back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Fjalori i demagogjisë nga Fadil L. Curri – Diktatori dhe kok(rr)at

Gazeta

Shkrimtari Fadil L. Curri
Shkrimtari Fadil L. Curri

Fjalori i demagogjisë

nga Fadil L. Curri

Diktatori dhe kok(rr)at

Thuaj diktator, censor, inkuizitor, homonime veprimi janë. Ky lloj njeriu i babëzitur për lavd e pushtet i mbledh rrotull vetes ata që vetëm ai i honeps, e jo ata që i duhen popullit. Me rëndësi është t’i shkojë kungulli mbi ujë sa është gjallë vet, e pas epokës së tij le të bëhet deti kos…
Këta, pra diktatorët, në emër të bashkimit qëllimet i arrijnë me përçarje në popull, me shpifje e trillime. Nuk i duhen këtij kokat e mençura që kanë sprovuar veten me flijime atdhetare, këtij i duhen kokat si kokrra, si vota për të. Po të mos ishte parimi hyjnor se mëkati këputet prej vetes, do të bënin që ta matnin popullin me kokrrat e veta, jo me kokat e popullit.

Apokalipsi... nga Sergio Michilini
Apokalipsi… nga Sergio Michilini

Në vendin e provincën e vet diktatorët duan ta bëjnë rrethin e tyre në një Republikë të Mëkatarëve të Hyjnizuar, duke i shenjtëruar para bindjes së popullit heretikët. Kokrrat që i ka rreth vetes si lukuni egërsirash ndonjë zë tjetër që mund të jetë ilaç për shërim nga diktatura, e zhbëjnë me anatemën se është helm ky ilaç.
Biografia e diktatorit, e shpirtit të tij është në gjurmët e këmbëve kah ka ecur me diellhënën e rrejshme çlirimtare, me gjakpirësinë gjoja ledhatuese të tij. Gjurmët ia fshijnë kok(rr)at e robotizuara nga diktatori, i cili ushqehet me pavdekësinë e të ndjerëve heronj, kurse të gjallët i terrorizon me varfëri goje, mendjeje e shpirtit. Diktatori ka mundësi të shkojë në vendet e shenjta e pastaj të kthehet në atdhe të pështyejë në betimin e bekimit që e ka puthur atje. As paragrafët e librave të shenjtë diktatorin nuk e largojnë nga rregullat e përdala të kok(rr)ave të robotizuara nga vet ai.
Aq shumë do të dehet diktatori nga sahanlëpirësit e tij, të shkolluar nga shkolla e tij, sa një ditë nuk do të kuptojë se si kok(rr)at do t’ia hanë kokën diktatorit ose ai një nga një do t’i hajë kok(rr)at e veta.
Marrë nga faqja e fb. e Fadil L. Curri

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.