back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Amik Kasaruho: Personalitet e Kishës Katolike që dhanë mësim në Shkollat Shqiptare – nga Ndue Hoti

Gazeta

Amik Kasoruho (1932-2014)
Amik Kasoruho (1932-2014)

Amik Kasaruho: Personalitet e Kishës Katolike

që dhanë mësim në Shkollat Shqiptare 

nga Ndue Hoti 

Në kuadrin e 109 vjetorit të Kuvendit të Rubikut, në prag të Pavarsisë, 12 maj 1912.
.
Vërtet Shqipëria nuk kishte arsim masiv, por kishte individë mjaft me nivel të lartë, të nivelit europian e botnor…
Sipas Amik Kasaruhos në “Kisha katolike dhe shkolla e parë shqipe” ishin; At Leonardo De Martino (arbëresh) (1830-1923), poet; At Ndue Bytyçi (1847-1917) poet, studiues i pedagogjisë: At Anton Xanoni (1863-1915) shkrimtar, autor tekstesh shkollore dhe përpilues antologjish letrare; Dom Ndre Mjeda (1866-1937), poet dhe filolog; At Pashk Bardhi (1870-1948), shkrimtar; At Shtjefën Gjeçovi (1874-1948), etnolog, studiues i të drejtës zakonore: At Gjergj Fishta (1871-1940), poet; At Anton Harapi (1888-1946), orator, publicist; At Justin Rrota (1889-1964), linguist; At Marin Sirdani (1885-1962), shkrimtar dhe historian; At Bernardin Palaj (1894-1949), etnolog dhe poet; At Pal Dodaj (1880-1951) publicist; At Donat Kurti (1903-1983), etnolog dhe pedagogjist; At Benedikt Dema (1904-1960), shkrimtar dhe publicist; At Gjon Shllaku (1907-1946), filozof dhe pedagogjist; At Daniel Dajani (1916-1947), publicist.
.

Shtypshkronjat

Mjafton me thanë, se qysh ndër vjetët ma të para kjenë sjellë shtypshkronjat në Shqypni. Përmendët ajo e Obotit në vj.1493. Një mjegull aziatike na ndan prej atyne kohve e gjatë robnisë kje shue gjithshka. Me të mëkambun të shkollave u ndie edhe nëvoja e shtypit e, katolikët kjenë ata që ia sollën të parat shtypshkronja vendit tonë.
Në vjetin 1871, Jezuitët prunë në Shkodër ma të parën shtypshkronjë në këto ana.
Pesë vjet mbrapa botohet me te libri shqip i Don Engjëll Radojës “Dotrina e Kerscten”; në vjetin 1881 “Gramatika për gjuhë shqype” e P. J. Jungg S. J., e në vjetin 1892, “Vakinat e ligs herscme e t’ligs ree”, të Don Pashko Babit. Ç’prej asaj kohë e deri me sot kjo shtypshkronjë ka botue ma shumë se 320 vepra të ndryshme, shqip e në gjuhë të hueja.
Në vjitin 1909, Don Ndoc Nikaj, pruni në Shkodër me shpenzime të veta një shtypshkronjë të re “Nikaj”, që botoi deri në vj. 1922 afër 52 vepra në gjuhë shqipe. Po me këte të Shkodrës me makina ma moderne çili një tjetër në Tiranë (që asht edhe sot në vjetin 2012 F.R).
Në vjetin 1913, Dr. Terenc Tocci, pat sjellë në Shkodër shtypshkronjën ‘Taraboshi”.
Në vjetin 1916, françeskanët sollën në Shkodër një shtypshkronjë, me të cillën u botuen afër 112 vepra të ndryshme të gjitha në gjuhë shqipe, me ndonjë përjashtim.
 .

Gjergj Fishta midis Intelektualeve Shkodranë 1924
Gjergj Fishta midis Intelektualeve Shkodranë 1924

