back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

Fotografi e rrallë e tre Atdhetarëve t’paepun – Shpjegim i nji fotoje nga Fahredin Spahija

Gazeta

Rashkoci - Deva- Krasniqi - Kaliforni 1972
Rashkoci – Deva- Krasniqi – Kaliforni 1969

Fotografi e rrallë e tre Atdhetarëve t’paepun

Shpjegim i nji fotoje nga Fahredin Spahija

Sonte paskan lehë pafundësisht zagarët marksisto-leninisto-enveristë në nji nga televizionet tona, kundër figurës së Xhafer Devës e unë prap për qefin tem dhe për inatin e lehsave po ndaj me ju nji fotografi të rrallë ku shihen bashkë, tre atdhetarë të pashoq: i pari nga e majta, Mehmet Agë Rashkoci (1906-1972); në mes, Xhafer Deva (1904-1978); i treti djathtas, Rexhep Krasniqi (1906-1999).
Arsyeja pse po e postoj mu këtë fotografi është shumë personale dhe njikohësisht edhe emocionale. 

-Mehmet Agë Rashkoci  (1904-1978), atdhetari që krejt jetën e shkriu për Kosovë e Shqipni për çka u përndjek nga komunistët jugosllavë e shqiptarë tuj u detyrue me lypë strehë n’Amerikën e largët, ku vazhdoi me veprimtarinë patriotike tuj u ba nji nga shtyllat e emigracionit shqiptar, atje. Mehmet Aga është paraardhësi i miqve t’mij t’randësishëm, baba i Jahës dhe gjyshi i Dervishit dhe Ismet Jahjagës…

-Xhafer Deva (1904-1978) i lindun n’Mitrovicë ku bashkë me babën e tij themeluan industrinë e parë të drunit n’hapsinat shqiptare. Atdhetar i paepun, i cili krejt jetën e shkriu n’dobi t’kombit, Kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Ministër i Mbrendshëm në Qeverinë e udhëhequn nga Rexhep Mitrovica, personaliteti kryesor që i ndihmuem prej Ernest Koliqit, hapi shkollat fillore të para shqipe dhe shkollën e parë të mesme (gjimnazi “Sami Frashëri”, Prishtinë), në Kosovë. Ishte mik i mirë i gjyshit tim, Mulla Ilaz Broja (Spahija)…

-Rexhep Krasniqi, (1906-1999) doktorant i Vjenës. Profesor i historisë dhe i Gjeografisë. Drejtor dhe profesor në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Nji nga themeluesit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Ishte profesor i babës tem Ibrahim Spahisë, në gjimnazin e përmendur ma herët. Baba e konsideronte si profesorin ma të mirë të tij dhe thoshte se ai ishte krijuesi i hartave të para shqiptare…
p.s. Fotografia është realizue në Kaliforni të SHBA-së, në vitin 1969 dhe është pronë e mikut tim, nipit të Mehmet Agë Rashkocit, Ismet Jahjagës i cili jeton dhe punon në Manhattan (New York).

Marre nga muri i FB i Fahredin Spahija, 10 shkurt, 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.