
24 Maj 1944 – Kongresi i Përmetit
nga Fredi Sulaj
Kongresi i Përmetit u zhvillua në një godinë ku shfaqeshin portretet e kriminelit Enver dhe Titos. Salla zbukurohej me parulla filojugosllave dhe pjesëmarrja ishte nga kriminelët e luftës Enver Hoxha, Hysni Kapo, Liri Gega, Haxhi Lleshi, Myslym Peza, përfaqësuesi i fashios fashiste Omer Nishani etj…
Kongresi u mblodh mbasi nën komandën e serbëve Mugosha-Popoviç, komunistët kishin shkelur konferencën e Pezës duke sulmuar dhe vrarë nacionalistët fill pas Mbledhjes së Mukjes.
Në vendimet e saj, konferenca realizoi një grusht shteti duke rrëzuar Mbretin Zog pa referendum dhe në mbështetje të komplotit të fashizmit italian me tradhëtarë shqiptarë më 12 Prill 1939…
Gjithashtu Kongresi deklaroi që qeverisjen do të përcaktojë populli ndërkohë që atë e formuan komunistët me 24 Maj 1944, me kryetar kriminelin Enver Hoxha dhe President, përfaqesuesin e Këshillit Korporativ Fashist: Omer Nishani…
Të vetmen gjë që duhej të bënte KANÇ ishte t’i shpallte luftë Gjermanisë, gjë që nuk e bëri dhe këtu ju bashkua tinëzisht njohjes se shtetit shqiptar nga Gjermania naziste, me 23 Tetor 1943, nëpërmjet të dërguarit të fyhrerit, Nojbaher që erdhi me avion në Shqipëri.
Për këto fakte, Shqipëria nuk u njoh si shtet fitues i Luftës së Dytë Botërore dhe nuk u thirr në Konferencën themeluese të San Françiskos 1945, që krijoi OKB, gjithashtu nuk ishte ftuar zyrtarisht në Konferencën e Paqes, Paris 1946, por me kërkesën e Bashkimit Sovjetik, u thirr si dëgjuese ku foli edhe Enver Hoxha dhe u diskreditua si shteti i vetëm me president fashist në një konferencë që deklaronte fitoren kundër fashizmit…
Marrë nga Muri i FB, nga Fredi Sulaj 24 maj 2025