At Martin Gjoka, kompozitori i simfonisë dhe operës së parë shqiptare

1
27
At Martin Gjoka midis nxansave
At Martin Gjoka midis nxansave
At Martin Gjoka (1890-1940)
At Martin Gjoka (1890-1940)

At Martin Gjoka,

kompozitori i simfonisë dhe operës së parë shqiptare

nga Virtyt Omari

Si e retushoj sistemi komunist emrin e mësuesit të muzikantëve ma të mirë shqiptare

Kompozitori At Martin Gjoka (2 prill 1890 – 3 shkurt 1940)

Muzikologët e kanë quajtur me mjaft të drejtë Shkodrën si vendlindjen e muzikës profesioniste shqiptare, por jo gjithmonë i është dhënë vendi që i takon personaliteteve të kësaj fushe që punuan plot pasion që kjo muzikë të arrinte në nivele gjithmonë e më të larta. Pjesë e këtyre muzikantëve është kompozitori At Martin Gjoka, i cili u la për gati gjysmë shekulli në harresë. U deshën përkujdesja e kishës Françeskane e Shkodrës dhe përkushtimi i muzikologut Robert Prennushi që emri dhe veprat e kompozitorit At Martin Gjoka të fillojnë të ridalin në dritë me plot madhështinë e tyre. Vetëm pak kohë më parë bashkëpunimi i kishës Françeskane me muzikologun Prennushi, ing. Paç Alimhilli dhe pianistin profesionit italian Luigi Angelini solli botimin e një libri dhe të një CD-je me 24 pjesë të krijimtarisë së Gjokës.
Lidhur me jetën dhe krijimtarinë e at Martin Gjokës flet studiuesi dhe muzikologu Robert Prennushi, i cili shpreh keqardhje për mbajtjen fshehur të veprave të Gjokës, por ndërkohë ndihet i nderuar që i takoi atij të nxjerrë nga errësira këto vepra të kompozitorit të operës dhe simfonisë së parë shqiptare.

Virtyt Omari
Virtyt Omari

Simfonia e parë shqiptare

Muzikologu Prennushi shprehet se është paradoksale, por mjerisht e vërtetë kjo që ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Opera “Juda Makabe”, ( 1917) e simfonia e parë shqiptare “Dy lule mbi vorr të Skandebegut”, (1922) të kompozitorit At Martin Gjoka, që duhet të ishin objekt krenarie, ashtu siç ndodh me çdo komb që autorëve të tyre u kanë ngritur edhe monumente, të fshiheshin për gati 50 vite edhe nga librat e historisë së muzikës, së bashku me autorin e tyre. Me tej, Prennushi kujton se drejtuesit e kulturës shqiptare patën rastin që vitin e kaluar të përkujtojnë 120-vjetorin e lindjes dhe 70-vjetorin e vdekjes, por përsëri kompozitori i madh At Martin Gjoka u la në harresë. Megjithatë, pavarësisht mbajtjes fshehur të veprave të At Gjokës, për muzikologët shqiptarë ai mbeti gjithmonë kompozitori që krijoi muzikën profesioniste shqiptare.
Studiuesi Prennushi sjell në kujtesë dhe vlerësimin që ka dhënë dirigjenti e studiuesi Doktor Eno Koço për At Martin Gjokën. Në vlerësimin e tij, Eno Koço është shprehur: “Martin Gjoka mund të thuhet me plot zë, është krijuesi i një gjuhe muzikore specifike shqiptare, e cila rrezatoi tek mjaft kompozitorë shkodranë, që të gjithë e dimë që kanë qenë në pararojë të artit muzikor shqiptar…Me të fillon muzika profesioniste shqiptare”.

Robert Prennushi - muzikolog
Robert Prennushi – muzikolog

Jeta e At Gjokës

Duke u ndalur te jeta e At Martin Gjokës, studiuesi dhe muzikologu Robert Prennushi sqaron se në vitin 1905, ky muzikant i madh, kur ishte 15 vjeç, kishte ardhur nga Tivari për të ndjekur studimet në Shkodër. Për studiuesin Prennushi, Martin Gjoka pati fatin të njohë në Shkodër dy muzikantë të shquar, Palokë Kurtin e Frano Ndojën, të cilët ia njohën talentin e rrallë dhe e mbajtën shumë pranë. Një vit më vonë, në vitin 1906, hyri në seminarin françeskan e kështu vendosi për jetë që motoja “Për fe e atdhe” të bëhet edhe motoja e tij. Në moshën 18-vjeçare eprorët largpamës e dërgojnë për studime të larta në Salzburg (Austri), ku përveç filozofisë e teologjisë ndoqi me përfitim të madh edhe një shkollë muzikore me famë që ishte pranë atij Instituti. Atje, përveç lëndëve teorike, thellohet edhe ne studimin e pianofortes, flautit e violinës dhe fillon të kompozojë. Vlerësimin që pati për muzikantin Palok Kurti dhe At Gjeçovin e shpreh kur atyre ia kushton dhe dy kompozimet e para të vitit 1910 për pianoforte “Liria” dhe “Atdhe dhe gjuhë shqiptare”.
Duke u futë thellë në jetën dhe veprën e Martin Gjokës, studiuesi shprehet se ai krahas punës për krijimtari muzikore, për nxjerrjen e brezave të rinj muzikantë dhe instrumentistë, e vendosi veprën e tij dhe në shërbim të kombit që në atë periudhë po kalonte momente të rëndësishme historike. Kjo ndodhi pasi Gjoka, përveçse ishte veprimtar i palodhur në shërbim të kombit, por edhe kishte vizione të qarta se si mund dhe duhet të jepte kontributin e tij.
Sipas studiuesit Prennushi, Martin Gjoka u kthye në atdhe vetëm pak ditë para Shpalljes së Pavarësisë. Luftëtarët e lirisë e rilindësit, bashkë me ta fuqimisht edhe françeskanët, “kishin ba” më në fund Shqipërinë. Tashti “duheshin bâ” edhe shqiptarët, duke forcuar unitetin shpirtnor të tyre; e At Martini, me muzikën e tij, fillon të punojë me përkushtim të madh në këtë drejtim.

