![Fortaleza - Brazil 2014](https://www.radiandradi.com/wp-content/uploads/2014/07/bl-pl-fotos-memoria-fortaleza-beira-mar-2007.jpg)
Afar i Kryer: Brics krijojnë fondin Bankar prej 100 bilion $,
për t’u shkëputur nga dominimi Perëndimor…
Presidenti i Rusisë: Vladimir Putin, Kryeministri Indisë: Narendra Modi, Presidentja braziliane – Dilma Rousseff, Presidenti i Kinës – Xi Jinping dhe presidenti i Afrikës së Jugut – Jacob Zuma kanë bashkuar duart e tyre gjatë fotografisë zyrtare në Samitin e 6-të, të vendeve Brics në Fortaleza, të Brazilit, më 15 korrik të 2014
![Brics - Summit i të Pestëve](https://www.radiandradi.com/wp-content/uploads/2014/07/brics-development-bank-702x336.jpg)
Grupi i vendeve në zhvillim, nënshkruan dokumentin e shumpritur për krijimin e Bankës së Zhvillimit Brics me 100 bilion $: një depozitë monetare me vlerë mbi 100 miliardë dollarë për të kundërshtuar ndikimin e institucioneve Perëndimore me bazë kredidhënien e dollarit.
Banka e re do të sigurojë para për infrastrukturën dhe projektet e zhvillimit në vendet Brics. Ministrat e financave të këtyre vendeve nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit në Fortaleza, të Brazilit të martën, në ditën e parë të samitit të 6-të të vendeve Brics si dhe dokumentet e bashkëpunimit midis agjencive të kredive të eksportit Brics duke nënshkruan një marrëveshje të re bashkëpunimi.
Çdo anëtar Brics pritet të fusë një kuotë të barabartë në krijimin e kapitalit fillestar prej 50 miliardë dollarësh me synimin për të arritur te shifra 100 miliard $. Banka Brics do të jetë me seli në Shanghai dhe India do të kryesojë presidencën në vitin e parë, ndërsa Rusia do të jetë kryetare e përfaqësuesve. Secili vend do të dërgojë ministrin respektiv të financave në karrigen e Bankës Qendrore të bordit përfaqësuesve të kësaj banke.
![Brics - Fortaleza 2014](https://www.radiandradi.com/wp-content/uploads/2014/07/bricsfortal10411234.jpg)
Krerët nga të pesë vendet: Presidenti i Rusisë – Vladimir Putin, ai i Brazilit – Dilma Rousseff, ai i Kinës – Xi Jinping, ai i Indisë – Narenda Modi dhe ai i Afrikës së Jugut – Jacob Zuma, ishin të gjithë të pranishëm në Samit.
Fondi akumulues prej 100.000.000.000 dollarësh kreditim, i quajtur edhe Kontigjenti i Rezervave të Marrëveshjes (CRA), është themeluar tashmë. Kina do të kontribuojë me pjesën më të madhe, rreth 41 miliard $, Rusia, Brazili dhe India do të kontribuojnë me 18 miliard $, kurse Afrika e Jugut, anëtari më i ri i bllokut ekonomik, do të kontribuojë me vetëm 5 miliard $.
Nisma e madhe e bankës Brics është hapi i parë për të thyer dominimin e dollarit amerikan në tregtinë globale, si edhe institucionet e dollarit të mbështetura nga organizma të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore, me bazë në SHBA, ku institucionet e vendeve të Brics kanë fare pak ndikim.
Anëtarësimi nuk mund të jetë i kufizuar vetëm në shtetet Brics. Në të ardhmen mund të përfshihen anëtarë edhe nga vendet me tregje në blloqet e tjera në zhvillim, të tilla si Meksika, Indonezia apo Argjentina, mbasi ato të kenë sistemuar bilancet.
Grupi ka krijuar tashmë Aleancën e Aksioneve Brics, një nismë për të kaluar te lista e derivateve dhe për t’u hapur rrugën investitorve ndërkombëtarë të interesuar në tregjet në zhvillim.
![Brics - Brazil-Indi-Rusi-Kina-Southafrika](https://www.radiandradi.com/wp-content/uploads/2014/07/538649c29b1d1_800x533.jpg)
Brics përfaqëson 42 për qind të popullsisë së botës dhe afërsisht 20 për qind të ekonomisë botërore në bazë të GDP-së, dhe 30 për qind të GDP-së në botë në bazë të PMB, për një lexim më të saktë të ekonomisë reale. Gjithsej tregtia midis vendeve është $ 6.14 trilion, ose rreth 17 për qind e totalit të botës.
marre nga http://www.theeventchronicle.com