back to top
10.5 C
Tirana
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Demokraci, por… persekutorët mbrohen – nga Sadik Bejko

Gazeta

Shkrimtari Sadik Bejko
Shkrimtari Sadik Bejko

Demokraci, por… persekutorët mbrohen

nga Sadik Bejko

Më poshtë janë kopertinat e disa prej librave mbi jetën dhe krijimtarinë e Vilson Blloshmit dhe të Genc Lekës, të përgatitura prej meje.
Libra ku jepet krijimtaria dhe jeta e dy poetëve martirë, Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Botime të plota të renditura për botim për herë të parë, të pajisura me shënime, me studime… një krijimtari e panjohur, lëndë e gjitha e nxjerrë nga arkivat e Sigurimit të Shtetit, e cila (e plotë) po shihte dritën e diellit për herë të parë.
Botime për mua me shumë peripeci dhe jo pa pasoja.
Dosjen e tyre arkivore (me kohë plotësuar dhe me të tjera kërkime) ma solli Bedri Blloshmi.
Autorizimin ligjor për këto botime e jepnin dy familjet e poetëve.

Vilsoni dhe Genci - Vepër nga Sadik Bejko
Vilsoni dhe Genci – Vepër nga Sadik Bejko

Më 2006 nga shtëpia botuese “55” doli libri “Vilsoni dhe Genci”, (292 faqe). Botim me poezi, përkthime, letëkëmbim të poetëve, me parathënie analitike dhe me jetëshkrim në nivel monografie prej meje; botim me dokumente dhe foto që provonin vrasjen nga shteti të dy poetëve.
Parathënia e librit me titull prej balade, e librit “Vilsoni dhe Genci” e kishte shkruar Ismail Kadareja.
Dorëshkrimin “Vilsoni dhe Genci” nuk ma botoi shtëpia botuese “Marin Barleti” e Mimoza Ahmetit, sepse më kërkoi të hiqnim nga publikimi denoncuesit e poetëve, të mos e përmendnim me emër Diana Çulin, Koçi Petritin, Muzafer Xhaxhiun.  (“Marin Barleti”, më pas bëri një botim të paautorizuar, të cunguar të këtij dorëshkrimi, një botim pirat.
Bedri Blloshmi u ballafaqua në gjyq, dhe këtë botim e eleminoi.) Për çudi, botimin pirat Marin Barletit ia financonte Instituti i të Perndjekurve!!
Doreshkrimin “Vilsoni dhe Genci”, pasi na e hodhi poshte botuesi “Marin Barleti”, e çuam në dy-tri shtëpi botuese të tjera. Dhe ato na refuzuan. Me fjalë poshtëruese na zbuan. Nuk e besonin që dy poete fshatare, te vrare me 1977, nga shteti per sabotim te mbjellash, kishin vlera te shenuara artistike.

VIlson Blloshmi - Veper nga  Sadik Bejko
Vilson Blloshmi – Veper nga Sadik Bejko

Nuk mund të merrnin përsipër dokumentimin shkresor me dëshmi nga arkivat e Sigurimit të atyre që i kishin denoncuar poetët. Denoncuesit ishin ende të gjallë dhe autoritete imponuese në opinionin e kohës: Petriti, Xhaxhiu, Diana Çuli.
Në veçanti Diana Çuli (për turp të saj) në ato vite u propozua për çmimin “Nobel” në letërsi dhe pati një karrierë politike të suksesshme si deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Na përfaqësonte dhe në Strasburg.
Më së fundi, me “miq” doreshkrimin “Vilsoni dhe Gencin” e pranoi Fahri Balliu , botuesi “55”. Isha i lodhur; ia dhashë pa asnjë kusht disketën me gjithë dorëshkrimin. Zonja Elzana Agolli bëri faqosjen. Libri doli.
Nuk mora asnjë cent nga botuesi. As nga shitjet e librit. Nuk kisha bërë kontratë. Librin e fala se më kishte ardhur në majë të hundës mohimi, përjashtimi, poshtërimi nga ata që botonin libra të të persekutuarve.
Gjithë materialin, dorëshkrimet e origjinaleve të poetëve martirë, të Vilsonit e të Gencit, shënimet, monografinë time studimore, dokumentacionin faktik mbështetës të fotokopjeve nga hetuesia dhe të fotografive familjare i kisha hedhur në kompiuter me duart e mia. I kisha renditur… studiuar….
Por këtë libër ma kishin përplasur turinjve dy a tre botues… Si duket komunizmi ende vazhdonte me vrasjen e botimeve “të armiqve të popullit dhe të armiqve të partisë…”
U kënaqa që botuesi “55” ma pranoi… dhe pa asnjë shpërblim…
Pa asnjë falënderim…!!

Marrë nga Muri i FB, Sadik Bejko, 22 nëntor 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.