At Martin Gjoka midis nxansave
At Martin Gjoka midis nxansave

Muzika

Në Shqipërinë e vitit 1912, kur u kthye nga studimet, Gjokës, këtij kompozitori 22-vjeçar, nuk i mjaftonte vetëm talenti e puna për të derdhur frymëzimin e vet, sepse ajo muzikë do të mbeste në fletore, memece. Meshtarit të ri, kapelanit të burgut të Shkodrës, profesorit të historisë në liceun françeskan, i duhej të bënte edhe punën e dirigjentit e mbi të gjitha edhe të mësuesit të koristëve dhe instrumentistëve. Ngarkesë kjo e jashtëzakonshme! Por momenti i veçantë historik që kalonte vendi ynë, për njerëz të tillë të jashtëzakonshëm kishte nevojë. Martin Gjoka me vullnet, por edhe me largpamësi, krahas krijimtarisë, punoi edhe për përgatitjen muzikore të elementëve të rinj mbi baza profesionale. Në të dyja këto fusha, si kompozitor dhe pedagog, mbetet padyshim më i madhi i kohës së vet. Studiuesi Prennushi vëren se vepra e Gjokës, ndonëse u mundua të mbahej qëllimisht e fshehur për dekada me radhë nuk mund të harrohej kurrsesi nga nxënësit e tij që më pas do të bëheshin ndër muzikantë më në emër të vendit.
Kujtime nga nxënësit…
Njëri prej këtyre nxënësve, Tonin Zadeja, ka shkruar për mësuesin e tij, kompozitorin Gjoka se: “…përgatitja e elementit këngëtar apo instrumentist bëhej mbi baza profesionale, prandaj ato duhen konsideruar si shkolla të vërteta muzikore ku mësuan shumë të rij. “Vlerësime të njëjta kanë dhënë dhe dirigjenti e studiuesi i muzikës shqiptare Doktor Eno Koço e Spiro Kalemi, kompozitori e studiuesi Sokol Shupo, profesori kosovar Akil Koci e shumë të tjerë.
Studiuesi Prennushi shprehet se sa më shumë njihemi me figurën e Martin Gjokës, aq më shumë bindemi për rolin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e muzikës shqiptare. Mjafton të përmendim Prenkë Jakovën, Çesk Zadejën, Tish Dainë, Tonin Harapin, Tonin Rrotën, Pjetër Dungun, Abdulla Grimcin, Simon Gjonin, Zef Grudën, Lukë Kaçajn, Gjon Kujxhinë, që ishin të gjithë nxënës të At Martin Gjokës. Në një farë mënyre të gjithë muzikantët shkodranë, deri në vitet ‘50-të, ishin nxënës, ose nxënësit e nxënësve të At Martinit. Kështu violinisti Zef Alimhilli, nxënës i Gjokës, i dha njohuritë e para violinistit të mirënjohur Ndoc Shllaku, spala e parë e orkestrës sinfonike, dhe të dy krijuan më vonë breza të rinj violinistësh, që duke vazhduar më lart studimet, u bënë pedagogët e parë të Shkollës së Muzikës. Po kështu instrumentistët e frymës, sektor ku Prenkë Jakova krijoi shkollën e vet dhe nxënësit e tij që u bënë të njohur në mbarë vendin. Për studiuesin Prennushi, Martin Gjoka mund të krahashohet me rrap madhështor me filiza gjithnjë në gjelbërim. Personaliteti e figura e tij janë me të vërtetë të gjithanshme e nuk rroken kollaj as me një e as me disa shkrime. Kronikat e kohës e tregojnë At Martinin herë tek shoqnia “Bogdani”, herë tek shoqnia “Rozafat”; që flasin për koncertet, jo vetëm me krijimtarinë e tij, por edhe të klasikëve të mëdhenj. Ishte edhe koha kur Pavarësia ishte ende e brishtë, ndaj At Martini me shokë bënte pjesën e vet: jepte koncerte me krijimtari patriotike, jo vetëm për festat kombëtare, por edhe për Pashkë, Krishtlindje e Bajram; ishte koha kur minarja e kompanjeli i kishës françeskane lidhej me varg dritash për festat e njëri-tjetrit, ishte koha kur Bajram Curri uronte Gjokën për koncertin, pikërisht në ditën e Bajrami duke i thënë: “Ju lumtë Uratë! Vazhdoni të punoni pa u lodhur për idealin kombëtar dhe përparimin e vendit”.

