back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Viola Kaloshi: Rivrasja e Babait tim

Gazeta

Bujar Kaloshi (1951-1996)
Bujar Kaloshi (1951-1996)

Viola Kaloshi: Rivrasja e Babait tim

 
Viola Kaloshi, vajza e Bujar Kaloshit,
vrasja e të cilit iu faturua “Hakmarrjes për drejtësi”
e quan një vrasje të dytë pafajësinë që u dha gjykata kësaj bande.
Në një reagim të saj në rrjetin Facebook, ajo thotë se:
“Orët e drejtësisë janë mbuluar tanimë, nga orteku i madh i padrejtësive,
etjes për pushtet të çakenjve, krimi i organizuar, korrupsioni, droga, etj.
Madje, madje i tejkalojnë edhe ato të diktaturës famkeqe…!”
Vajza e një prej viktimave të dyshuara të bandës
lë të kuptohet se vendimi i gjykatës ishte i ndikuar politikisht.
 
Viola Kaloshi
Viola Kaloshi

Krimi ende i lirë edhe sot pas 20 vitesh…

Me dhimbje të thellë mësova lajmin e vrasjes për të dytën herë të babait tim Bujar Kaloshi. Këtë lajm për herë të parë e përjetova 20 vite më parë, në moshën 13 vjeçare.
Ndërsa mes lotëve dhe dhimbjes vrapova drejt makinës së tij për ta përqafuar ashtu siç bëja çdo mëngjes, pasi mëngjesi ishte i vetmi moment kur unë mund të lumturohesha me praninë dhe dashurinë e tij. Kjo, për shkak të orëve të tij të gjata në punë, për të ndërtuar një shtet ligjor, të ndershëm, të meritokracisë dhe vlerave.
Por, atë mëngjes gjithçka u pre në mes. Dora kriminale ma kishte gjakosur tanimë përqafimin tim, ashtu siç bëri edhe sot. Ndërsa, duart e mia, të një fëmijë të mitur u mbuluan nga gjaku i pafajshëm i babait tim Bujar Kaloshi.
Si mundet të rivrasësh një njeri si Bujar Kaloshi, që jo vetëm punoi me devotshmëri, përkushtim e besnikëri, por dha edhe jetën për vendin e tij, deri në ditën e fundit, duke lënë pas tek ne fëmijët e tij një plagë të madhe.
Ai shpesh thoshte se “jap edhe jetën për shtetin”. Dhe e dha jetën si zyrtar i shtetit. Por, pavarësisht kësaj, krimi mbetet ende i lirë.
Orët e drejtësisë janë mbuluar tanimë, nga orteku i madh i padrejtësive, etjes për pushtet të çakenjve, krimi i organizuar, korrupsioni, droga, etj. Madje, madje i tejkalojnë edhe ato të diktaturës famkeqe.
I dashur babi im,
askush nuk mund të përgjakë më tej rrugtimin tonë të përbashkët drejt së vërtetës. Sikurse, s’do tëë mund të përbaltë dot kurrë vlerat dhe virtutet më të mira si; ndershmëria, krenaria, fisnikëria, bujaria, drejtësia, etj. që ti rrënjose tek ne.
Sot, emri dhe gjurmët që ti ke lënë pas janë të gjalla. Ne të takojmë çdo ditë, tek të njohur apo të panjohur, të cilët përloten dhe përulen me respekt teksa flasin për ty.
Të dashur miq,
Bujar Kaloshi ishte Gladiatori që e fitoi betejën me ju dhe për ju. Falë mbështetjes dhe besimit tuaj të palëkundur. Ai luftoi për shtetin e së drejtës, një Shqipëri Euro-Atlantike dhe Kosovën e pavarur.
Në emër të vlerave tona të përbashkëta ju lutem pranoni, mirëkuptoni këto rreshta dhe mbështesni më tej në rrugtimin drejt së vërtetës.
Marre nga http://www.m.lapsi.al

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.