Shkrimtarët e librat

Për me e paraqitë në një mënyrë ma të gjallë shkakun, që i dha zhvillimit të gjuhës e të kulturës, të shikohën librat e shkrimet e botueme e dorëshkrimet e ruejtuna nëpër biblioteka.
Në këtë katalog të madh, që edhe ne na vjen mërzi me e lexue, gjejmë libra: Besimi, Morali, Gramatologjije, Leterature, Historie, Socjologjie, Didaktike, Filozofije, Shkencash positive, etj. Shkrimtarët katolikë shqiptarë, përveç se ndahen në shenjë për zotësi, janë edhe të lodhshëm, pse, për me ia mërrijtë idealit, që kanë pasë synim, të kulturës e t’Atdheut, përdorin edhe shtypin e jashtëm e gjuhët e hueja; kështu, që, asht punë e vështirë me e paraqitë në mënyrë të saktë e të plotësuem vëprimin e tyne. Megjithkëte kemi mërrijtë, për kurjozitet, me i numërue veprat ma të njohtuna e me caktue simbas shekujsh numurin e tyne aproksimativ.
Prej këtej mund të shihet se, para vjetës 1800 gjuha e jonë s’kishte me pasë asnjë shqipe, po t’u hiqshin shkrimtarët katolikë deri n’atë kohë d.m.th. Don Gjon Buzuku 1555, Don Fran Bardhi 1635, Don Pjetër Budi 1664, Emz. Pjetër Bogdani 1685, Autorët Fran Geskaj, qi kemi përmendë, tue folë mbi shkolla, Kuvendi i Arbënit 1706, Kazazi 1743, dhe po t’u hiqshin edhe autorët jashta Shqipnije d.m.th. Lukë Matranga 1592, Nil Catalani 1694, Nikoll Filia 1736, Don Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 etj. të cillët i ngritën një monument të pamort gjuhës sonë.
Leteratura e jonë mandej, s’kishte me e pasë as të katërtën pjesë, për mos me thanë krejt pa gja, të materialit e të përparimit që ka sot, po t’u hiqshin 460 vepra të numërueme deri tashti, pa marrë parasysh të përkohëshmet, e po t’u përjashtonin 136 shkrimtarë katolikë, prej të cillëve kjenë që morën pjesë në Kongres të Manastirit e në Komisjonin letrar të vjetit 1916.
Prej vjetit 1555 deri në vjetin 1700, njohim 12 vepra e 9 autorë, Imzot Buzuku, Imzot Bardhi, Imzot Budi, Imzot Bogdani, Dom Barleti, Tivarasi etj.
Prej vjetit 1700 deri në vjetin 1800, kemi 11 vepra, 9 autorë e 6 dorëshkrime, ndër këta P. Francesk M. de Lecce O. F. M., Kuvendi i Arbnit, Don Gjon Kazazi etj.
Prej vjetit 1800 deri në vjetin 1900, kemi numërue 81 vepra, 34 autorë e 4 dorëshkrime.
Ndahen në shenjë në këte kohë: P. Leonardo de Martino OFM, që, i pari nisë e lëmon vjerrshat shqipe mbas metrikës moderne e, mundohet me shpirt me interesue botën e qytetnueme për çeshtje shqiptare.
Monografia e parë shqiptare asht ajo e Pashko Vasës “Shqypnia dhe Shqyptarët” 1879.
Zef Jubani (i Ndok Hilës), i cilli n’anë të Veriut kje i pari që mblodhi kangë shqipe e i përkthei në italisht.
Pashko Vasa, i cilli mësimet fillore i bani në shkollën françeskane në Shkodër, filloi me shkrue që ndër vjetët e para, e botoi 6 vepra në gjuhë të ndryshme për pavarësi shqiptare. Kaq me urti e dije punoi, sa mbrrijti me ia mbushë menden Abdull Hamidit t’i epte lejën me ngritë në vjetin 1879, një shoqni letrare shqiptarësh mbrendë në Stamboll. Në këte rasë Pashko Vasa, në bashkëpunim me të tjerë, trajtoi një alfabet të përgjithshëm për shqiptarë e që, atëherë, ai ka parasysh unitetin e kombit, dashtninë ndaj të cillit e shprehi plot ndijesi në kangën, që këndojmë edhe sot në poemën “E mjera Shqipni”; “O moj Shqypni, e mjera Shqypni…”
Don Ndoc Nikaj, i cilli filloi që në vjetin 1888 me i dhanë kombit libra shqip. Shkroi shumë ndër të përkohëshmet e fletore; deri sot ka shkrue 12 vepra.
Në vitin 1889, u shkruejt romani i parë: “Marçia” nga Dom Ndoc Nikaj,
Mandej, janë për t’u përmendë: Dom Engjëll Radoja, Dom Pjetër Zarishi, Pader Françesk Rossi da Montalto O. F. M., Pader Jak Jungg S. J., Dom. Ndue Bytyci, Pader Tomë Marcozzi O. F. M., Dom Pashko Junki, Dom Pashko Babi e tjerë shkrimtarë të rinj, të cillëve u del zani në shek. e XX.
