Kristo Floqi Dramaturg – nga Leka Ndoja

Gazeta

Studiuesi Leka Ndoja
Studiuesi Leka Ndoja
Kristo Floqi Dramaturg, (Korçë 26. 6. 1876 – Tiranë 29.12.1950)
nga Leka Ndoja

Autor i njohur i viteve ‘20-’30.
Shkroi katër tragjedi me temë kombëtare historike. Shkollën e mesme dhe studimet universitare i kreu në Athinë. Më 1899, fitoi Doktoratën në Drejtësi. Ushtroi avokaturën për disa vjet në Greqi dhe pastaj në Shqipëri. I ndjekur prej qeverisë turke, si pjesmarrës në lëvizjen kombëtare,
emigroi në Amerikë, ku drejtoi për disa kohë fletoren Dielli.
-Bashkëthemelues i Federatës panshqiptare Vatra. Në kohë të qeverisë së Vlorës emërohet kryetar i gjyqeve civile e penale.
-1915: Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë në qeverinë e Durrësit në kohë të Ëiedit.
Emërohet prokuror në gjykatën e Korçës.
Gjatë kryengritjes së Shqipërisë së Mesme, shpërngulet në Shkodër, ku ushtroi avokaturën.
-1920 në Tiranë, emërohet Ministër i Arsimit në Kabinetin e Iliaz Vrionit. -Zgjidhet deputet i Dibrës, pastaj i Korçës.
-Më 1929 emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit.
-Nënkryetar i Këshillit të Shtetit më 1941-42.
Ka drejtuar të përkohëshmet Dielli (Boston), Agimi (Shkodër 1919),
Fletoren e Amerikës, Zëri i Popullit dhe Indipendencën e Tiranës.
Kristo Floqi hartoi katër drama, gjashtëmbëdhjetë komedi, gjashtë vëllime në poezi e satira, vepra juridike e letrare dhe mjaft artikuj deri në vitin 1944.
Në vitin 1947, Komiteti Ekzekutiv i Tiranës i sekuestroi shtëpinë dhe mobiljet – duke e lënë të banonte me familjen në varfëri – në një hapësirë të vogël në katin përdhes – bodrum. Vdiq në spitalin e Tiranës, me 29 dhjetor 1950.
Falenderojmë Dr. Henrik Kaçulinin për saktësimin e të dhënave rreth jetës së Kristo Floqit. Pasi kishim botuar në Fjalorin Enciklopedik te ISKK, vll. 2 D-G, gabimisht një të dhënë, të marrë nga Robert Elsie “History of Albanian Literature” si të vdekur në burg.

Jonela Spaho - Kristo Floqi
Jonela Spaho – Kristo Floqi

Veprat:
Drama: Fe e kombësi; Karlo Topija; Pirro Neoptolemi; Triumfi i lirisë.
Komedi: Rrogat e nëpunësvet; Lojnat e studentëvet; Do të vras vedin; Vllazni e interesë; E bij’e Bankjerit; Dhandërr me përdhuni; Merre ta marrim; Ndér e qytetëri; Kundërshtarët e prikës; Pësimet – Mësime; Zi e më zi; Reklamë e blofë; E mbes’e Krahinarit; Tetua e Karlit; Akraballëket; Ministri kandidat.
Vepra Juridike e letrare: E drejta themelore; Administrata; Ekonomi politike e shoqërore; Patriotismë e nacionalismë. Poezi e satira: Tingëllimet e zemrës; Shkëndija; Shqiptarët; Qerthulli politik; Epope e Korçës ose Dëshmorët e Rilindjes; Dëshira e vërtetë e Shqiptarëvet.
Në AQSH ne fondin e Kristo Floqit ruhen disa vepra në dorëshkrim; një Fjalor i gjuhës shqipe dhe një fjalor greqisht-shqip.

Burimet e shfrytëzueme:
Robert Elsie, History of Albanian Literature, New York, Columbia University press, 1995; Dukagjini, [V. shqip], Pejë, 1996; Karl Gurakuqi, Shkrimtarët Shqiptarë (Histori e letërsisë shqipe, pjesa II: Rilindja), nën kujdesin e Ernest Koliqit, bot. 2, Pakti, Tiranë, 2008, F. 249.
Leka Ndoja –

Dokumenti i sekuestrimit të shtëpisë së Kristo Floqit
Dokumenti i sekuestrimit të shtëpisë së Kristo Floqit

Dokumenti i sekuestrimit të shtëpisë së Kristo Floqit – nga Komiteti Ekzekutiv i Tiranës siguruar nga Dr. Henrik Kaçulini, studiues dhe familjar.
Leka Ndoja

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit