Historia e Durrësit të Vjetër… nga Milan Shufaj

Amfiteatri antik Durrës (foto g.kabashi)

Amfiteatri antik Durrës (foto g.kabashi)

Historia e Durrësit të Vjetër…

nga Milan Shufaj

Përktheu dhe Përgatiti Cezar Ndreu 2014

Themelet e fortesës së kohës së mesme të Durrësit, i hodhi Perandori bizantin Anastasi (491-518) që kishte lindur aty. Shtytjen për këtë ia dha gjendja e mjerueshme e Durrësit pas ikjes së gotëve e ndoshta edhe dëmi që shkaktoi tërmeti katastrofal i vitit 345, pas të cilit nuk qe meremetuar dot plotësisht.
Anastasi dha urdhër që qyteti të forcohej me rrethime fortesash trefishe, të cilat pas tërmetit të vitit 518, i përmirësoi mbreti Justin dhe i përfundoi Justiniani.
Sikundër e kërkonte nevoja në kohën e dyndjes së popujve dhe për vetë fuqinë e madhe detare të Bizantit, sistemi i fortifikimeve ishte i ndërtuar kundër sulmeve nga ana e tokës.
Fortifikimin  e fundit e përbënte mbyllja e rripit të ngushtë prej 7 km në veri të qytetit në rrugën nga ana e Bishtit të Pallës.
Ideja e këtyre lloj fortesave u vu në veprim si në atë kohë dhe në “murin e gjatë” para  Kostandinopolit, madje edhe në Termopile, më vonë në  Gadishullin e Kasandrës, afër Selanikut dhe në Hersonez të Trakisë.
Ky mur ishte 200 metra i gjatë, 1 metër i trashë e me tulla të bukura bizantine.
Edhe sot rruga rruga kalon nëpër portën e këtij muri e sipas emrit të tij të gjitha rrënimet quhen Porta.
Qysh prej kohës kur venedikasit pushtuan Durrësin (1392), këto fortesa kanë mbetur rrënoja.
Nga ana e tokës qyteti kufizohej deri në kohën e  Venedikut me rrethimin e dytë, me muret e varoshit, të cilat ishin aq të gjëra sa mund të ecnin katër kalorës  përbri njeri tjetrit.
Këto mure i rindërtoi  Despoti i Epirit  dhe mbreti i mëvonshëm Teodor Dukë Komneni, i ati i Ana Dukës, e cila u martua në vitin 1220, me mbretin serb Stefan Radoslavin, dhe që pas thyerjes së të jatit në betejën afër Klokotnicës iku në Durrës bashkë me burrin e sajë (1234), dhe u la në vullnetin e një Ftanku të madh”.

Dr. Milan Shuflaj

Dr. Milan Shuflaj

Prej këtyre mureve, natyrisht jashtë varoshit të vogël, sot shihet një pirg me një mbishkrim greqisht të  vitit 1223, që thotë se “…kët ndërtesë të vjetër, të jashtëzakonshme e ka ngritur Theodor Komneni…”
Rrethimin e tretë të përforcuar e formonte në anën juglindore të qytetit,  kështjella ose qyteza. Kur Anzhuinët, pas tërmetit të vitit 1273, (rreth 1280) ndërtuan limanin e Durrësit  kështjellën e re, Kështjella e vjetër bizantine quhej “castrum superius”
Fillimet e rrënimit të Durrësit e shënon tërmeti katrastofal i vitit 1273, që i ngjan atij të Raguzës të vitit 1667, ku shumë qytetarë në këtë rast gjetën vdekjen, shumë të tjerë ikën nëpër male, dhe në qytetin e Beratit, nga i cili vetëm një pjesë guxoi të kthehej në shtëpitë e veta në vitin 1284.
Mbas tërmetit, pasohi edhe një zi e gjatë buke, pastaj një murtajë e tmerrshme, në vitin 1348 dhe 1363, dhe më vonë luftimet për pushtimin e Durrësit të shoqëruara me egërsinë e tiranëve shqiptarë.
Nga këto shkaqe një pjesë e madhe e popullsisë u shtrëngua të shpërngulej në Apulia ku jetonte me të lypur.
Me gjithë këtë, Durrësi ndoshta do të mund të duronte gjithçka nëse tërmeti nuk do t’i mbyllte kënetës së madhe rrjedhën për në detë e të shkaktonte kështu  “ajrin e lig!”…
Në një masë më të madhe se në Vlorë e në Medone, malarja bënte dëm në popull, veç kësaj frika prej turqve i shtynte qytetarët të shkonin në vende të huaja.
Në vitin 1430, venedikasit zvogëluan rrethimin e mureve të qytetit për arsye se ai nuk mund të mbrohej kurrsesi prej madhështisë që kishte prej numrit të vogël të ushtarëve: Në vitin 1428, qyteti u shkatërrua pothuaj fare.
Venedikasit shpallën se ata që donin të vendoseshin në Durrës nuk do të paguanin taksa.
Më në fund Republika e Venedikut vendosi të plotësonte dëshirën e vjetër të qytetarëve që qyteti të shndërrohej me ndihmën e hendeqeve e të gërmimeve, në një ishull d.m.th., që këneta të bashkohej nga ana e veriut dhe e jugut me detin, kështu  që ujrat e detit ta rrethonin plotsisht.
Në krye të kësaje pune, për të cilën edhe zotërit shqiptarë dhanë një numër punëtorësh ishte dhe një inxhinier venedikas. Ishte viti 1455.
Por ky mundim i madh u tregua i pamjaftueshëm kundrejt fuqisë së natyrës.
Kanalet, ekzistencën e të cilave e vërtetojnë edhe sot kallzimet e banoreve, mbylleshin me shpejtësi me rërën e detit.
Ishte e nevojshme që ato të pastroheshin vit për vit, si për shembull në Trogirin (Trau) e kohës së mesme, por kjo punë nuk u bë. Përsëri filluan ankimet për “ajrin e keq”, por në verë, në gusht të vitit 1501, turqit kapërcyen kënetën që në shumë vende qe tharë dhe papritur e pakujtuar sulmuan Durrësin.

Milan Shuflaj "Serbët dhe Shqiptarët"

Milan Shuflaj “Serbët dhe Shqiptarët”

Turqit menjëherë e zvogëluan të gjithë qytetin në vendin e zbrapsur nëpërmjet dy pirgjeve, në anën e pirgut bizantin, paralel me muret e vjetra romake një kilometër larg, dhe me muret e vjetra bizantine gjysëm kilometër, ngritën në drejtim të veriut një mbrojtje të re ndërtuar me gurë rrënimesh të vjetra. Ky mur, me një pirg katërkëndësh mbi “Porta grande”, me copa mermeri, me skulptura të vjetra, me mbishkrime romake, bizantine, e venedikase, mandje me gurë varresh e me stema, duket si një muze i vërtetë…
Milan Shufaj: fragment nga libri: “Serbët dhe Shqiptarët” 

Një përgjigje
  1. Agimi Tha:

    Sikur të ketë mundësi që të lëvizin ato familje, që janë në këtë mrekulli e të bëhet si objekt origjnal ky amfiteatër?! E sikur për këtë të ndihmojnë ata 55 miliarderët shqiptarë që të duket Patriotizmi i Tyre!

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook