back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – përmes një filatelisti – nga Hysen S. Dizdari

Gazeta

Filateli - 500 vjetori i Skënderbeut (1968)
Filateli – 500 vjetori i Skënderbeut (1968)

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – përmes një filatelisti

Strategu ushtarak më i Madh i Shekullit XV

nga Hysen S. Dizdari

Në përkujtim të 550 Vjetorit të Vdekjes

Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte jo vetëm udhehëqes i popullit shqiptar në luftërat e tij për liri e pavarsi kombëtar në Shek. e XV, por dhe një Strateg i madh ushtarak i kohës sepse ai e kishte studjuar artin ushtarak të kohës, gjatë viteve të marrjes peng nga turqit, ku arriti të përfundojë, shkollat më mira ushtarake të perandorisë Osmane.
Një nga aftësitë e tij si strateg ushtarak është krijimi i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, në Kuvendin e Lezhës, me 2 Mars 1444.
Tiparet kryesore të artit ushtarak të Skënderbeut ishin ndërtimi i një taktike dhe strategjie të re të pa parë, në luftrat e principatave feudale të shekullit X-XIV.
Skënderbeu ishte i pari strateg ushtarak që e përpunoi dhe përshtati artin ushtarak të kohës tij, duke hequr dorë nga kalorsia feudale Evropiane e karrocuar, e ngadaltë dhe e pa manovrueshme dhe krijoi një kalorsi të re. Komandantët dhe drejtuesit e ushtrisë Skënderbeut, rridhnin nga familjet e mëdha feudale shqiptare si më poshtë: Familja e Aranitve, Familja e Dukagjinve, Familja e Topiajve, Familja e Muzakajve, Familja e Balshajve, Familja e Spanve dhe të tjera.
Skënderbeu duke njohur mirë artin ushtarak të kohës, dhe taktikën dhe strategjinë e kundërshtarit, ndërtoi një ushtri të përbërë nga bijtë e populli shqiptar, të cilët luftonin për një çeshtje të drejtë, për të mbrojtur trojet dhe shtëpitë e veta nga pushtuesit e huaj.
.
Filateli - Armët e Skënderbeut në Vjenë
Filateli – Armët e Skënderbeut në Vjenë

Përbërja dhe struktura e ushtrisë Skënderbeut

1.Ushtria e Skënderbeut përbëhej nga këmbësoria, e cila kishte në përbërje të saj rreth 6500-7500 ushtarë të cilët i kishte stërvitur dhe i komandonte Ajdin Muzaka, djali i motrës Skënderbeut, komandant i zoti dhe me provojë të gjatë luftarake, guximtar, trim dhe besnik i Skënderbeut.
2-Kalorsia e lehtë e cila përbehej nga 8000 kalorës, të cilët ishin stërvitur dhe komandohej nga djali i vëllait të Skënderbeut Hamza Kastrioti, i cili kishte provojë të madhe luftarake, gjatë qëndrimit në ushtrinë Osmane, ai kishte drejtuar dhe marrë pjesë në shumë beteja luftarake.
3.Komandati Vrana Konti ishte një nga komandantët më të zotë në organizimin dhe drejtimin e ushtrisë Skënderbeut. Ai kishte provojë të madhe luftarake në zbulimin e forcave të armikut, në organizimin e pritave, dhe goditjet e befasishme të armikut, Ai organizoi dhe stërviti kalorsinë e shpejtë, sepse kishte provojë të gjatë luftakrake mbasi kishte shërbyer disa kohë si komandat në ushtrinë e aleatit të Skënderbeut, Mbretit të Napolit Alfonsit V.
.
Filateli - Armët e Ushtrisë së Skënderbeut
Filateli – Armët e Ushtrisë së Skënderbeut
Skënderbeu në krijimin e kalorsisë së lehtë, kujdes të posaçëm i kushtonte zgjedhjes së kuajve të racave më të mira të kohës, të cilët i kishte stërvitur për të përballuar ngarkesa fizike dhe për të kryer monovra dhe lëvizje të shpejta duke shfrytëzuar me mjeshtëri terrenin. Kalorsia e Ushtrisë së Skënderbeut, ishte e stërvitur mirë në përdorim me mjeshtëri të monovrën të goditjet befasishme dhe tërheqjes kur ishte nevoja.
4.Skënderbeu nuk ishte vetëm komandant i Përgjithshëm, por ai drejtonte ushtrinë dhe merrte pjesë vetë në beteja luftarake. Ai komandonte vetë një pjesë të ushtrisë e cila përbëhej nga një pjesë e zgjedhur e kalorsisë dhe këmbësorisë, të cilit ishin të përgatitur dhe stërvitur mirë. Kjo pjesë ushtrisë qëndronte jashtë kështjellave në vende të mbrojtura dhe të sigurta, duke shfrytëzuar terrenin dhe këto forca futeshin në luftim në moment vendimtare të betejës, duke përdorur manovrën, befasinë dhe shpirtin luftarak. Kjo taktikë dhe strategji e re në organizimin e luftimeve i çelsi i fitoreve mbi një ushtri nga dy deri ne pesë herë më të madhe në numër.