Duhet pasë parasysh, se edhe andej detit, n’Itali, katolikët italo-shqiptarë tregojnë një dashni të posaçme për Atdhe të lanun, zhvillojnë një literaturë fort të haptë e i apin nxitje të madhe kulturës e idesë kombëtare. Dallohen në shenjë ndër ata të herëshmitt: Lukë Matranga, Nikoll Filia, Jul Variboba, Nil Catalani etj; ndër ata ma të vonët: Jeronim de Rada, i cilli, përveç shkrimesh të panumur e propagandët, shkroi edhe 13 vepra me randësi për gjuhë e çashtje kombëtare; Pader Anton Santori O.F.M. që shkroi tri vepra shqip e shumë vjerrsha satirike; Zef Serembe; Zef Schiro, që shkroi 9 vepra me randësi e shumë shkrime rasët; Zef Camarda etj.
Në vjetin 1899, Imzot Preng Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqninë Letrare “Bashkimi”.
Prej vjetit 1900 deri në vjetin 1912, pra mbrenda 12 vjetëve, gjejmë 59 vepra e 16 autorë. Dallohen, sidomos: P. Gjergj Fishta O. F. M., që në ketë kohë shkruen: “Lahuta e MaIcis” 1905; “Anxat e Parnasit” 1907; “Pika voeset” 1909 etj. deri në ditë të sotme gjithsejt 17 vepra, të gjitha shqip e plot ndjesi kombëtare.
Luigi Gurakuqi, i cilli, gjithë dashni për Atdhe e kaloi rininë e vet në mërgim, s’le të përkohëshme pa e mbushë me artikuj të vet, s’len shoqëni shqiptarësh pa marrë pjesë edhe ai vetë. Shkruen 6 vepra të ndryshme.
Pader Anton M. Xanoni S. J. i cilli, si punëtor i palodhun i gjuhës shqipe, shkroi mase 14 vepra e la shumë dorëshkrime.
Asht poema “Sintezë” e At Bernardin Palajt (i Palajve të Shllakut), në vitin 1925, asht vepra e parë në fushën e stilistikës ” Literatyra Shqype” e At Justin Rrotës.
Në Shkodër u botua e para vepër albanologjike, e para Histori e Letërsise Shqype, e para vepër Enciklopedike.
Pader Shtjefën K. Gjeçovi O.F.M. i cilli, që në rini të vet u vu me mbledhë prej gojës së popullit shka asht ma e bukur në gjuhë e ndër doke tona; shkroi shumë në të përkohëshmen “Albania” e, na la 7 vepra të ndryshme, ndër të cillat edhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.
Përveç këtyne, dallohen në shenjë si shkrimtarë të mirë në të përkohëshme e fletore: Pader Pashk Bardhi, Hilë Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gaspër Merturi, Kolë Thaçi etj.
Prej vjetit 1912 deri në vjetin 1933, shkrimtarët shtohen e punojnë përherë e ma me zell.
Kemi mërrijtë me numërue 304 vepra të ndryshme e 69 autorë. Kanë një randësi të posaçme:
Dr. Terenc Tocci për artikuj, që shkruen e për 8 vepra që boton;
Pader Vinçenc Prennushi O.F.M. për artikuj të panumur e për 20 vepra të ndryshme.
Pader Fulvio Cordignano S. J. që shkruen mbi shumë çashtje të ndryshme e dy libra.
Pader Ndoc Saraçia S. J. i cilli, boton 13 libra shkolle.
Karl Koliqi, që shkruen në shumë të përkohëshme e fletore, përkthen mirë 8 vepra.
Ernest Koliqi, i cilli tue bashkëpunue ndër shumë të përkohëshme, mrrinë me fitue një stil të rrjedhëshëm e elegant, shkruen vetë e perkëthei gjithësejt tri vepra.
Ma shumë dallohen gjatë kësaj kohë për botime të ndryshme e artikuj me randësi:
Pader Ambroz Marlaskaj O.F.M., Gaspër Mikeli, Pader Anton Harapi O.F.M., Gaspër Beltoja, Dom Lazër Shantoja, Pader Marin Sirdani O.F.M., Zef M. Harapi, Pader Justin Rrota O.F.M., Kolë Kamsi, D. Gaspër Gurakuqi, D. Lekë Sirdani etj.
Disa dijetarë klerikë katolikë dhe ish studenta të shkollave jezuite dhe françeskane të pas Luftës Dytë Botnore… 
Disa nga intelektualët e sotëm shkodranë të periudhës së mbas Luftës së Dytë Botnore e deri në ditët e sotme. Po fillojmë me përkthyesit e mëdhenj, prof. Gjon Shllaku, prof. Henrik Laca, prof. Pashko Gjeci, Frano Alkaj, prof. Ernest Koliqi, akademik, Injac Zamputti (nanën prej Shllakut e babën italian), Nikollë Daka, Mark Dema, Ferdinand Leka, Zef Simoni e te tjerë ma të ri që bane aq bukur me folë shqip Homerin e Danten, Gëten e mjaft kryevepra të letërsise botnore, personalitete këto që i blatuen kulturës kombëtare aq shumë vlera shkencore albanologjike, gjuhësore, etnografike, arkeologjike, historike, bibliografike, muzeale e çfarë jo tjetër…
At Marin Beçikemit, At Donat Kurti, Luigj Gurakuqi, Marin Sirdani, At Justin Rrota, Gjon Sinishta, Vitor Vola, Stefë Curani, Rrok Zojzi, prof. Kolë Ashta, Nikollë Mazrreku, Gaspër Gurakuqi, Anton Logoreci, Luigj Marleka, Injac Zamputi, prof. Luigj Benusi, prof. Pjetër Radovani…
.

