Katoni – Rreth manisë për të lartësuar sekush të tijtë! – përgaditi Ilia V. Ballauri

Gazeta

Perkthyesi Ilia Ballauri
Perkthyesi Ilia Ballauri

Katoni – Rreth manisë për të lartësuar sekush të tijtë!
përgaditi Ilia V. Ballauri

Në shek. 2-të p. Kr., rrugët e Romës filluan të mbushen me skulptura e buste.
Forumi kish më tepër skulptura se njerëz. Ku gjendej një shesh ngriheshin skulptura, lartësoheshin shtatore, nguleshin buste, përmendore, etj. Çdo familje përpiqej të lartësonte pinjollët e vet. Këtu gjendej busti i të madhit (magnus) sulpicius ose praetorus; ngjitur me të, përmendorja e të nderuarit (honestum) patricius; ose pak më tutje, e të ndriturit (preaclarum) domesticus; atje, përkujtimorja e të shquarit severus consulus ose magister, etj, etj. Bustet pasqyronin fytyra të ashpra, pamje të rëndësishme, hijerënda, serioze, autoritare. Gjithkush përpiqej të lartësonte të vetit (si edhe sot që dëgjojmë, i madhi ky, legjenda ai, gjigandi ai, kolosi, etj, etj). Mania e lavdisë për të vetët, nëpërmjet busteve në Romën e asaj kohe, arrinte në kufijtë e çmendurisë.
Një ditë, na tregon Plutarku, tek ecte rrugëve të tilla në Romë Katoni, i shoqëruar me skllavin e vet, ky i fundit duke i treguar një shtatore e pyeti: “Cili është ky?” “Nuk e di!” – i tha Katoni skllavit duke i nënqeshur. “Ju zotni – vazhdoi skllavi – ku do ta vendosni përmendoren tuaj?” “Asgjëkundi – tha ai, – më pëlqen shumë që njerëzit të pyesin – çudi si nuk ka një shtatore edhe për Katonin(?)!”
(Nxjerrë nga: Plutarchos: “Politika parangelmata” ose lat. “Praecepta gerendae reipublicae”, në shqip mund të përshtatej me titullin, “Si duhet perceptuar një pushtetar”)


 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar.Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit