back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Komisioni i ligjeve i Kuvendit, flamurtar i shkeljes së ligjit – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Agron Tufa në seancë Parlamentare
Agron Tufa në seancë Parlamentare
Të nderuar gazetarë të vërtetë,
Nëse ju intereson farsa e radhës, Ju njoftoj se ditën e martë, datë 16.07.2019, ora 10.00, në Komisionin e Ligjeve do të zhvillohet mbledhje me rend dite si më poshtë:
Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 10.242 datë 25.02.2010 “Për institutin e studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri”
Relatore znj. Klotilda Bushka.
Bëhet fjalë për ndryshimin e një neni, që na ndalon studimin e periudhes se luftës (këtë sa për sy e faqe) dhe për një ligj që na detyron të pajisemi të gjithë me çertifikata sigurie. Kujt nuk do ia japin, ai duhet të lërë punën. Dhe dihet se kujt nuk do ia japin me porosi. Thjesht na dorëzojnë në duart e ish oficerëve operativë të Sigurimit famëkeq të diktaturës.
Ne do ta kundërshtojmë vendosmërisht këtë ndërhyrje thellësisht të paligjshme!
Kërkojmë mbështetjen tuaj!
Marrë nga Muri i fb, i Agron Tufes, 16 korrik 2019
.
Studiuesi Kastriot Dervishi
Studiuesi Kastriot Dervishi

Komisioni i ligjeve i Kuvendit, flamurtar i shkeljes së ligjit

nga Kastriot Dervishi

Sot më 16.7.2019, ora 10.00, komisioni i ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, do të regjistrojë një teatër qesharak historik të shkeljes së ligjit nr. 8457. Për të hequr tërthorazi nga puna Agron Tufën dhe Çelo Hoxhën, do ndryshohet ligji nr.10.242, datë 25.2.2010 “Për Institutin e Studimit të Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, i cili ndër të tjera do të detyrojë edhe pastruesen dhe shoferin e institutit të pajisen me certifikatë sigurie??, sepse instituti trajtohet si agjenci sekrete e kalibrit ndërkombëtar dhe jo si qendër studimi. Siç është parë, “ideator” (?) është spartak braho. “Verifikimin” e figurës në SHISH do e bëjnë oficerët e Sigurimit, pastaj letrat do i marrin oficerët e tjerë të Sigurimit në DSIK dhe do përfundojnë skenarin sigurims se “nuk janë të përshtatshëm” personat për të cilët po ndryshohet ligji. Kjo është loja në vija të përgjithshme skema e këtij skenari të leshtë, shumë të lexueshëm dhe të hartuar me sa duket nga individë me mungesë të theksuar inteligjencie. Po bëhet kështu, sepse Kuvendi nuk ka asnjë kompetencë të shkarkojë Agron Tufën, pavarësisht përbetimit epik leninist të birit të vegjëlisë, deputetit spartak braho, ditën e rrenave të këtij viti. Paralelisht, tinëz, një figurë e lartë e shumicës po vijon “intervistimet” me kandidatët për të zënë vendet e A. Tufës dhe Ç. Hoxhës. Nëse do të dallosh një shtet leshi nga formati i përgjithshëm i tij, tipari i parë është ndryshimi i ligjeve me synimin për të hequr individidë nga puna. Akoma më keq, kur ata që populli duhet t’i mendojë si ligjvënësit e parë shembullorë (komisioni i ligjeve), nuk janë më shumë se sa shkelës të ligjit. Në rastin konkret, pika që kanë zgjedhur ata që mendojnë se kanë gjetur rrugën e duhur, është për fatin e tyre sa e trashë aq edhe antiligjore. ISKK nuk administron, prodhon dhe qarkullon informacion të klasifikuar sekret shtetëror. Rrjedhimisht, punonjësit e saj, përfshi shoferin e pastruesen nuk pajisen me çertifikatë sigurie. DSIK nga viti 2011 e deri sot, nuk ka asnjë raport vjetor apo inspektim që të përmendë ISKK-në, fakti më i thjeshtë për t’u kuptuar se ISKK nuk është subjekt i kërkesave të ligjit 8457 për pajisjen e personelit të vet me çertifikatë sigurie. Nëse DSIK ka një fije mbrojtje ligjshmërie dhe profesionalizmi, duhet të kërkonte mosmiratimin e propozimeve të kërkuara nga “një grup deputetësh”. Në të kundërt, përgjegjësia e DSIK-së nuk mund të fshihet apo harrohet. DSIK ende nuk i ka hequr çertifikatën e sigurisë spartak brahos, pavarsisht se ai është filmuar në Përmet në 24 maj të këtij viti në mbrojtje të një terroristi të kalibrit ndërkombëtar si enver hoxha dhe shtetit rusofil që ai krijoi. Ende nuk i ka hequr çertifikatat deputetëve dhe policëve që dolën së fundmi në përgjimet e Dibrës. Dhe prisni ju çertifikata “ndershmërie” nga DSIK, kur kjo i ka treguar shenjat e pandershërisë së saj? Në rastin konkret, që nëse bëhet ligj, duhet të goditet në Gjykatën Kushtetuese sepse është procedent i rrezikshëm, shkelen:

-Ligji nr. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar, neni 6, përkufizimet e informacionit të klasifikuar.

-VKM nr.123, datë 15.3.2001 “Për rregullat e procesit të klasifikimit të sekretit shtetëror, procedurat që përdoren për identifikimin e tij dhe të delegimit të autoritetit të klasifikimit”, (pika I-6, ISKK nuk ka dokumente të klasifikuara e rrjedhimisht nuk ka listë të afateve të tyre).

-VKM nr.188, datë 4.3.2015, “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”, (nenet 3/6 dhe 7, ISKK nuk ka listë e funksioneve organike për njohjen e informacionit të klasifikuar).
.
Marrë nga Muri i fb, i Kastriot Dervishi, 16 korrik 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.