back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Berlusconi një telenovelë që s’mbaroi kurrë – nga Anita Likmeta

Gazeta

Silvio Berlusconi (1936-2023)
Silvio Berlusconi (1936-2023)

Berlusconi një telenovelë që s’mbaroi kurrë

nga Anita Likmeta

Në këto orë po lexojmë lumenj fjalësh për vdekjen e Silvio Berlusconit, për fitoret e tij, për sprovat, për dënimet dhe lirimet e tij. Mbrrita në Itali kur tashmë ishte qeveria e tij e parë. Realisht, për mua Berlusconi ishte gjithçka çka unë dija për politikën italiane. Mbaj mend se çdo ditë kur ndezja televizorin mbas mësimeve, kishte një histori të tij. Berlusconi ishte, për mua, si një telenovelë që s’baronte kurrë. S’më takon të flas për shtrembërimet e tij që ishin para të gjithëve. Përkundrazi dua të kujtoj bujarinë e tij ndaj komunitetit shqiptar, e cila është dëshmuar disa herë ndër vite. E mbaj mend saktësisht në vitin ’97, kur shkoi në Brindisi, mbas tragjedisë së Katerit të Radës dhe para të mbijetuarve u gjunjëzua duke qarë. Ai tha se do të kujdesej për refugjatët dhe në fakt e bëri këtë gjë. Shumë shqiptarë më pas gjetën punë në kompanitë e tij, të tjerë u punësuan si punëtorë shtëpiakë në shtëpinë e tij në Arcore.
Nëse pyet sot ndonjë shqiptar pesëdhjetë vjeçar se kush ishte Silvio Berlusconi, ai do të të thotë se ishte një mik i madh i popullit të tij. Nëse pyesni nënën time, për shembull, ajo do të thotë se ishte qeveria e tij që ia dha bursën që të shkoja në shkollë dhe të hapë një biznes. Berlusconi ka jetuar me një dëshirë të pashterrshme ndaj gjithçkaje, me një vullnet për ta kënaqur atë Itali së cilës ai ishte pasqyrë. Dhe ai jetoi atë jetë që dëshironte, nga fillimi e deri në fund.
Kjo natyrisht s’e bën as model e as shenjtor. Por sigurisht një personazh kompleks, që as dashuria e tifozëve dhe as urrejtja e kundërshtarëve nuk mund ta përfshijnë në një përkufizim të vetëm.
Sido që ta mendoni, ka pak njerëz për të cilët mund të thoni të njëjtën gjë!
SilvioBerlusconi # ForzaItalia

Anita Likmeta
Anita Likmeta

***
In queste ore leggeremo fiumi di parole sulla morte di Silvio #Berlusconi, sulle sue vittorie, sui suoi processi, su condanne e assoluzioni. Sono arrivata in Italia che c’era già il suo primo governo. Anzi, per me Berlusconi era tutto ciò che sapevo della politica italiana.
Mi ricordo che ogni giorno, quando accendevo la televisione dopo la scuola, c’era una storia su di lui. Berlusconi era, per me una telenovelas che non finiva mai. Non mi interessa parlare di quelle sue storture che sono state sotto gli occhi di tutti. Voglio invece ricordare la sua generosità nei confronti della comunità albanese, dimostrata più volte negli anni. Ricordo perfettamente quando nel ‘97 si recò a Brindisi, dopo la tragedia della Kater i Radës e dinanzi ai sopravvissuti si inginocchiò a piangere. Disse che si sarebbe preso cura dei profughi, e lo fece davvero. Molti albanesi allora trovarono lavoro nelle sue aziende, altri vennero impiegati come domestici nella sua casa ad Arcore.
Se oggi chiedi a un albanese di cinquant’anni chi era Silvio Berlusconi, ti risponderà che era un amico del suo popolo. Se lo si chiede a mia madre, ad esempio, dirà che il suo è stato il governo grazie al quale ha potuto ricevere borse di studio per farmi andare a scuola e grazie al quale ha potuto aprire un’attività. Berlusconi ha vissuto animato da una brama inesauribile di tutto, dalla volontà di piacere a quell’Italia di cui era lo specchio. E ha vissuto la vita che voleva, dall’inizio alla fine. Questo, certo, non fa di lui né un modello né un santo. Ma di certo un personaggio complesso, che né l’amore dei fan né l’odio dei detrattori riescono a recintare in una definizione.
Comunque la si pensi, sono pochi coloro di cui si può dire altrettanto.
SilvioBerlusconi #ForzaItalia

Marrë nga Muri i Fb i Anita Likmetajt, 14 qershor 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.