back to top
24.5 C
Tirana
E enjte, 16 Maj, 2024

45 mijë letra anonime, për mos t’u marrë “Nobeli” shqiptar – Opinione rreth një shakaje që ndokush e merr mjaft seriozisht

Gazeta

Shkrimtari Kadare midis "Mjaft-istave" 2006
Shkrimtari Kadare midis “Mjaft-istave” 2006
45 mijë letra anonime, për mos t’u marrë “Nobeli” shqiptar
Opinione rreth një shakaje që ndokush e merr mjaft seriozisht
Dodë Mëlyshi

Thuhet se 45 mijë letra janë shkru jurisë së çmimit Nobel kundër Kadaresë, nga shqiptarë.
Nëse është e vërtetë kemi të bëjmë me një marre të madhe.
Vetë disa libra ja kam lexue këtij shkrimtari. Shumkush flet për “Prillin e Thyer” apo për “Pallatin e ëndrrave”. Mua më ka pëlqy më s’tepërmi (ngaqe ndoshta lexuar në një moshë shumë të re) novela “Kush e solli Doruntinën”. Në të dy versionet, shqip dhe italisht.
Kadareja, si shkrimtar është vlerë.
Tani t’i kthehemi letrave, flete rrufe dhe vesit të ndyrë të spiunllëkut.
Ky ves filloi t’i ngjitej shqiptarit mbasi zuni rrënjë partia: “Ku t’i kërkoj rrënjet e tua parti/
si një rrap madhështor ke mbirë mbi këtë tokë të lashtë/…”.
Ka qenë e mirë që shkrimtarët dhe poetët t’i këndonin më pak partisë së spiunave, spiunllëkut e të burgosjes me tre dëshmitarë të rremë.
Ka qenë më e udhës një gjë e tillë. Ndoshta kishin ndihmuar në një brumosje ndryshe të “njeriut të ri socialist”.
Ose sot mos të ankohen!
Duhej kurajo e madhe natyrisht, po ja që guximi dhe burrëria përbëjnë një element të domosdoshëm për ata që pretendojnë të ngjiten në majat e Botës.
E sidoqoftë është vështirë të mendohet se një juri Nobeli, ndikohet nga letra pionerësh e fatosash.
Ndërkohë që kohë më parë, letra të tilla pas shpine kanë dërguar njerëz deri në litar, se në internime e burgime të përjetshme përgjat diktaturës, po e po!
E ka shumë gjasa, që disa të cilët sot ankohen për letrat kundër Kadaresë, jo me larg se dje kane shkruar letra deri sa u asht lodhur dora, ose edhe ma zi, kanë qenë dëshmitarë të rremë në diktaturë.
Pra, nëse fillojmë të diskutojmë temat e letrave pas shpine, apo letrave flete-rrufe, do ishte ma mirë të kapej bash thelbi i saj.
Të prekeshin bash themelet.

Gjovalin Lumaj

Unë nuk e besoj njerën as tjetrën: As 45 mijë letrat, as influencën e tyre në komisionin e vlerësimeve “Nobel”
Kjo ma sa shumti është një nxitje debati alla-shqiptar, e mentalitetit mesjetar: “Me sopata me hanxhar…!”

45 mije letra versus Kadare
45 mije letra versus Kadare
Ndre Molla

Unë mendoj se është absolutisht e pamundur të jenë dërguar 45 mijë letra kundër Kadaresë në komisionin e Nobelit. Më duket se dikush kërkon ta stërmadhojë këtë fakt. Ka pas letra edhe të bëra publike kundër Nobelit të Kadaresë dhe këtë e kanë bërë sidomos ata që vuajtën tmerrsisht nga regjimi i Enverit, shoqit të Kadaresë. Qëndrimet e tij publike në diktaturë, pavarësisht nga përmasa si shkrimtar, në mbështetje të diktaturës janë kompromentim i rëndë i tij. Qëndrimet e tij publike dhe shumë të egra kundër Fishtës e kompromentojnë rëndë. Unë po të përcjellë vetëm një shkrim të tij këtu për Enverin dhe jo në 1960, 1970, 1980-ën… por në 1985-ën kur cofi. Nobeli ka një mënyrë shumë të sofistikuar verifikimi të meritës në kuptimin letrar, moral e politik, për çmimin për vetë përmasën botrore që ka marr ky çmim. E besoj se ata e dinë se shkrimtari i madh Kadare, ka qënë një zar i regjimit në planin politik e njerzor. Sigurisht se vesi i letrave është pasojë e regjimit që ngriti Enver Hoxha me mbështetjen e oborrtarve të tij dhe është e shëmtuar. Por çdo letër të hapur do ta meritonte dhe është gjëja e duhur për t’i kujtuar çdo intelektuali me përmasë të tillë se, pena e tyre është armë, ose në dorë të diktaturës, ose në dorë të popullit. Alegoria dhe metafora në shkrimet e tyre nuk mjaftojnë për ta ndaluar, për sa kohë diskursi yt publik përkrah diktaturën. Intelektuali nuk pajtohet me diktaturën pavarsisht nga pasojat personale. Edhe pse nuk mund të dalë hapur, sëpaku gjen mënyra për të mos i shërbyer me heshtje apo mënjanim, por jo oborrtar. Është i shëmtuar qëndrimi me shkrimin e tij në 1985-ën, kur i vdiq udhëheqësi. Nuk e ka shtërnguar kush ta bëj, ka dashur, e ka ndjerë, tjetër ç’thotë sot.
Kjo është letra e vërtetë që e ka dëmtuar Kadarenë, sa 45 mijë apo 450 mijë të tjera.

