Françesk Radi – nga Edison Ypi

Skulptori Adrian Pepa, Tefta Radi dhe statuja e Françesk Radit te Liqeni

Skulptori Adrian Pepa, Tefta Radi dhe statuja e Françesk Radit te Liqeni

Françesk Radi

nga Edison Ypi

Dëgjoja Beethoven, Vagner, Verdi, Shopen, Shtraus, Shostakovich, Çajkovski, Neil Diamond, Joan Baes, Franco Battiato, Fabrizio De Andre, David Bowie, Neil Young, Rod Stewart, Deep Purple, Santana, Patti Smith, Paul Simon, por jo Françesk Radin.
Megjithatë, të thuash se Françesk Radi ishte i talentuar, është më e pakta. Françesk Radi ishte një antikonformist i lindur, një kontestator i paepur. Bezdia, neveria, urrejtja, që Françesk Radi kishte ndaj Diktaturës dhe nomenklaturës ishte lehtësisht e konstatueshme.
Françesk Radi jetoi në teh të thikës. Po ta kishte tepruar edhe një fije floku, me siguri do ta kishin burgosur.
Mirupafshim i dashur dhe i paharruar Françesk në pllajat e Parajsës, ku do kemi kohë të flasim për të gjitha. Mes tjerash, pёr halabakët që muzikën e kanë bërë tallava, si dhe për katunarët që na kanë zënë rrugën dhe po duan të na mësojnë mua dhe Ty Demokracinë, gjithë kohën vjedhin, hiqen sikur kanë dёgjuar muzikë, dhe thonё se pёr ty u vjen keq…
9 prill 2018

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook