10.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Drama e familjes Sokoli Safete Sokoli: – Sopranoja që jeta i shkoi duke vizituar vëllezërit në burgje

on

|

views

and

comments

Sopranoja - Monument Shkoder
Sopranoja – Monument Shkoder

Drama e familjes Sokoli

nga Fatbardha Saraçi – Mulleti

Safete Sokoli: Sopranoja që jeta i shkoi duke vizituar vëllezërit në burgje

 Një nga historitë më trishtuese të përshkruara me shumë respekt dhe dashuri,
që vetëm Zonja Fatbardha Saraçi (Mulleti) din ta përshkruajë,
sepse ka kaluar personalisht histori të ngjashme! Është historia e Znj. Safete Sokoli,
motra e vogël e vëllezërve Ibrahim, Ramadan dhe Hodo Sokoli.
Janë të rralla familjet që kanë pësuar persekutim aq të madh
sa nipërit dhe mbesat e Hodo Pashë Sokolit me kontribute shumë të mëdha
në historinë për mbijetesën dhe shtetformimin e shtetit Shqiptar.
Ato që i kanë njohur këta trashëgimtara përulen me respekt për vuajtjet e sakrificat e tyre.
Astrit Sokoli
.
Fatbardha Saraçi - Mulleti - Dhimbje
Fatbardha Saraçi – Mulleti – Dhimbje
E lindur me një talent të spikatur artistik në një familje të pasur me traditë dhe kulturë, Safete Sokoli mund të kishte qenë një nga sopranot shqiptare të pasluftës që do kishte shëtitur Shqipërinë nga një cep në tjetrin, për të dhënë shfaqje e për të marrë duartrokitje. Por jeta e saj, atëherë kur duhet të niste ngjitjen, mori të tatëpjetën…
Lindi në Shkodër më 15 janar 1926 (familja u bë me shtatë fëmijë). Shtëpia e Sokolajve ishte një ndërtesë shkodrane e shekullit XVII, dykatëshe, me shkallë mermeri e guri, me çardakun me qoshk, dhomën e madhe me punime të gdhendura në dru (të tavanëve dhe kapakëve të dritareve); oxhakun madhështor me motive floreale, e pajisur me shandane e armë argjendi, me orë muri të ardhura nga Azia; oborri plot pemë e lule, karajfilat e Shkodrës e tulipana shumëngjyrësh, bashkëjetonin një mori kafshësh e shpendësh të sjella nga vende të largëta.
Kjo ishte shtëpia e Jusuf Sokolit: një parajsë e vërtetë që njihej si një vatër bujare, mikpritëse (siç dinë të presin vetëm shkodranët), qendër patriotike dhe në këtë familje të gjithë këndonin, ndërsa Ramadani ishte muzikologu.
U rrit vajza e vogël me shumë dashuri. Ajo ishte e imët, trupvogël, por shumë e shkathët. Ajo kalëronte, zbuste kuajt më të tërbuar, ngiste makinën, ishte gëzimi i familjes së saj. Ajo këndonte me zë të mrekullueshëm, në veçanti këngët e kompozuara nga vëllai Ramadani, si: “Blegërin delja”, “Turtulleshë”, “Ç’u mbush mali” dhe këngët shkodrane. Mbushte me gëzim zemrat e atyre që e dëgjonin.
Në lagjen në Zdralej, ku ndodhej tregu shihja një femër trupvogël, me flokë kaçurrela, e veshur me kostum të zi me vija të bardha, me pantallona e xhaketë, e qetë, e thjeshtë, plot dinjitet, duke blerë ushqime. E shihja plot respekt, se e dija që ishte motra Sokoli, që jetonte e vetme dhe përgatiste çantat me ushqime për vëllezërit qe kishte nëpër burgjet komuniste.
Unë gjimnazistja e Shkodrës (e viteve 1953-1957) e shihja me adhurim dhe e dija që ajo kishte një zë sopranoje dhe ishte bilbili i këngës shkodrane, e njihja mirë dhe më dhimbte zemra për të…
Po ç’ndodhi me këtë familje, me ardhjen e komunistëve në pushtet?
Në fillim të viteve 1945, arrestojnë djalin e madh të familjes, Ibrahimin; i diplomuar për drejtësi në Beograd dhe kishte aderuar në Lëvizjen e Legalitetit (pro monarkist dhe atdhetar). Kuptohet ishte antikomunist. E dënojnë dhe bën 27 (njëzet e shtatë) vjet burg dhe internim (bashkë me gruan e tij Shano Dosti – edhe kjo e burgosur politike).
Në vitin 1946 arrestojnë babanë Jusuf, e dënojnë me dy vjet burg (1946-48); u akuzua si pjesëmarrës në lëvizjen e Postribës. Po në vitin 1946, arrestojnë Ramadanin me pesë vjet burg; akuzohet për agjitacion e propagandë, dhe si pjesëmarrës në lëvizjen e Postribës (në vitin 1943 ishte student në Firence (Itali) në konservator për flaut dhe kompozicion). Por, komunistët s’u mjaftuan me kaq, në vitin 1964, i arrestuan dhe i dënuan djalin më të vogël të familjes, Hodon me 25 vjet burg, i cili u ridënua në revoltën e Spaçit (1973). Një mësues i talentuar, ishte i fejuar, përgatitej të formonte familje, por çdo gjë e jetës së tij u shkatërrua. Ka mbetur proverbiale përgjigja e tij në gjyq: “Në gjuhën shqipe mbiemri i përshtatet emrit, por ka dhe përjashtime, kur mbiemri nuk i përshtatet emrit, kështu ka ndodhur edhe me mua, s’mund t’i përshtatem sistemit komunist të Enver Hoxhës!”.
