back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

A ishte Lenini agjent i gjermanëve… Ilir Seci

Gazeta

Ilir Seci 2013
Ilir Seci 2013

A ishte Lenini agjent i gjermanëve…?!?

nga Ilir Seci

Rreth së vërtetës si u përcoll Lenini prej Qeverisë Gjermane për në Rusi…

“Lenini u dërgua në Rusi nga gjermanët
në të njëjtën mënyrë siç mund të dërgohet një epruvetë, (shishke)
që përmban brenda virusin e tifos ose kolerës
për ta derdhë më pas në rezervuarin që furnizon me ujë një qyteti të madh,
dhe kjo ka funksionuar me saktësi të mahnitshme.”
“Mbi Vladimir Iliç Leninin”,
fjalim në Dhomën e Parlamentit Britanik,
me 5 nëntor 1919, cituar siç është thënë nga
“Churchill vetë”, (2008), Ed. Langworth, Public Affairs, f. 355 ISBN 1586486381…

Pjesë nga dokumenti...
Pjesë nga dokumenti…

Para disa kohësh duke lexuar një libër me fjalimet e politikanit të madh anglez Winston Churchill, më mbeti në mendje një fjalim i këtij burri shteti në parlamentin britanik, kur po i fliste Dhomës së Ulët se kush ishte Vladimir Iliç Lenini… Përcaktimi që i bën Churchilli figurës së Vladimir Iliç Leninit është me të vërtetë i qëlluar… Ja se ç’thotë ai, po e citoj këtë fragment nga fjalimi i mbajtur prej  Winston Churchill në Parlamentin Britanik në vitin 1919:
“Lenini u dërgua në Rusi nga gjermanët në të njejtën mënyrë siç mund të dërgohet një epruvetë, (shishkë) që përmban brenda virusin e tifos ose kolerës për ta derdhë më pas në rezervuarin që furnizon me ujë një qyteti të madh, dhe kjo ka funksionuar me saktësi të mahnitshme.” “Mbi Vladimir Iliç Leninin”, fjalim në Dhomën e Parlamentit Britanik, me 5 nëntor 1919 cituar siç është thënë nga Churchill vetë, (2008), Ed. Langworth, PublicAffairs, f. 355 ISBN 1586486381… Origjinali: “Lenin was sent into Russia by the Germans in the same way that you might send a phial containing a culture of typhoid or cholera to be poured into the water supply of a great city, and it worked with amazing accuracy.”On Vladimir Ilyich Lenin”, in the House of Commons, November 5, 1919 as cited in Churchill by Himself (2008), Ed. Langworth, PublicAffairs, p. 355 ISBN 1586486381…

Vladimir Iliç Lenin (1870-1921)
Vladimir Iliç Lenin (1870-1921)

Duke qenë se edhe më parë kisha lexuar nëpër disa artikuj rreth bashkëpunimit të Leninit me autoritetet gjermane vendosa të kërkoj më shumë të dhëna… Janë shkruar disa libra me këtë temë dhe nga ato libra mësova se si kishte qenë e vërteta… Kur në Rusi, në shkurt 1917 shpërthyen demonstratat masive të shkaktuara nga vështirësitë e luftës, protesta që e detyruan Car Nikollën II të japë dorëheqje e të zëvëndësojë monarkinë me një qeveri të përkohshme me një bazë të gjerë, Lenini ishte ende në mërgim në Zyrih. Me 15 mars 1917 , Lenini ishte duke u përgatitur për të shkuar në bibliotekën e Altstadit në një mbasdreke rutinë për të, kur një shokui tij azilant, Polaku Mieczyslav Bronski, e pyet plot ngazëllim: “A nuk ke dëgjuar lajmin?! Ka plasur një revolucion në Rusi!?” Ditën tjetër Lenini i shkroi Aleksandar Kollontait në Stokholm, duke këmbëngulur që të intensifikohet një “Propagandë revolucionare, agjitacion dhe luftë me synim një revolucion proletar ndërkombëtar për marrjen e pushtetit nga sovjetët, përfaqësuesit e punëtorëve” …Pas këtij lajmi  Lenini ishte i vendosur të kthehej në Rusi me çdo kusht. Por kjo nuk ishte një gjë e lehtë në mes të Luftës së Parë Botërore. Zvicra ishte e rrethuar nga vendet ndërluftuese, prej Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë, kurse rrugët detare kontrolloheshin nga aleati i Rusisë Britania e Madhe! U sugjerua edhe një ide për fluturim me avion, mirëpo në atë kohë nuk kishte avione me kapacitet fluturimi me rreze të gjatë pa pasur nevojën e uljes për furnizim në një zonë të pushtuar! Lenini mendon edhe kalimin nëpër Gjermani me pasaportë suedeze, një ide që Krupskaya e hedh poshtë menjëherë e bën edhe shaka se “Do e kapin Menshevikët në gjume”. Për më tepër që as Lenini dhe as Krupskaya nuk flisnin suedisht dhe ideja e Leninit për t’u shtirë si një shurdhmemec as u mor në konsideratë…
Një mundësi shfaqet kur fillojnë negociatat me Qeverinë e Përkohshme Ruse që ishte krijuar pas dorëheqjes së Carit për të shkëmbyer të burgosurit rusë me ata gjermanë mirëpo kjo u zvarrit e s’doli gjë. Përfundimisht, duke anashkaluar Qeverinë e Përkohshme, më 31 mars zvicerane komunist, Fritz Platten “çuditërisht” merr leje nga Ministri i Jashtëm gjerman nëpërmjet ambasadorit të tij në Zvicër, Baron von Gisbert Romberg, për ta lejuar Leninin dhe disa azilantë të tjerë rusë të kalojnë nga Gjermania në Rusi në një vagon të mbyllur mbyllur treni!?… Me kërkesën e Leninit, vagoni i trenit duhej të ishte i vulosur dhe të kishte një lloj imuniteti nga kontrollet, një lloj të veçantë të statusit të ekstra-teritorial! Në fakt ka shumë dëshmi që provojne angazhimin financiar gjerman në misionin e Leninit. Qëllimi ishte që të dobësohej forca ruse në Luftën e Parë Botërore gjë që do kryhej përmes trazirave revolucionare. Mbështetja financiare gjermane ka vazhduar deri në korrik 1917, kur Qeveria e Përkohshme pikërisht se zbuloi financimin dhe fondet  gjermane për bolshevikët i nxori ata jashtë ligjit partinë duke lëshuar edhe një urdhër-arresti për Leninin.