Në letërsi

Disa prej personaliteteve shkodrane të letërsise e arteve, të së shkuemes pa të cilët nuk mund të kishte histori shqiptare letërsie, arti e kulture; shkrimtarët At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Filip Shiroka, Pashko Vasa, Dom Ndoc Nikaj, Dom Ndre Zadeja, At Anton Harapi, Imzot Vinçens Prennushi, Hilë Mosi, Gaspër Pali, profesor Benedikt Dema, Dom Lazër Shantoja, Zef Zorba… “Imzot Lazër Mjedën, meshtar e atdhetar i flaktë, themelues i shoqërive letrare e botuese, mecenat e lavrues i letrave shqipe;
-Imzot Prengë Doçin, luftëtar i idealeve të binomit “Fe e Atdhe”, politikan e diplomat, themelues i shoqërisë “Bashkimi” e autor krijimesh artistike;
 .

Mosnjohja e letërsisë shqipe në gegnishte

“…sot 70% e letërsisë shqipe e shkrueme në Gjuhën Gegënishte, nuk njihet fare nga intelektualët dhe brezi i ri, ndonse gjoja kanë mbarue edhe shkolla të nalta, por tue mos harrue se këto shkolla i kanë përfundue me librat e botuem nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, të mbytun fund e krye me rrena, mashtrime dhe me ideologjinë antiatdhetare marksiste-leniniste… Fritz Radovani “Kur Gegët do të ndiejnë veten n’Atdheun e vet?!” Përshëndetje Konferencёs shkencore me temё “Gegnishtja sot…” Melbourne, 19 Dhjetor 2011.
Pjetër Bogdani (1625-1689), ipeshkvi i Shkodrës dhe arqipeshkvi i Shkupit më 1667 vdiq i sëmurë në Prizren dhe dëshira e tij e shprehun dikur u ba realitet. “Ah, sikur të kisha një kandil të ndezun e të ndriçoja atë tokë të vorfën të Shqipnisë dhe të Serbisë, një pjesë e madhe e secilës flet shqip!”.
Amik Kasaruhos në “Kisha katolike dhe shkolla e parë shqipe” ishin; At Leonardo De Martino (arbëresh) (1830-1923) At Ndue Bytyçi (1847-1917) poet, autor tekstesh shkollore dhe përpilues antologjish letrare; Dom Ndre Mjeda (1866-1937) etnologetnolog dhe pedagogjist; At Benedikt Dema (1904-1960) etnolog dhe poet; At Pal Dodaj (1880-1951) publicist; At Donat Kurti (1903-1983) filozof dhe pedagogjist; At Daniel Dajani (1916-1947)
 .

Kisha katolike shqiptare

Klerikët që kanë dhënë mësim në shkollat shqipe, linguist; At Marin Sirdani (1885-1962) orator, poet dhe filolog; At Pashk Bardhi (1870-1948), poet; At Anton Harapi (1888-1946), poet; At Ndue Bytyçi publicist; At Justin Rrota (1889-1964) publicist, shkrimtar dhe historian; At Bernardin Palaj (1894-1949) shkrimtar dhe publicist; At Gjon Shllaku (1907-1946) shkrimtar; At Shtjefën Gjeçovi (1874-1948), studiues i pedagogjisë; At Anton Xanoni (1863-1915) shkrimtar studiues i të drejtës zakonore: At Gjergj Fishta…
.
Marrë nga voal.ch, 15 Maj 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.