Shtëpia e Sokolajve po përjetonte një periudhë shumë të vështirë, trishtim, vetmi, vetizolim dhe njëherit u ndërpre zëri i bilbilit, u plagos zogu i bukur, u ndërpre gazi dhe hareja… E ëmbla Safet s’u lejua të punonte arsimtare, e hoqën nga ansambli i këngëve dhe valleve, s’këndoi më, s’u lejua të dilte në skenën shqiptare dhe zemra e saj as qeshi, as këndoi ma!! Kjo vazhdoi me dekada!
Safete Sokoli shkeli me këmbë cepa të Shqipërisë që ndoshta as ua kishte dëgjuar emrin, por për një arsye krejt tjetër: për të vizituar vëllezërit në burgjet ku u ndrynë me radhë. Një jetë e tërë e kaluar nga një burg në tjetrin, për të parë prapa hekurave të vëllezërit dhe duke u munduar në punë të rënda për të siguruar ushqim për ta, që herës tjetër të mund t’i shihte prapë. E paburgosur, por e dënuar.
Ajo ishte fëmija i shtatë i Jusufit dhe Aishes, që patën tre djem dhe gjashtë vajza. Ishte rritur mes bollëkut të një prej familjeve më në zë të Shkodrës.
.
Familja Sokoli
Familja Sokoli
Kur ishte në shkollë të mesme, këngëtarja shkodrane, Antoneta Ndokfillija, Safetja kishte interpretuar bashkë me të, në operën “Drita”. Safete Sokoli, me zë sopranoje, luante rolin e vajzës, Dritës, ndërsa Antoneta mezosoprano ishte nëna. Opera me muzikë nga profesori Antonio Muci dhe libret nga drejtoresha e shkollës “Donika Kastrioti” ku studionin vajzat, Silvia Doria, u vë në skenën e shkollës në vitin 1941 dhe Safete Sokoli, 15 vjeç, mori vlerësime të shumta për interpretimin dhe zërin e saj të bukur. Subjekti ishte i thjeshtë. Vajza e vogël i humbet nga sytë nënës në pazarin e Shkodrës. Vite më vonë, po në pazar, buzë liqenit, ajo dëgjon një vajzë duke kënduar dhe e njeh nga zëri dhe nënë e bijë takohen të përmalluara.
I vëllai, Ramadani, pasi del nga burgu, me gjithë persekutimin e vazhdueshëm, për shkak të përgatitjes së jashtëzakonshme dhe nevojave për muzikantë dhe mësues në institucionet e reja që po krijoheshin, arriti të punonte në sektorin e muzikës, edhe pse jo në nivelet akademike që meritonte, por për Safete Sokolin ishte e pamundur një ritakim i gëzuar me ëndrrat e saj.
“I ndoqa vëllezërit nëpër të gjitha kampet e punës, nga lindja në perëndim, në Burrel te kështjella famëkeqe e komunizmit, që kanë hyrë njerëzit e nuk kanë dalë gjallë, në Maliq ku thahej këneta, në Beden ku hapeshin kanale… Në shumë kampe pune, ku punonin të burgosurit politikë. E vetme përjetova vdekjen e prindërve, që më vdiqën brenda gjashtë muajve; ata i mbyllën sytë përjetë, pa i parë djemtë që i kishin të burgosur. Prindërit vdiqën, por nuk panë tmerrin tjetër, arrestimin e vëllaut të vogël. Përpos dhimbjes u shtua kalvari i vuajtjeve të mia. Që nga viti 1964, Hodon e dënuan 26 vjet burg, u ridënua në revoltën e Spaçit. E ndoqa vëllaun tem Hodo në kampet famëkeqe, pse jo shfarosës, si: Rrepsi, Burreli, Saranda, Spaçi (që ishte tmerri i tmerreve). Eca e eca tok me bashkëvuajtëset e tjera shkodrane, si me Luçie Koliqi, motër e Jul Koliqit; ajo shkonte të ndihmonte Dom Mikel Koliqin që i kaloi jeta në burg e në internim (në vitin 1995, u bë kardinali i parë i Shqipërisë i klerit katolik).
Po kalvari im vazhdoi për shumë dekada. Përpos vuajtjeve shpirtërore ishte puna e lodhshme në bujqësi, punova në të gjitha fermat, si: Oblikë, Dobraç, Qafe-Hardhi, gjithmonë e kërrusur. Por, edhe aty më ndihmuan moralisht shumë bashkëvuajtës, në veçanti një prift katolik shkodran, i ditur, i talentuar, me një shpirt madhështor, përherë me fjalë të ëmbla, me zërin e tij të qetë bëhej shëruesi i shpirtit tem të vuajtur, e ky prift i nderuar ishte Dom Lazër Jubani (i burgosur politik). Pas ca vitesh u helmua nga dora e sigurimit të shtetit. Ndihesha fare e vetmume. E kalova jetën tuj e pasun shok besnik qenin. Kuptohet njerëzit kishin frikë të na vizitonin, jo më të na flisnin. Por, në të gjithë këtë vetmi, vetëm një shoqe e rinisë, e artit dhe e muzikës, nuk më braktisi dhe tasht që jemi të moshuara, ajo më ndjek, kjo është aktorja shkodrane Antoneta Ndokillija (Fishta)”.
.
Pjesë nga libri “Dhimbje” i Fatbardha Saraçit/Kujto.al
Fotoja asht Busti i Sopranos në lulishten e qytetit!
.

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.