Robert Marku

Nëse asht e vërtetë tema e letrave e para e punës nuk besoj se janë anonime sepse dihet se nuk i merr kush në konsideratë, por nëse ato janë të vërteta dhe kanë shkrue të vërtetën për Kadarenë, atëhere pse kenka gjest i keq?!
Gjithsesi ata letërshkrues sigurisht nuk kanë kërku burgim politik, as varje, as interrnim për Ismailin, ndryshe siç bante vetë personi kur ishte në shërbim të Nexhmijes, e që sot po na shitet disident.
Me thanë të vërtetën, nuk asht as turp as gabim, përkundrazi!
Megjithatë Ismaili vazhdon misionin e tij duke thanë edhe këto ditë se Shqipëria asht në ditët e saj ma të mira.

Medalja e çmimit Nobel
Medalja e çmimit Nobel
Ilir Seci

Të rralla janë rastet kur primitivizmi kulturor i nji shoqnie mund shfaqet ma kjartë sesa u shfaq këtyne ditëve kur mediet përmbytën rrjetin me lajmin e “bujshëm”: – “E pabesueshme! 45 mijë letra kundra Ismail Kadaresë nga shqiptarët që të mos marrë Nobel!”
Lajm u shpërnda nëpër rrjete me numrin e rrumbullakuem të letrave, plot 45 mijë, pa asnji referencë, asnji burim, asnji verifikim, asnji citim… mungesa e verifikimit as u mor parasysh nga ata që e ndanë lajmin deri në stërpërsëritje… Sipas këtij lajmi “tronditës” njeriu krijon përshtypjen se Komisioni i Nobelit në Suedi asht si ato kryesitë e kooperativave bujqësore në kohën e Enverit që merreshin me letrat nga populli. Menjihere mbaj “lajmit tronditës” pasoi nji fushate mazohiste vetëposhtnimi dhe vetëndëshkimi kolektiv – “Ja shikoni sa popull i lig!” – plasën fajësimet dhe vetefajësimet sidomos prej së ashtuquejtunës “inteligjencie” që hyn në këtë fushatë vetëndëshkuese duke fshikullue tanë mazohizëm shoqninë pjesë e të cilës janë, a thue se vërtet Malua mbeti pa “Nobel” prej letrave të masave popullore!?
Çfarë mjerimi!
Shqetësimi ma i madh që del nga kjo situatë asht se lajmi dhe mazohizmi që pasoi mbas tij dëshmojnë se në çfarë gjendje të randë asht shëndeti mendor i shoqnisë… Po ta kqyrim me vëmendje si “lajm” të ban përshtypje se sa e deformueme asht mendja e atyne që kanë sajue dhe interpretue këtë lajm, mendje që nuk mund lirohen dot nga prangat e recidivave komuniste… pranga të farkëtueme me hallka si “Letra nga Populli”, “Letra Anonime”, “Raportim”, nji paranojë e dukshme që ulërin për ndihmë nga ndonji mjek specialist… mundësisht psikiatër…
Sa për Malon vetë mund thuhet se nëqoftëse, edhe nëqoftëse lajmi asht i vërtetë, atëherë ky rast do përbante ilustrimin e plotë të proverbit “Karma asht buçe.” Malo Kadare e mbajti dhe glorifikoi ma shumë se askush tjetër sistemin diktatorial enverist që ngriti kulturën e letrave nga populli… provoje pak vetë shijen e ilaçit që krijove ti Malo… Besoj e keni lexue atë letrën dërgue Enverit, ku Malo Kadare denonconte të motrën e vet. Dhe kryesorja duhet rifreskue kujtesa duke theksue këtu faktin se I. Kadare ishte nënkryetari i Frontit Demokratik të diktaturës së RPSSH-së, zëvendës i Nexhmije Hoxhës, si dihet nji nga përparësitë e Frontit asokohe ishte shqyrtimi i letrave nga populli, letra që demaskonin, akuzonin, denonconin armiqtë e mundshëm të Partisë dhe Frontit Popullor… armiqtë që mbasi zbuloheshin nga letrat popullore ishte detyrë e Frontit të Nexhmijes dhe Malos që t’i nxirrte para popullit dhe t’i demaskonte duke ua “çjerre maskën”… pas demaskimit pasonin dënimet me internim/ dëbim dhe burgosje… Malua prap me fat sot, sepse 45 mijë letrat nuk e kushtuan internim/dëbim apo burgosje… vetem sa e lanë pa Nobel…

Monika Mëlyshi

Shqiptarja që ka shkrue ka thënë të vërtetën! Vajzën e Kadaresë e kam pasë në gjimnaz. Ajo u dashurua me djalin e letërshkrueses dhe mbeti shtatzanë me të. I jati i vajzës, si dhe e ëma, jo vetëm që nuk ishin dakord për këtë marrëdhënie, por i kanë shkulur fëmijën 6 muajsh, nga barku, të bijës dhe e kanë përndjekur e masakruar të birin e letërshkrueses! Djali, Renato Rrapi, ka pësuar dëmtime të parikuperueshme vetëm pse deshi të bijën e Kadaresë dhe se e ëma, sipas këtij të fundit ishte e padenjë për krushqi me të! E ëma e djalit, Janulla Rrapi, që e kemi pasë në lagjje, ka kaluar një kalvar vuajtjesh dhe sot është e ekzaminuar me kancer në mushkëri!
Kadareja është shkrimtar i madh dhe njeri i vogël.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.