.

Filateli - Armët e Ushtrisë së Skënderbeut
Filateli – Armët e Ushtrisë së Skënderbeut
Por të arritur këto fitore Skënderbeu e stërviti dhe pajisi ushtrin me armët më të mira të kohës, si shpata e mburojat e lehta, heshta, harqet me shigjetat, topat etjerë.
Armët personale të Skënderbeut janë shumë të famëshme dhe sot ato gjenden në një nga muzetë e Vjenës. Poeti Kombëtar i Shqipërisë, Naim Frashëri, kur e vizitoi këtë muze shkroi disa vargje kushtuar armëve të Skënderbeut.
Mësuesja dhe atdhetarja e palodhur e shkollës të parë të vashave shqiptare, Sevasti Qirjazi në një shkrim, në vitin 1925 thekson: “Vjershat e Naimit e zgjuan kombin shqiptare nga gjumi i rëndë që e kishte pushtuar dhe i dhanë fuqi e guxim të fillojë luftën kundër tiranisë.”
Tiranë, më 26.02.2018

.

Filateli - Naim Frasheri (1950)
Filateli – Naim Frasheri (1950)

Vjersha “Parajsa” e Naim Frashërit:

“Kush nuk e di Skënderbenë,
Që nderojti mëmëdhenë?
“Lum ti, moj Shqipëri!” thashë,
Armët e ti’ kur i pashë
Ndë Belvedere në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë,
Dhe sot nga armët e tija
Kullon thjeshtë trimëria!
E di njerëzi e tërë
Atë zot ç’punë ka bërë;
Kur hiqte Skënderbeu shpatë,
Trimavet u ipte datë!
…………………………………
Kishte vdekur njerëzija,
Rronte vetëm Shqipëria,
Veç shqiptari lëftonte,
Njeri tjatërë s’guxonte.
Kordhëtar tjatërë s’gjenë,
Tyrqitë, veç Skënderbenë.
Skënderbeu me të Parët,
Me të gjithë shqipëtarët,
I qëndruanë Tyrqisë,
I dhanë nder Shqipërisë,
Ata duall’e lëftuan,
Gjith’ Evropën e shpëtuan.
Te Skënderbeu kishte shpresë
Aher’ Evrop’ e pabesë.
Rrëfe, o mal’i Sopotit!
Edhe ti, Tomor’i zotit!
Me oshëtimë tregoni,
E me vetëtimë thoni,
Dhe ti, fortes’e Beratit!
E ju, bregoret’e Matit!
Folë, fol’o Drin’i shkretë!
Q’i ke parë me sy vetë
Të tër’ ato ligjërime
I mer vesh zëmëra ime.
Këto gjithë po i dimë,
Më tëhu tani të vimë.
Pas Skënderbeut Shqipëria
Nuk ra në të këqija,
Se në kurt’ kurrë s’ka rënë,
Poshtë njeri s’e ka vënë,
Se shqipëtari ish burrë,
Nënë zgjedhë s’hyri kurrë.”
 
Naim Frashëri,
Pjesë nga vjersha e “Parajsa” shkruar në vitin 1894

 

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Pershendetje!
    Me kënaqesi lexova shkrimin e z. Hysen S. Dizdari. Autori ka bërë një mpleksje të këndshme të dijeve të tij nga fusha filatelike, letrare, historike dhe ushtarake. Literaturës sonë i kanë munguar deri tani trajtime të tilla, që janë tërheqese dhe interesante. Në një kohë kur brezi ri i vendit tonë duhet të motivohet patriotikisht nga heronjtë tanë në mënyra të larmishme si kjo që paraqet autori këtij studimi.
    Besnik Fishta, Tiranë më 19/03/2018.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.