back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Dy telegrame që ndryshojnë Historinë e Pavarësisë të shqiptarëve 1912 – nga Genci Hoti

Gazeta

Shtëpia e Eqrem Bej Vlorës
Syrja e Eqrem Bej Vlorës – Baqir Meta & Hasan Bello

Dy telegrame që ndryshojnë Historinë e Pavarësisë së shqiptarëve 1912

Të rejat nga vizita në shtëpinë e Eqrem Bej Vlorës

nga Genci Hoti

Në historinë e Pavarsisë së shqiptarëve 1912, ka pasur këto të dhëna të rëndësishme:
1.Ismail Qemali erdhi në Vlorë me datë 21 nëntor 1912, pasi kishte deklaruar nga Triestja me 19 nëntor 1912, mbi shpalljen e Pavarësisë (Fjalori Enciklopedik Shqiptar 1985, po aty, vëll. 3-2009, Histori e Shqipërisë 1984, vëll. 2, f. 496.
2.Isa Boletini pat ardhë në Vlorë pas 1-3 ditëve pas datës 28 nëntor 1912 (janë të shumtë autorët që e kanë këtë pretendim ku veçoj me kryesorin: Kristo Frashërin).
3.Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë janë 40 delegatë dhe firma e Isa Boletinit nuk është, pasi pranohet që ka ardhur më vonë (janë të shumtë studiuesit që pretendojnë se 40 janë firmëtarët e Aktit te Pavarësisë, siç janë po të shumtë ata që pretendojnë për 37 delegatë).
Në fakt mungesa artificiale e Isa Boletinit dhe numri 40 i delegatëve janë të lidhura se bashku si një manipulim i Aktit të Pavarësisë, pasi realisht është hequr firma e Isa Boletinit dhe janë shtuar 4 emra të rinj që nuk kanë qenë me 28 Nëntor 1912, në Vlorë, pasi realisht numri i delegatëve që kanë firmosur është 37.
Në sajë të dy telegrameve të gjetura, së fundmi, në arkivin e Syrja Bej Vlorës dhe Eqrem bej Vlorës dhe të botuara në librin me autor Beqir Meta dhe Hasan Bello: Syrja dhe Eqrem Bej Vlora, 1890-1913, vëll. I, Dokumenta, Tiranë 2020, f. 375-376, shohim se këto tre pika të diskutueshme janë të pasakta. 
Në telegramin me nr. 170 lexojmë: Telegram i Mid’hat Frashërit nga Elbasani, drejtuar Syrja e Xhemil Bej Vlorës, lidhur me vajtjen në Vlorë të patriotëve shqiptare që përgatisnin Shpalljen e Pavarësisë
Elbasan, me 21 nëntor 1912
.
Shtëpia e Eqrem Bej Vlorës
Shtëpia e Eqrem Bej Vlorës
U shty nisja jonë, meqënëse bashkë me delegatët e Dibrës do të vijnë edhe Mehmet Pashë Dërralla, Ajdin Bej Draga e Isa Boletini. Ditën e hënë do të vijmë së bashku.
Mid’hat [Frashëri] AQSH, F. 56, V.1912, D.26, fl.113.
Ndërsa në telegramin me nr. 171 lexojmë: Telegram shifër i konsullit austro-hungarez në Vlorë, von Leyhanec, për eprorët në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku njofton mbërritjen e I. Qemalit në Vlorë dhe përgatitjen për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë
Vlorë, me 27 nëntor 1912
Nr. 6881
Tel. Nr. 34
Dje mbrëma erdhi këtu nga Fieri, Ismail Qemal beu se bashku me 20 delegatë. Ai me njoftoi se dje shumë qytete si Durrësi, Tirana, Elbasani dhe të tjerë kanë proklamuar pavarësinë, sipas këshillës së tij. Nesër ose pasnesër, sapo të jenë mbledhur të gjithë delegatët edhe këtu do të bëhet proklamimi i pavarësisë se gjithë Shqipërisë. Ai është i mendimit se prej kësaj mase, bllokimi i Vlorës nuk do të ketë me kuptim dhe i lutet Shkëlqësisë Suaj për të dërguar në Vlorë një ose me shumë anije lufte. Një kërkesë analoge, ai ia ka dërguar edhe kolegut tim britanik.
Ismail Qemal beu e mban të okupuar zyrën e këtushme telegrafike dhe u lejon konsullatave që të dërgojnë dhe të marrin telegrame shifër. Unë e mora sot instruksionin shifër, numër 26, të datës 19 të këtij muaji, drejtuar zyrës konsullore në Durrës.
Që prej datës 20 të këtij muaji, Eqrem bej Vlora sëbashku me rreth 1000 vullnetarë ka shkuar kundër grekëve, të cilët kanë zbarkuar në Himarë. Flitet se atje po luftohet që prej ditës së djeshme. Edhe Eqrem Beu është për dërgimin e luftanijeve tona këtu, me qëllim që t’u jepet kurajo njerëzve të tij.
Një kopje Konstandinopojës dhe Janinës
AIH, Vj. 22-8-851; Vj. 22-22-1182.
.
Nga këto dy telegrame rezulton:
1.Ismail Qemali ka arritur në Vlorë me 26 nëntor 1912 mbasdite në darkë.
2.Isa Boletini së bashku me Mehmet Pashë Derralla, Ajdin Bej Draga, Mid’hat Frashërin kanë ardhur në Vlorë së bashku.
3.Mungesa artificiale e firmës së Isa Boletinit kërkon rishikimin e 4 delegatëve që nuk kanë firmosur, por që firma e tyre ndodhet në Aktin e Pavarësisë.
4.Emërtimi i kryeqytetit të Perandorisë Otomane me 1912 bëhet me emrin Konstandinopojë dhe jo Stamboll, të paktën në këtë material.
Vlorë, 15 prill 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.