Në përkujtim të At Martin Gjokës
Në përkujtim të At Martin Gjokës

Albumi

Duke u ndalur tek krijimtaria e Martin Gjokës dhe Albumi me 24 pjesë nga kjo krijimtari i përgatitur së fundmi, studiuesi Prennushi thekson se kjo krijimtari është e gjerë si tematikë dhe e larmishme si formë. Për muzikologun Prennushi, mjafton të citohen vetëm titujt e veprave të tija vokale e instrumentale për të kuptuar se cilat prej temave e kanë frymëzuar më shumë kompozitorin. Janë temat që përkojnë me aspiratat e kombit në atë kohë e që kishin frymëzuar edhe De Martinon, Prennushin dhe Fishtën e madh, krijimtarinë e të cilëve muzikoi Gjoka. Disa tituj të veprave vokale: “O ata t’lumtë që dhanë jetën”, “Shqyptarja e qytetnueme, “Atmes”, “T’falem Shqypni..; “Lamtumirë, o vendet e mia”; “Grueja shqyptare”, “Atmes: Porsi shqipe n’hove t’veta”, “Ushtari i vogël”, “Juda Makabe” (opera, 1917), etj. Në muzikën instrumentale, simfonike e operistike: “Dy lule mbi vorr të Skanderbegut” (simfoni, 1922), “Liria”, “Atdhe e gjuhë shqiptare”, “Shqiptari e muzika” etj. Megjithatë, nuk mungon tek krijimtaria e Gjokës edhe tema lirike baritore dhe ajo për fëmijë. Larmisë tematike i përgjigjet një larmi e madhe formash muzikore. Ai lëvroi pothuaj në të gjitha gjinitë vokale e instrumentale. Në gjinitë vokale lëvroi këngën e tipit popullor e të përpunuar, këngën për fëmijë e lirike, koralet, baladën, rapsodinë, potpurinë, melodramën e deri tek opera, ndërsa në gjinitë instrumentale e simfonike: nga pjesët për pianoforte, harmonium, flaut, pjesë orkestrale, fantazia e deri tek simfonia. Muzikologu Prennushi shprehet se në të gjitha këto vepra ndjehet një stil unik, i konsoliduar, dëshmi e pjekurisë dhe e formimit tij si kompozitor. Melosi i tij është i mbështetur mirë në trevat e Veriut, folklorin e të cilit e studioi thellë dhe e asimiloi në mënyrë krijuese. Në këtë drejtim ai mbetet mjeshtër i vërtetë edhe për kohët tona. Duke pasur tashmë në dorë “Albumin me 24 copa”, siç e quante At Martini, duke vërejtur përdorimin e teknikës instrumentale polifonike në një vepër të kësaj natyre, që nuk haset tek asnjë muzikant shqiptar bashkëkohës, deri në fund të viteve ‘40-të, muzikologu Prennushi arrin në konkluzionin se kemi të bëjmë me një muzikant profesionist, të formuar dhe me kulturë të gjerë. Kompozimet e Martin Gjokës janë shumë të pasura edhe me shenja dinamike, që tregon vëmendjen e aftësinë e madhe të autorit në përdorimin e këtyre mjeteve shprehëse. Pjesët nuk janë aspak të thjeshta, as nga ana teknike, e kjo shpjegohet me faktin se vetëm ai, në atë kohë, mund t’i ekzekutonte ato pjesë.

.
(Marrë nga http://www.gazetametropol.com 8 dhjetor 2011)

Related Images:

Artikulli paraprakBuddha (566-486 p.K.)- Lumturia
Artikulli tjetërTë pafsha në Savër! nga Ben Andoni – Duke lexuar një shkrim për Savrën… Jozef Radi
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

1 Koment

  1. AT MARTIN GJOKA
    Në harkun e pak ma shumë se dy javëve (3 shkurt 1940 – 20 shkurt 1890), nji nga kollonat e muzikës shqiptare, mësuesi i madh i Shkollës së Shkodrës dhe muzikanti i rrallë At Martin Gjoka kishte dy përvjetorë të randsishëm: 125 vjetorin e lindjes dhe 75 vjetorin e vdekjes…!!
    Ma e vogla mirnjohje për krejt veprën e tij madheshtore asht përcjellja e këtij dokumentari mjaft domethanës të Kolec Traboinit…
    E paharrueshme do të mbetet vepra e tij… (20 shkurt 2015)

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.