back to top
23.5 C
Tirana
E diel, 12 Maj, 2024

Eleminimi i Familjes Perandorake Ruse – përgaditi Sokol Neçaj

Gazeta

Nikolla Romanov, cari Rusisë me familjen e tij
Nikolla Romanov, cari Rusisë me familjen e tij

Eleminimi i Familjes Perandorake Ruse

përgaditi Sokol Neçaj

Natën e 16-17 korrikut 1918, një skuadër e policisë sekrete bolshevike vrau perandorin e fundit të Rusisë, Car Nikolla II, së bashku me gruan e tij, Carica Alexandra, djalin 14-vjeçar, Careviç Alexis, dhe katër vajzat e tyre. Ata u prenë me breshëri të shtënash në një dhomë gjysmë bodrumi të shtëpisë në Ekaterinburg, një qytet në rajonin e maleve Urale, ku mbaheshin të burgosur. Vajzat u vranë me bajonetë. Me qëllim që të parandalohej ngritja e kultit për Carin e vrarë, trupat u transportuan në fshat dhe u varrosën me nxitim në një varr të fshehtë.
Fillimisht autoritetet bolshevike raportuan se Cari Romanov ishte qëlluar pas zbulimit të një komploti që synonte lirimin e tij. Për njëfarë kohe, vrasja e Careshës dhe e fëmijëve u mbajt e fshehtë. Historianët sovjetikë për shumë vjet pretendonin se bolshevikët lokalë kishin vendosur vetë në ekzekutimin e carit dhe familjes së tij dhe se Lenini, themeluesi i shtetit sovjetik, nuk kishte të bënte fare me krimin.
Në vitin 1990, dramaturgu dhe historiani Edvard Radzinsky zbuloi kujtimet e truprojës së Leninit, Aleksei Akimov, i cili tregonte se si ai personalisht e dërgoi urdhrin e ekzekutimit të Leninit në zyrën e telegrafit. Telegrami ishte nënshkruar gjithashtu nga shefi i qeverisë sovjetike Yakov Sverdlov. Akimov kishte ruajtur shiritin origjinal të telegramit të urdhërit sekret.
Kërkimet e Radzinskit konfirmuan atë kishte kishte zbuluar vite më parë Leon Trotsky – një nga kolegët më të ngushtë të Leninit – se Lenini dhe Sverdlov kishin marrë së bashku vendimin për ekzekutimin e carit dhe familjes së tij.
Kërkimet dhe hetimet e Radzinskit dhe të të tjerëve gjithashtu vërtetuan çfarë kishte shkruar vite më parë Robert Wilton, korrespondent i London Times në Rusi për 17 vjet. Varianti i tij, Ditët e Fundit të Romanoveve – bazohet në pjesën më të madhe në gjetjet e një hetimi të detajuar të kryer në vitin 1919 nga Nikolai Sokolov nën autoritetin e udhëheqësit “Bardhë” (anti-komunist) Aleksandër Kolchak. Libri i Wiltonit mbetet një nga historitë më të sakta dhe më të plota të vrasjes së familjes të carit të Rusisë.

Lenini dhe Revolucioni i Tetorit
Lenini dhe Revolucioni i Tetorit

Dy javë para “Revolucionit të Tetorit” bolshevik të vitit 1917, Lenini mblodhi një takim tepër sekret në Shën Petersburg (Petrograd) në të cilin udhëheqësit kryesorë të Komitetit Qendror të Partisë Bolshevike morën vendimin për të marrë pushtetin me dhunë.
Yakov M. Yurovksy, udhëhoqii skuadrën bolshevike që kreu vrasjen e Carit dhe familjes së tij.
Ky veprim ritual simbolizonte fundin e shekujve të historisë ruse.
Mbetjet e viktimave pasi ishin djegur u varrosën pranë minierës së Ganinës.
Për disa muaj pas marrjes së pushtetit, udhëheqësit bolshevikë shqyrtuan sjelljen e “Nikolla Romanovit” përpara një “Tribunali Revolucionar” që do të publikonte “krimet e tij kundër popullit” para se ta ekzekutonte. Për këtë ka ekzistuar precedent historik. Dy monarkë evropianë kishin humbur jetën si pasojë e trazirave revolucionare: Karlit I të Anglisë i ishte hequr koka në vitin 1649 dhe Louis XVI i Francës u guillotinua në vitin 1793.

I fundmi Car i Rusisë i kapur nga bolshevikët
I fundmi Car i Rusisë i kapur nga bolshevikët

Në këto raste, monarku u vra pas një gjyqi të gjatë publik, gjatë të cilit ai u lejua të paraqiste argumente në mbrojtje të tij. Por Nikolla II nuk u akuzua dhe as nuk u gjykua. Ai u vra fshehurazi , së bashku me familjen dhe stafin e tij – në të fshehtësinë e natës, në një akt që ngjante më shumë me një masakër gangsterësh se sa një ekzekutim formal.
Lenini dhe Sverdlov i braktisën planet për një gjyq publik të Carit. Sipas pikëpamjes së Wiltonit, Nikolla dhe familja e tij u vranë sepse sundimtarët bolshevikë e dinin mjaft mirë se atyre u mungonte mbështetja e vërtetë popullore, dhe me të drejtë kishin frikë se populli rus nuk do ta miratonte kurrë vrasjen e Carit, pavarësisht nga pretekstet dhe formalitetet legaliste.
Nga ana e tij, Trocki e mbrojti masakrën si një masë të dobishme, madje edhe të nevojshme:
“Vendimi [për të vrarë familjen perandorake] ishte jo vetëm i leverdishëm, por edhe i nevojshëm. Ashpërsia e këtij ndëshkimi u tregoi të gjithëve se do të vazhdonim të luftonim pa mëshirë, duke mos u ndalur në asgjë. Ekzekutimi i familjes së Carit duhej jo vetëm që të trembte, të tmerronte dhe të nguliste një ndjenjë të pashpresë tek armiku, por edhe të shkundte radhët tona, për të treguar se nuk kishte kthim prapa, që përpara të çonte ose fitore totale, ose dënim total”.
Siç shkruan Robert Wilton: “Nikolla dhe familja e tij janë vetëm viktimat e panumërta të një regjimi që shpalli hapur qëllimin e tij të pamëshirshëm. Disa javë pas masakrës së Ekaterinburgut, gazeta e Ushtrisë së Kuqe të sapoformuar deklaroi: Pa mëshirë, pa kursim, ne do t’i vrasim armiqtë tanë me qindra, le të jenë mijëra, le të mbyten në gjakun e tyre. Për gjakun e Leninit dhe të Urikskit le të ketë përmbytje të gjakut të borgjezisë – më shumë gjak, sa më shumë që të jetë e mundur”
Një anketë e opinionit publik e zhvilluar në vitin 1990 zbuloi se tre nga katër shtetas sovjetikë të anketuar e konsideronin vrasjen e Carit dhe të familjes së tij si një krim të neveritshëm.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.