back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Çfarë ishte 21 janari 2011? – Opinione

Gazeta

Nderim... për ata që u vranëme 21 janar 2011
Nderim… për ata që u vranë me 21 janar 2011

Çfarë ishte 21 janari 2011? –

Opinione

Indrit Vokshi…

Ngjarja e 21 janarit u projektua sepse sponsorët ndërkombëtarë të Ramës e kuptuan se pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2009, lojtari i tyre për të cilin kishin sponsorizuar aq shumë, Edi Rama, ishte në pozita shumë të dobëta, gati për t’u shqyer nga armiqtë brenda partisë së tij, ndaj duhej vepruar shpejt kundër qeverisë. Madje 21 janari nuk ishte një ngjarje, por përfundimi i një serie ngjarjesh, që nisën me greva në bulevard, me bllokime rrugësh nacionale e me djegie gomash. Me qëllim të qartë e të pastër (të pistë): Nuk mund të pranojmë humbjen e zgjedhjeve dhe mbetjen në opozitë edhe për 4 vite. Prandaj nuk pranonin t’i drejtoheshin as Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur nëse kanë apo jo të drejtë për t’i hapur kutitë e votimit, sepse qëllimi ishte tjetërkund.
Datën 21 janar e zgjodhën simbolikisht, duke dashur të imitojnë revolucionarët francezë të cilët me 21 janar 1793 ekzekutuan mbretin Luigji XVI – pra donin të ekzekutonin politikisht armikun, asgjë tjetër. Nga kjo kuptojmë se “parota” e Partisë Socialiste e kishte të qartë se çfarë do të bënte. Do të zbatonte atë që Edi Rama me gojën e tij por me mendjen e sponsorizuar shpalli me 20 janar në Top Story: “Saliu ose duhet të pranojë zgjidhjen tonë, ose i duhet të kalojë mbi të vdekur”. Të vetmit që nuk e kishin të qartë se çfarë do të ndodhte, ishin qytetarët e thjeshtë.
Më vjen keq për ata që u vranë, se shkuan padrejtësisht ngaqë nuk ishin ata fajtorët dhe, më vjen po keq, që familjet mafioze të Bllokut dhe financuesit e asaj ngjarjeje nuk morën përgjigjien që meritonin të merrnin.
(Pse u zgjodh pikërisht data 21 janar?)

Pamje nga 21 janari i 2011
Pamje nga 21 janari i 2011

***
Çelo Hoxha

21 janari tregon natyrën antishtet të socialistëve në dy kohë: një herë më atë ditë që sulmuan policinë dhe institucionin e kryeministrisë me gurë, shkopinj, makina, dhe bojë të kuqe, dhe hera tjetër pasi u morën pushtetin, kanë kaluar tre 21 janare dhe ende s’është hapur një hetim që ata betoheshin se do ta bënin kur ishin në opozitë. Mirë apo keq, në kohën e Berishës u hetua diçka. Dhe diçka është më shumë se hiç.
(status në Fb, 21 janar 2016)

Katrani me boje  dhe Policia e Shtetit
Katrani me boje… dhe Policia e Shtetit

***
Ferdinand Veliu

Sot është 21 janari.
Ditë e trishtë për çdo protestues të 21 janarit 2011. Janë të tradhëtuar, ishin të tradhëtuar. Aktorët e “rilindjes” ja dolën të prodhojnë dhe vënë në skenë tragjikomedinë më të madhe të luajtur nga politikanë. Gjakun e katër qytetarëve po e pinë me shëndete Edi Rama dhe Ilir Meta. Prestigj… çfarë ironie e tmerrshme, ç’hipokrizi. Kuje. Maskarenjtë dirigjojnë kohën, sot çdo gjë është e qartë, këta lloj monstrash pa principe dhe moral nuk kanë cak në babëzinë e tyre, edhe shpirtin e shqiptarëve po grabisin apo po japin me konçension.
(Koha është e maskarenjve!)

Evolucioni i Pikturës dhe Revolucioni i Bojës...
Evolucioni i Pikturës dhe Revolucioni i Bojës…

***
Artan Gjyzel Hasani

Në një vend normal demokratik ky Klloun, ky Palaço që shihni në fotografi, i lyer me bojë të kuqe, gjoja i përgjakur nga dhuna policore me 21 Janar 2011, duhej arrestuar kurdo që të kapej, pasi me veprimin e tij ka nxitur publikisht veprime të dhunshme antikushtetuese të turmës kundër institucioneve kushtetuese (Kryeministrisë), me pasoje vrasjen e 4 sivëllezërve të tij… Eshtë arrestuar vallë? Nuk besoj… Me siguri do të jetë shef a drejtor i Rilindjes diku, por edhe mund të jetë akoma një mi haleje, si çka qenë edhe para ardhjes në pushtet të ish PPSH-së.
A ka nënë, babë, grua, motra e vëllezër, fëmijë, nipa a mbesa ky mashtrues, ky fytyrëkuq faqezi? A ka shokë e miq ky fytyrëkuq faqezi? A ka krushq e farefis ky fytyrëkuq faqezi? A ka komshinj dhe të njohur ky fytyrekuq faqezi? Si ndjehet vallë para gjithë këtyre? I ka nderuar apo turpëruar? Apo aq i bën se edhe ata, në hamendjen time më të keqe, mund të jenë njësoj faqezinj si ai? Apo aq i bën se qëllimi u arrit: Edi Rama erdhi në pushtet… Po mirë nëse ata qenkan të gjithë faqezinj, po para atyre 4 viktimave nëse supozojmë se ishin të pafajshme, por u bënë të fajshme dhe viktima njëkohesisht pas lyerjes me bojë të kuqë të surratit nga ana e faqeziut, pra si ndjehet para tyre kur kanë sjellë në pushtet edhe Ilir Metën për hajdutëritë e të cilit dhanë jetën ata të 4? Më saktë Ilir Meta i solli në pushtet Edi Ramen dhe faqeziun fytyrëkuq… Pra nuk qenka aq e thjeshtë… dhe nuk qenkan aq pak faqezinjtë… Pune Kurvash hesapi… Burrash kurva… Dhe nuk mendoj se është veç sport socialistësh e ish-komunistësh maskarada… Mendoj se është sport mbarëkombëtar dhe tani që e rimendoj them me vete ndoshta jam shumë naiv e po kërkoj shumë nga bijtë e shqipes… Na rrofshin shqiponja dhe dronet, se për të tjerat aha… Konica paska pasur shumë të drejtë!
(Pjesë nga komedia “Palaçot e 21 Janarit”)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.