Lokomotiva që shoqëroi Leninin
Lokomotiva që shoqëroi Leninin

Dhe kështu me 9 prill, Lenini bashkë me Krupskajan u takuan me azilantët e tjerë rusë në Bernë, nje grup  që numëronte tridhjetë veta, ata hipën në një tren që i dërgoi në Zyrih. Nga Zyrihu ndërruan tren dhe hypën në një tjetër të rregulluar posaçërisht siç që bërë marrëveshja, ai tren që po i priste në Gottmadingen, krejt afër stacionit kufitar me Gjermaninë në Singen. I shoqëruar nga dy oficerë të ushtrisë gjermane, të cilët ndejtën në pjesën e pasme tek bagazhet që grupi udhëtoi nëpër Frankfurt dhe Berlin për të ndaluar në destinacion që ishte Sassnitz ku mbërritën me 12 prill. Prej atje hipën në një traget që i çoi në Trelleborg, Suedi… Pasi zbresin në Suedi grupi që ishte me Leninin merr përsëri një tren dhe shkoi në Stokholm dhe që atje pastaj mbrritën në Rusi.
Mbërritën para mesnatës së 16 prillit 1917, kur treni që sillte Leninin arriti në Stacionin “Finlandë” në Petrograd. Aty ai u prit me tingujt e “Marsejezës” së kënduar nga një turmë e punëtorëve, detarëve dhe ushtarëve që me flamuj të kuq revolucionarë i uruan mirëserdhjen në Rusi “Tovarish Leninit!” Aty Lenini mban një fjalim para turmës revolucionare ku u thekson rëndësinë ndërkombëtare të Revolucionit Rus: “Lufta imperialiste është fillimi i luftës civile në të gjithë Evropën! Revolucioni Socialist në mbarë botën ka filluar tashmë! Gjermania është duke vluar tashmë! Nga njëra ditë në tjetrën kapitalizmi europian është drejt rrëzimit!Marinarë, shokë, ne duhet të luftojmë për një revolucion socialist, që të luftojme deri ne fitoren e plotë të proletariatit! Rroftë revolucioni socialist në të gjithë botën!” …Pjesa tjetër tashmë është Histori…

Ajo epruvetë me virusin e Tifos së Kuqe në fakt funksionoi edhe më “mahnitshëm” e Churchilli vetë jetoi për ta parë se sa larg shkoi infektimi i atij virusi… Me synim që të helmojë kombin rus, virusi gjerman i mbyllur në trenin-epruvetë në fakt infektoi më shumë se gjysmën e botës duke shkaktuar vdekjen e miliona e miliona jetësh të pafajshme… pasoja që ja kanë kaluar çdo lufte që ka parë ndonjëherë njerëzimi…

Referenca:
-N. K. Krupskaya, Reminiscences of Lenin (1933), Krupskaya Internet Archive.
-Orlando Figes, A People’s Tragedy: The Russian Revolution 1891-1924, London: Pimlico (1996), p. 384.
-“On Vladimir Ilyich Lenin”, in the House of Commons, November 5, 1919 as cited in Churchill by Himself (2008), Ed. Langworth, PublicAffairs, p. 355 ISBN 1586486381…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.