet te vlerat e tyre të brendshme dhe të përcaktojë vlerësimet më të përshtatshme për t’u paraprirë marrëdhënieve të tyre në reciprokësi po edhe për t’i dominuar në mënyrën më të përsosur rezultatet e tyre shprehëse…

Vepra te Piktorit Arben Shira
Vepra te Piktorit Arben Shira

Përballë veprave të Arben Shirës, të krijohet kjo përshtypje: një energji e madhe e kontrolluar me mençuri, e përshtatur me skrupolozitet. Ekziston një procedurë konstruktive dhe analizë e kujdesshme e praktikës ekzekutive, e fenomeneve, e historive, për të rikompozuar gjithë bagazhin e kujtesës të grumbulluar në kohë e nga përvoja. Ndërtimi tejet i përpiktë i pikturës, penelatë mbas penelate, nuancë mbas nuance, garanton që impulsi t’i nënshtrohet arsyes perceptuese dhe pasioni të filtrohet nga mendja.
Është kjo arsyeja pse mund të pohojmë se edhe Shira, si një artist autoritar me njohuri mbi veten, mund të nënvizojmë se racionaliteti shprehës e drejton gjithmonë krijimin e tij.
Temat që ai “merr në trajtim” janë ato që na mbrrijnë drejt e në zemër e që lëvizin pjesën tonë më të ndjeshme: historia personale, bagazhi i rrënojave dhe pritshmëritë që lëmë mbas, qartësitë mbi identitetin apo fragmentarizmi në mjaft paraqitje.
Bota e tij piktoreske është e mbushur me prani të perceptuara me emocionalitete të forta. Është një bashkësi historish të mbivendosura, zërash të ndërthurur me zëra të tjerë, vështrimesh që pëshpërisin histori jete e dhimbjesh.
Ekspozimi i këtyre shtigjeve do të thotë të çlirosh narrativa të ngjeshura, duke pritur çastin për të folur me zë të lartë një gjuhë universale e të kuptueshme për të gjithë.
Puna e tij përbëhet prej një përvojë kulturore intensive, e të dhimbshme, por gjithnjë mjaft domethënëse. Pra, nuk mjafton një analizë racionale për të shprehur plotësisht hijeshinë e mistershme të veprave të tij.
Artisti, duke e hetuar realitetin, përmes ngjyrës së fortë, të vibruese e të drejtpërdrejtë, përmes përdorimit të penelit, na udhëzon të kapërcejmë çdo pengesë logjike për ta projektuar veten në një dimension të panjohur, në të cilin perceptimi i tjetrit gjeneron vezullime të befta forme, shenja, ngjyra që shprishen, herë në një klithmë, herë në një pëshpëritje, ashtu si velloja e misterit që mbështjell kuptimin e ekzistencës njerëzore.
(solli në shqip jozef radi)

Arben Shira - Babai
Arben Shira – Babai

Memoria e Percezione

da Pino Bonanno

La “Galleria A+A “di Perugia accoglie, Dl 2 al 30 Giugno 2018, una emblematica mostra di venti opere dell’artista italo-albanese Arben Shira, dal titolo stimolante “Memoria e Percezione”.
Sono opere pittoriche di piccole dimensioni con una unica costante, che è poi la cifra più forte dell’artista, un acceso cromatismo come scelta, anzi una vocazione.
Shira, profondo conoscitore della storia dell’arte occidentale, da sempre segue la “linea espressionista” degli artisti che per primi hanno usato il colore come strumento principale dell’espressione: Matisse, Derain, Munch, Nolde, Ensor, Kokoschka, Kandinasky e tutta la linea novecentesca dell’arte albanese e italiana.
Riferimenti generali, per lo più, con cui evidentemente c’è concordanza elettiva: un’esuberanza, una sensualità dei colori che si può comprendere solo se ci collochiamo in rapporto con i colori mediterranei, la cui forza, generazioni di artisti, hanno cercato di cogliere ed emulare.
Questa “storia” del colore offre al nostro artista riferimenti importanti, convincenti, quanto all’uso di grandissimo livello, delle scelte cromatiche. Porre il colore a proprio “codice” espressivo significa che esso diviene sistema linguistico autonomo, con una fonetica, una grammatica e una sintassi, un lessico unico e interessante per raccontare tutto ciò che osserva, ricorda e vive.
Egli ha un governo quasi totale nell’uso dei colori e sa benissimo che se i colori sono energie impulsive, centrifughe, tendenzialmente anarchiche, è necessario concentrarsi sui loro intrinseci valori e determinare valutazioni adeguate per prevedere le loro reciproche relazioni e dominarne perfettamente gli esiti espressivi.

Arben Shira - Ullinjtë e Puglias
Arben Shira – Ullinjtë e Puglias

Di fronte alle opere di Arben Shira si ha questa impressione: un’enorme energia saggiamente controllata, puntigliosamente adottata. C’è un procedimento costruttivo, di accurata analisi e prassi esecutiva, di fenomeni, di racconti, per ricomporre il bagaglio della memoria accumulata attraverso il tempo e l’esperienza. La costruzione meticolosa dell’opera pittorica, pennellata dopo pennellata, tono dopo tono, fa sì che l’impulso sia soggiogato dalla ragione percettiva e la passione venga filtrata dalla mente.
Per questo possiamo affermare ancora che anche per Shira, in quanto autorevole artista che ha conoscenza di sé, possiamo sottolineare che la razionalità espressiva guida sempre la creazione.
I temi che “elabora” sono di quelli che arrivano dritti al cuore e che muovono la nostra parte più intima: la storia personale, il bagaglio di macerie e di attese che si lascia alle spalle, la certezza della identità o la frammentazione in tante apparenze. Il suo mondo pittorico è affollato di presenze percepite con una forte emotività. È una collettività di storie su storie, di voci intrecciate ad altre voci, di sguardi che sussurrano racconti di vita e di dolore. Esporre questi percorsi significa liberare narrazioni compresse, in attesa di parlare a voce alta un linguaggio universale comprensibile da tutti.
Il suo lavoro è fatto di un’esperienza culturale intensa, sofferta, ma sempre abbastanza significativa. Non basta un’analisi razionale per esprimere compiutamente il fascino misterioso delle sue opere.
L’artista, pur scandagliando la realtà, attraverso il colore denso, vibrato e diretto, attraverso l’uso del pennello, ci guida per superare ogni barriera logica per proiettarci in una dimensione sconosciuta nella quale la percezione d’altro genera bagliori improvvisi e la forma, il segno, il colore squarciano, a volte in un grido, a volte in un sussurro, il velo di mistero che avvolge il senso dell’esistenza umana.
(Pino Bonanno)

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.