back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Anekdota të përzgjedhuna – nga Anton Çetta

Gazeta

Agim Morina
Agim Morina

Anekdota të përzgjedhuna

nga Anton Çetta

Mbushni fishekë

Ishin tre vllazën, të cilët e kishin menden vetëm në trimni. Për çdo mbramje bâshin pleqni se kê kanë anmik të cilin duhej me e vra.
Vllai i madh për natë u thotë:
-Mushni fishekë, se nesër dona m’e vra filanin, ai âsht anmiku jonë! – e të tre tjerët mbushshin fishekë.
Kur çoheshin nadje e ishte koha me shkue m’e vra filanin qi e kishin caktue në mbramje, atëherë thoshin:
-Jo, more, at nuk e kena anmik, bile, bile at e kena edhe mik; sa herë e kena ndie edhe tue folë mirë për ne! Ma mirë po e lamë sot nji herë e tash mendojmë mbrama se si me ja bà!
-Gra, – thotë vllai i madh – na e goditni nji kaçimak të mirë!
.
(Kllezën – Ulqin)

Tregoi: Simon Filipaj
 .

Janë kapë sikur Hoti për yj t’qiellës…

Tre çoban kah rrinë n’maje t’Hotit. Po kqyr njani edhe i ka pá yjt n’qiell e ka thanë:
-M’i pas’ njaq dhên sa po shoh yj.
E ky tjetri ia kthen:
-Si, more? Njaq dhên me i pasë ti, po ku kishe me i kullotë? Ti livadhe s’ke edhe bjeshkë për tâna ato, s’ishe me pasë. Na nuk t’i lâmë n’livadhe tona e n’bjeshkë tona m’e kullotë tân at gjâ. Fjala fjalë, u ka hi ngatrresa për yj t’qiellës. Kanw qitw pushkwt edhe janë vra nër veti.
Qysh at ditë e sot, kur bàjnë hallku noj ngatrresë pa kurrfarë shkaku, për budallëk, thonë: “Qyre si janë kapë, sikur Hoti për yj t’qiellës e janë çartë nër veti badihava!”
.
(Vuthaj, Gusi)
Selman Shpendi
.

Kush àsht ma trim?

E vet ni djalë ni plak e po i thotë:
-O baba Osë!
-Hoja!
-A m’tutesh?
-Boll valla.
-A e di qi t’vras?
-E di.
-Edhe qi t’djegu?
-E di.
-A ma trim je ti a une?
-Jo, ma trim jam une se ti.
-Qysh ti ma trim edhe po m’tutesh!
-Jam ma trirn qi t’i báj fjalët ty e nuk t’bie pishtole me t’i qitë trutë n’tokë se, kur po t’vras ty, unë po fikna e kur po fikna, edhe po koritna. Àt’herë as trimnija s’m’duhet gjâ. Qatâ po t’duroj.
.
(Turiqevc, Drenicë)
Tregoi: Xhemë Lutani
.
Trung nr. 1 - Agim Morina 1995
Trung nr. 1 – Agim Morina 1995

I vjedhi opangët e mija

Ni i shtupelas shkon për pazar n’Pejë. Kur kryhet pazari, kah mramja e merr e hikë dathë nëpër sakaqe t’shehrit. Gjinja e hyqmetit po kujtojnë si ka vjedhë naj sên, i fluken mbas edhe e zânë. Kah e bastisin, ja gjâjnë ni parë opanga, si i kish pas shti n’gji. E vetën:
T’kujna i kije kto opangë?
-T’mijat, valla.
-Ani pse pra, opangat n’gji, e vetë tuj ikë dathë?
-Se at ditë si kryhet pazari e s’un vjedhi kurrgjâ, prej inati, i vjedhi opangat e mija, e ngas sa t’muj me ikë tuj ngà nëpër shehër.
.
(Kryshefc, Drenicë)
Tregoi: Mehmet Rukiqi
No comment!
No comment!

Me ngrehë para qysh ngrehin mas…

Ni katunar pat nevojë m’i shitë kijet e tij edhe i çoi n’pazar. Blesit e rrethuen rreth e përqark. Njani u godit me tê. E shkputën pazarin. Ai si i bleu kijet, tuj ja numrue paret n’dorë, i tha:
-Une kijet i bleva edhe ti pareve jau pafsh hajrin, po nuk t’veta çfarë huji kanë kijet.
-He, more burrë, me kanë me ngrehë para qysh ngrehin mas, edhe qaq pare me m’i pà dhanë tybe n’t’i kisha shitë. Po merri kijet për qeto pare e jau pafsh hajrin!
.
(Gjakovë)
Rrëfeu: Isuf Hoxha
.

Limoi musteqet

Ni babë e porositi t’birin para se me e çue n’mal për dru:
-Biro, ma s’pari limoi musteqet e toni nisja me pre dru. Djali bani qysh e porositi plaku. Kur mrrini n’mal, ni herë i limoi musteqet e veta mirë e mirë e masanej ja nisi me pre dru.
Tuj pre dru, ni degë i ra ftyrës e ja qorroi njanin sy. Djali, me sy n’grusht, u kthye tu shpija. Ish idhnuet n’babën e vet e po i thotë:
-Qè, bre babë, a duel fjala jote? Jo. Une boll i limova musteqet, po kurrgja s’um nimoi e u qorrova.
Po une, bre bir, t’kum thanë m’i krasitë degët e drunit para se me e prè, se degët janë musteqet e drunit, e për qatâ t’thash limoi musteqet, për degët e drunit, e jo për musteqet tua.
 
(Arllat, Drenicë)
Tregoi: Islam Gashi
.
Anekdotat i mblodhi: Anton Çetta
Përgatiti për botim: Agim Morina

 

 

 

 
 

 

 
 

 

 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.