back to top
19.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024

“E ardhmja e gazetarisë?! – Luca Fazzo – Më pak politikë, më shumë internet!!”

Gazeta

Web Marketing...
Web Marketing…

“E ardhmja e gazetarisë?! nga Luca Fazzo

Më pak politikë, më shumë  internet!!”

“Kur shkuam në gjykatë për të regjistruar titullin, – tregon Maria Angelo Perrino – ata në Gjykatë as na kuptuan fare pë çka ne ishim duke folur. Ju duhet të na sillni nji kopje të gazetës, – na thanë ata. Dhe ne që përpiqeshim t’u shpjegonim se gazeta nuk kishte kopje, pse thjesht ishte e vendosur në nji vend të pakapshëm që quhej Internet.
Kështu na u desh që çdo gjashtë muaj të kishim një faqe të shtypur të sitit të gazës në online dhe t’ia paraqisnim atij nëpunësi…!!”
Kanë kaluar, tashmë tetëmbëdhjetë vite dhe Affaritaliani.it, festoi ditëlindjen e tij këto ditë: me gjysmë milion klikime në ditë dhe katër milion të tilla në muaj. Nji siluruese, krahasuar me anijet e luftës që janë  gazetat e mëdha të informacionit, por reflekese të shpejta dhe ndjeshmëri të madhe për të kuptuar se si po ndryshonte me shpejtësi bota e medias dhe profesioni i gazetarit.

Gazetar Luca Fazzo
Gazetar Luca Fazzo

Sa e vështirë ishte për nji faqe interneti, jashtë gjigandëve të letrës së shtypur?! “Kjo gjë vjen së pari edhe nga tradita e letrës, ajo ende ka pushtetin e saj, pa harruar se edhe redaksitë e mëdha kanë pengesa që ne nuk i kemi, si organika e fryrë, të cilën as reklamat s’po arrijnë ta mbajnë dot më. Modeli i tyre i biznesit po lëkundet, dhe në këtë të çarë futemi ne: të vegjlit, djallëzorët, të shkathtit…
Cili është dallimi midis gazetarisë në letër dhe asaj në online? “Në thelb asnji dallim. Përbërësit bazë janë pesë W-të e gazetarisë anglo-saksone: kontrolli i burimeve, hierarkia e lajmeve, Kodi Penal. Ndryshon procesi, jo prodhimi!”
Kush do të fitojë? “As diskutohet, s’ka ndeshje në kët mes: gazetaria online e ka vënë përfund atë në letër, pse ajo ka nji cikël krejt të shkurtë prodhimi: nga marrja e lajmin deri të zbritja në rrjet është vetëm koha e pak minutave… Nuk ka më shtypshkronja, as rotativë dhe as kamiona!
Gazetat në letër po ndryshojnë lëkurën. A do të mjaftojë kjo? “Rruga është shpallur nga Le Monde, ku gazeta në letër është bërë veç nji revistë opinionesh. Mbetet për t’u parë nëse ka lexues të mjaftueshëm me kohë të mjaftueshme për të lexuar çdo ditë të njejtën të përditshme. Unë dyshoj shumë!”.
Në pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme a do të vazhdojnë ende të ekzistojnë gazetat në letër? “Unë them Jo!”
Cila do të jetë grahma e fundit e tyre? “Kur gazetat t’i shpërngulin selitë e tyre në internet. Sot redaksitë e tyre e kanë ende në letër rrahjen e zemrës, dhe kolegët e tyre të internetit shihen si shtojca, ose si ata që ju hapin telashe. Po kjo s’mund të zgjasë gjatë.

Online news...
Online news…

Të mirat e gazetarisë në internet: “Më së fundi dihet me siguri se cilët artikuj u interesojnë lexuesive, mjaft të numëroni numrin e klikimeve… Është nji revolucion. Dhe nuk flitet më për “hundën e drejtorit,” aftësinë e tij nuhatëse mbi bazën e së cilës vendosej se cilat ishin temat më të rëndsishme që do të trajtoheshin. Reagimi online është i menjihershëm. Tërheqin kronikat, evoluimi i zakoneve, thashethemet… Politika tërheq shumë pak.
Ndryshimi thelbësor: letra është kalimtare, lajmi në web është i përjetshëm. “E kundërta është e vërtetë. Pasi shtypen, gazetat janë të pandryshueshme. Lajmi në faqjen e internetit jeton në evolucion të vazhdueshëm, në një dimension popperian, ku e vërteta nuk duhet të verifikohet, por të falsifikohet pafundësisht.”
Përktheu dhe përshtati Jozef Radi
 http://www.ilgiornale.it/news 13.05 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.