Berlusconi u jep italianëve të vërtetën e At Zef Pllumit…

4
19
Ish Kryeministri Silvio Berlusconi
Ish Kryeministri Silvio Berlusconi
At Zef Pllumi (1924-2007)
At Zef Pllumi (1924-2007)

Berlusconi u jep italianëve të vërtetën e At Zef Pllumit

dhe Genocidin shqiptar

nga Jozef Radi

Në gjithë libraritë e mëdha italiane ka dalë libri “Gjaku i Abelit”
përkthimi në italisht i veprës monumentale të At Zef Pllumit
“Rrno vetem për me tregue…”
Llibri është pajisur me nji parathënie
të ish-kryeministrit ma jetëgjatë italian Silvio Berlusconi…
i cili, ka porositur jo pak, po 12 milion kopje për këtë botim.
Përkthyesja Keda Kaceli, mbesa e Jonuz Kacelit,
të vrarë nga regjimi komunist në çeshtjen e bombës në ambasadën sovjetike,
ndjehet e lumtur që më së fundi, mundi të çojë në vend premtimin
që i pat dhënë kohë ma parë At Zef Pllumit, për vepërn e tij.
Fakti që vetë Silvio Berlusconi e ka marrë përsipër nji angazhim të tillë
është nji dëshmi e vlerës së kësaj vepre.
“Ky libër i françeskanit shqiptar, At Zef Pllumi,
është zbulesa e një bote të panjohur, por që na përket nga afër.
Është e përlyer me gjak dhe lot, dhe shihet si urrejtja
është në gjendje për më të keqen e përtej çdo imagjinate.
Por në fund ajo është e pafuqishme; pse nuk arrin ta ndalojë dashurinë e jetuar deri në heroizëm.
Ajo nuk arrin të shuaj dëshirën për liri që ndjehet në faqet e këtij libri.
Sa varre duhet akoma të gërmojmë në kujtesën e popujve,
për të gjetur të gjitha viktimat e komunizmit?
Ky vëllim shumë domethënës që në titull “Rrno vetëm për me tregue”
me thjeshtësinë e tij u jep zë të vdekurve, në vazhdën e të madhit Aleksander Solženicyn”,
– shkruan ish-kryeministri Silvio Berlusconi.

Ish Kryeministri Silvio Berlusconi
Ish Kryeministri Silvio Berlusconi (1936)

Forza Italia, librat e përzgjedhur nga Silvio Berlusconi

nga Giulia Romiti

Në themel qe “Libri i zi i Komunizmit”… Tashti e ka fjalën “Gjaku i Abelit”
Ungjijtë e Kavalierit prej vitit 1998 e deri sot.

Por bibliografitë e këshilluara nga ish kryeministri nuk mbaron këtu… Silvio në vitet e shkuara, ka cituar në ndonjë nga rastet publike “Gjaku i të humburve” të Gianpaolo Pansa, (Sperling & Kupfer, del 2003). Por, ai qe vetëm një parantezë. Ndoshta sepse s’e kish bindur ideja t’i besonte mendimit të nji ish drejtori të “Repubblica-s, o mos ndoshta, e kishte konsideruar si pak të dobishme “ta përshtaste” gazetarin, i cili kishte përfundur nën zjarrin e miqve dhe kolegëve të së majtës.

At Zef Pllumi - Gjaku i Abelit
At Zef Pllumi – Gjaku i Abelit

“Nji kopie për çdo klub!”

Tashti i ka ardhur çasti i “Gjakut të Abelit”: “Kam porositur 12 milion kopje të këtij libri të pabesueshëm, do të dërgoj nga nji për çdo klub të Forca Silvios, sepse dua që ta lexojnë të gjithë…” Kështu i ka porositur, deputetët, senatorët, eurodeputetët, dhe krejt drejtuesit e Kaltërt me gotat e shampanjës ndër duar. Libri është botuar në nëntor të 2013, (Diana Editore), me parathënie të vetë Kavaljer Berluskonit… Libri përmbledh kujtimet e Padër Zef Pllumbit, prift françeskan, i lindur në vitin 1924, dhe i vdekur në vitin 2007… dhe është përplot me të vërteta mbi “genocidin e ushtruar nga regjimi komunist shqiptar në dëm të besimeve fetare dhe të kundërshtarëve politikë dhe intelektualve…”

Jeta në Gulaget shqiptare!

Libri i ri – tashmë si pikë referimi e Forca Italias, është autobiografia e një prifti që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës nëpër gulaget shqiptare, duke iu nënshtruar dhunës fizike dhe asaj psikollogjike, dhe të gjitha llojeve të torturave. Diktatura, që as mund të përmendej, ishte ajo komuniste, ajo çka Enver Hoxha kishte frymëzuar me utopinë ateisto-marksiste: “Libri paraqet fytyrën e vërtetë, se çfarë qe komunizmi shqiptar, një eksperiment i shkencëtarve dhe politikanëve kriminelë shqiptarë që e reduktoi kombin fisnik të Ballkanit në një laborator ideollogjik të inxhinjerisë shoqërore, që e transformoi shoqërinë shqiptare, në një shtet-lager të pafundmë, ku pushteti e çvishte individin nga çdo dinjitet dhe çdo gjë humane” mund të lexohet në gjysmën e kopertinës së pasme të librit…
Po a do të funksionojë kësaj here?? Berluskoni është i bindur që Po!!
19 dhjetor 2013
Marrë nga http://www.lettera43.it
Përktheu Jozef Radi

Related Images:

Artikulli paraprak“Veç Allaarbënorë sun po bâhemi…” Mrrela (Ibrahim Dalliu)
Artikulli tjetërGjuha letrare është organizëm i gjallë Peter R. Prifti (1993)
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

4 KOMENTET

  1. Eduard M. Dilo
    At Zef Pllumi, një personalitet i rrallë i botës shqiptare për kohën që jetoi.
    Ishte Mbinjerëzor! Kam pasë fat, që nëpërmjet Z. Petro Zheji të kem pas lidhje me të, dhe biseda telefonike, letërkëmbim, etj.
    I paharruar ky kollos i mendimit përparimtar Shqiptar!
    (Marrë nga Muri i fb. 20 dhjetor 2013)

  2. Ilirjan Agolli
    Ja si puqet njeriu me ma shumë pare në Mesdhe… dhe njeriu i mirë Zef, me ma pak pare në jetë…! Më ka mërzit shumë lajmi se një hajn, i shkruan padër Zefit, qofte edhe një letër, e aq ma pak një parathënie…
    (Marëe nga Muri i fb. 20 dhjetor 2013)

  3. Lavdie Mato 20 dhjetor 2012
    O Zot!
    Unë lexoj dhe lotët me rrjedhin si shi i nxehtë e më përvëlojnë faqet… Falenderoj Zotin e Mëshirshëm për ditët që jetojmë, megjithse të gjymtuar shpirtërisht… ishin 50 vjet të kësaj këmbëngulje kriminale për të shtypur çdo tipar njerëzor… Dhe Bota e Qytetëruar na bënte sehir!
    Turp e Faqe e Zezë!!!
    Marrë nga muri i fb.

  4. Përkushtimi i Silvio Berluskonit nxjerr në pah figurën e njeriut që e don lirinë e tjetrit dhe pozicionohet për krimet e komunistëve shqiptarë. Ai ka porositë 12 milion kopje, ndërsa Sali Berisha as edhe 1200 kopje, për t’i shpërndarë…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.