back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill, 2026

Administrata Trump ndalon përkohësisht regjistrimin e studentëve huaj në Harvard

Gazeta

Trumpi & Harvardi
Trumpi & Harvardi
Administrata Trump
ndalon përkohësisht regjistrimin e studentëve huaj në Harvard

Administrata Trump ka ndaluar përkohësisht regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvard-it, raportoi “New York Times” të enjten. Vendimi vjen në kuadër të një hetimi nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ndaj institucionit të njohur akademik.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, i ka dërguar një letër zyrtare universitetit, ku njofton për pezullimin dhe kërkon që Harvard të dorëzojë informacionin e kërkuar brenda 72 orëve nëse dëshiron të rikthejë çertifikimin për programin Student and Exchange Visitor (SEVP) përpara vitit të ri akademik.
Në një postim në rrjetin social X, Noem shkroi: “Kjo administratë e konsideron Harvard-in përgjegjës për nxitjen e dhunës, antisemitizmit dhe bashkëpunimit me Partinë Komuniste Kineze brenda kampusit.” Ajo shtoi se regjistrimi i studentëve të huaj është “një privilegj, jo një e drejtë” dhe kritikoi faktin që tarifat e larta të studentëve të huaj “ndihmojnë në shtimin e fondeve miliarda dollarëshe të këtij universiteti”.
Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt te studentët aktualë ndërkombëtarë të Harvard-it, të cilët do të detyrohen të transferohen në universitete të tjera ose do të humbasin statusin e tyre ligjor, sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Universiteti i Harvardit
Universiteti i Harvardit
Universiteti i Harvard-it e ka quajtur këtë lëvizje një hakmarrje që mund të shkaktojë pasoja të rënda: “Veprimi i qeverisë është i paligjshëm. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të ruajtur mundësinë e Harvard-it për të pritur studentë dhe studiues ndërkombëtarë nga mbi 140 vende të botës, të cilët pasurojnë universitetin dhe këtë komb, në mënyrë të jashtëzakonshme,” thuhet në deklaratën e universitetit.
Në muajin prill, presidenti Trump e konsideroi Harvard-in si “të padenjë” dhe kishte kërkuar që universitetit t’i hiqeshin kontratat kërkimore me qeverinë, pasi nuk kishte pranuar mbikëqyrje të jashtme politike.
“Harvard nuk mund të konsiderohet më as si një institucion i denjë për arsimin dhe nuk duhet të jetë në asnjë listë të universiteteve të mëdha botërore,” shkroi ai në platformën e tij Truth Social.
Trump kishte paralajmëruar që në prill ndalimin e studentëve të huaj nëse Harvard nuk i përmbushtë kërkesat e tij.
Marrë nga JOQ Albania, 22 maj 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.