back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 23 Maj, 2024

Luan Myftiu – Ballisti i fundit nga Namir Lapardhaja

Gazeta

Luan Myftiu (2 shkurt 1933)
Luan Myftiu (2 shkurt 1933)

Luan Myftiu – Ballisti i fundit

nga Namir Lapardhaja

 
Me 2 shkurt 2017,
Luan Myftiu mbushi plot 84 vjeç.
Prej vitesh ai jeton ne Tiranë,
i tërhequr nga aktiviteti publik,
sigurisht i zhgënjyer nga jeta
dhe demokracia në Shqipëri.
 
Berati - Qytet i nji mbi nji dritareve
Berati – Qytet i nji mbi nji dritareve

Luan Myftiun, e spiunoi një koleg i tij dhe ate e burgosën!

E njoha diku në mes të viteve ’80,
kur punonte në ndërtim dhe vite në një rrethanë të çuditshme,
e më la përshtypjen e një njeriu të ditur dhe plot kulturë.
Kur shkova në shtëpi, tregova për këtë takim,
përshtypjen për Luanin duke i transmetuar babait të falat e Luanit.
Edhe im atë, me një keqardhje që i lexohej në sy, më tha:
“U dënua dhe u burgos me spiunimin
nga një koleg që punonte me të mësues në fshat!”.
Aty mësova se për pashkët,
nga familja jonte çohej një shportë me vezë të kuqe
te familja Myftiu në Çelepias,
sepse dy familjet kishin miqësi të vjetër…
Nini Mano

Fjodor Dostojevski (1821-1881)
Fjodor Dostojevski (1821-1881)

***

Ishte një natë e errët, kur Luan Myftiun e thirrën si zakonisht për ta pyetur për fajësinë e tij.
Veç kryetarit të Degës, në dhomën e errët ndodheshn edhe disa oficerë të sigurimit. Dialogu që u zhvillua atë natë dhe që do të shenjonte përfundimisht të ardhmen e Myftiut ka nota të theksuara absurde dhe për lexuesin e sotëm është në kufijtë e të pabesueshmes, mirëpo kjo është vetëm një ndër dëshmitë e shumta për vuajtjet dhe kalvarin e errët nëpërmjet të cilit ka ecur historia jonë për gjysmë shekulli.
-Fol! – klithi kryetari që kish hipur majë tavolinës për të më ngritur peshë nga flokët.
-Përse më keni marrë? Unë s’kam bërë gjë! – belbëzoi.
-Si?- ulëriti si bishë – S’ke bërë gjë? Pse ç’kujton ti, kur të bësh do të të arrestojmë ne?!…
-Po si, pa bërë gjë?! – dukej sikur këmbënguli.
-Ta pret mendja! Pse quhemi Sigurimi i Shtetit që të presim sa të bësh ti ndonjë proçkë, pastaj të të vemë hekurat. Dhe iu kthye shokëve:
-Ne na kanë thënë se është burrë i zgjuar, ky po na del kërriç gomari!
-Mos na kujton se jemi ai princi Meshkin i Dostojevskit tënd?
-E di që s’mund të jeni ai zotëri!
-Dëgjo këtu. – ulëriti kryetari i Degës – Bëj shyqyr që ke në krye të shtetit ca largpamës se për ideal të partisë unë ta hap kafkën me bisturi dhe t’i ha trutë me lugën e kafesë!
Dhe iu drejtua shokëve të tij: “Kurse ju më thoni mua ta dënojmë këtë vetëm dhjetë vjet burg? Ky po na mbush mendjen neve se qenkemi burra të poshtër! Dhe klithi: “Hiqmani sysh”!
Pas dy muajsh e nxorrën në gjyq. Kur të gjithë prisnin të dëgjonin se ç’krime kishte bërë, u dëgjua zëri i prokurorit:
-E ke lexuar Dostojevskin?!
-Po! – iu përgjigj.
-Pse e ke lexuar? – vijoi i parapërgatitur njeriu i drejtësisë.
-Si mësues letërsie, duhet të dija diçka për të! – ia ktheu.
-Që të ruaje nxënësit nga ndikimi i tij? – pyeti me ironi prokurori.
-Ndoshta! Po! – u tha – Dhe për këtë! Fëmijët duhet të dinë!…
-Po ti vetë, ç’ndikim ke pasur prej tij? Ç’ke kuptuar në veten tënde?
-Këtë po pres të ma thoni ju! – ia priti jo pa ironi.
-Kurse ne e presim prej teje. -Ç’ndikim ke pasur prej atij maskarai?
Dikush qeshi nën zë në sallë. Unë ndërhyra menjëherë.
-Kam kuptuar që nën ndikimin e tij i dua njerëzit thjesht vetëm si njerëz!
-Po ne si i duam? – ia priti prokurori. Mos vallë i duam si kafshë?
-Jo zotëri nuk thashë ashtu! Ju i doni njerëzit, por jo njëlloj. Ju s’mund ta doni Komunistin njëlloj me Kulakun apo armikun e klasës! Dhe i erdhi ndër mend një sentencë e Dostojevskit: “O Zot! Na shpëto nga vetja jonë”!
Dënimi me dhjetë vjet iu dha atë pasdite.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.