back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Baton Haxhiu – si njeri i Edi Ramës – nga Kastriot Myftaraj

Gazeta

Baton Haxhiu & Edvin Rama
Baton Haxhiu & Edvin Rama

Baton Haxhiu – si njeri i Edi Ramës

nga Kastriot Myftaraj

Rroga e Baton Haxhiut zbulon njeriun e Edi Ramës në skemën e komunikimit me ndërmjetës të detyrueshëm Rama-Vuçiç.
Fakti që një spital privat në Shqipëri i paguan Baton Haxhiut 15 mijë euro në muaj, si shef marketingu, do të thotë që ky biznes privat ia jep këtë shpërblim Batonit me porosi të Edi Ramës, i cili ia shpërblen në mënyra të tjera.
Dhe fakti që Edi Rama i ka siguruar Batonit një pagë prej 15 mijë eurosh në muaj tregon se Batoni i bën Edi Ramës të tjera shërbime përveç fjalëve televizive për të cilat Edi Rama e di mirë se janë mall krejt i zhvlerësuar në tregun mediatik.
Batoni është në Tiranë si ndërmjetës i detyrueshëm në komunikimin mes Edi Ramës dhe Vuçiçit.
Ju do të thoni se Edi Rama dhe Vuçiçi mund të komunikojnë vetë drejtpërdrejt pa pasur nevojë për ndërmjetësinë e Batonit.
Por, në kohën e sotme digjitale, kur rreziku i përgjimeve është shumë i madh, dhe komunikimi Rama-Vuçiç kuptohet se përgjohet nga disa shërbime të fshehta të huaja, është më e sigurt që të përdoren ndërmjetës në komunikim.
Mund të përgjohen edhe ndërmjetësit, do të thoni juve. Ashtu është por në këtë rast, dy liderët mund të thonë se Batoni dhe një kolegu i tij serb, kanë bërë spekulime. Është më e sigurt kështu.
Nuk e shpikën Rama dhe Vuçiç këtë mënyrë veprimi.
Vetë Batoni ka pohuar se ai ka bërë më parë një rol të ngjashëm midis shefit të shërbimit të fshehtë të Jugosllavisë së mbetur Stanishiç dhe Rexhep Qoses. Batoni e ka shpjeguar takimin e tij me shefin e shërbimit të fshehtë jugosllav (të Jugosllavisë së mbetur) Stanishiç, se ky i kërkoi Batonit që t’i ndërmjetësonte një takim me Rexhep Qosen për ta paralajmëruar këtë për masakrën që do të ndodhte nëse shqiptarët e Kosovës nisnin luftën.
Kjo nuk duket aspak e besueshme. Vuçiçi me siguri që po vepronte sipas udhëzimeve të Milosheviçit i cili po i ofronte mbështetje Rexhep Qoses kundër Ibrahim Rugovës, i cili ishte njeriu i SHBA.
Batoni sot mburret duke iu treguar të tjerëve në telefonin e tij sms-t që ia ka dërguar Edi Rama.
Le ta pyesë Edi Rama Batonin se ku ka qenë ky në 21 prill i ftuar në një festë në Jug të Shqipërisë dhe ku i mahniti të ftuarit duke u treguar sms-të e Edi Ramës.
Paga 15 mijë euroshe e Batonit si punonjës spitali është provë se Baton Haxhiu kryen shërbime në linjën Rama-Vuçiç. 

.

Marre nga Muri i FB i Kastriot Myftaraj, 29 dhjetor 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.