back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Doli Nr. 80 i Revistës KuqeZi… Editorial nga Lek Pervizi

Gazeta

Lek Pervizi (1929)
Lek Pervizi (1929)

Përshëndetje nga revista Kuq e Zi

Doli Nr. 80 i kësaj Reviste,
dhe ajo tashma hyn vitin e XXI të saj.
Revista është e përmbledhun në nji koleksion
të 20 vjetorit prej 13 vëllimesh, me afërsisht  220 faqe… online.

Editorial 80… Lek Pervizi

Hyrja në një vit të ri ngjall shpresa për një jetë ma të mirë, me plotësime dëshirash e realizime andrrash e veprash, tek çdonjeni, çdo familje e çdo shoqëri. Viti i ri tashma mbetet si praku i kapërcimit prej nji të kalueme të përjetueme në një t’ardhme të panjoftun. Me e thanë pa u mendue fort, prej nji dere në tjerën të së njajtës banesë. Ndryshimi ku qëndron? Ndoshta dera tjetër çon në nji mjedis ma të bukur e ma të rehatshëm. Por mund të çojë dhe në nji kthinë të keqmbajtun e të shkatrrueme. Në rastin e parë ndjen kënaqësi për rehatinë që gjejmë. Në rastin e dytë duhet me shpërvjelë mangët dhe me iu vu punës me e rregullue vendin.
Viti që shkoi ishte plot ngjarje për Shqipninë e shqiptarët. Zgjedhjet e qershorit sollën nji ndryshim të papritun. Nji katastrofë e vërtetë për partinë demokratike e qeverinë e saj… Nji fitore të bujshme për kundërshtarët socialistë, që morën frenat e qeverisë në dorë të tyne. Premtimet ishin të mëdha për fituesit, dhe populli që i votoi prêt që ato të realizohen. Por a do të realizohën? Si duken bathët asgja s’asht e sigurt. Po pse? S’ka dyshim se populli kishte mirëbesim n’ato premtime, por diçka ia prishi qejfin dhe e vuni në dyshim. Ç’hynte ai potret i Neronit shqiptar atje te varrezat? Pasatj ç’hynte ai festim i 29 nëntorit? Po pse për qejfin e disa veteranëve komunistë nostalgjikë duhet të ndryshohej rrota e historisë? Të na vendosin si festë zyrtare festën e Jugosllavisë? Nuk mjafton 28 Nëntori me i përmbledhë dy data në festën kombëtare? Ç‘humbnin komunistët në këtë rast? Asgja, veçse fitonin pakëz ma kredi se ç’kanë. Nji botë e tanë i ka dënue krimet e komunizmit edhe diktatorët e tij të pashpirt, kriminela e vrasës të popujve. Ku shkuen Leninët e Stalinët me gjithë kriminelët e tjerë? Po statujat e tyne pse u bane copë e grimë nga populli i tërbuem… për masakrat që ata përbindsha kishin ba mbi bijtë e bijat ma të mirë të tij, mbi miliona të jetë të pafajshmish. Kalue gjithë holokausteve që njef historia!
Po pse kështu do të përparojë Shqipnia? Po pse kështu do t’i hapet asaj rruga për integrim në Europë? Çfarë kujtojnë këta social-komunistë o neokomunistë që kanë marrë pushtetin përsëri në dorë, se Europa han barë? Se i mbyll sytë mbi këto sjellje harbute për me ringjallë lugetnit e skëterrës? Or mjeranë, sado që të mundoheni, historia ju ka dënue… Ju veç vegjetoni mbi tokë, ku mund të hani barë sa të doni, ashtu siç u ka rekomandue idhulli juej gjakatar. Ai s’kishte nevojë për bar, sepse ushqehej me gjak. E çfarë gjaku se? Gjak shqiptari!
Kanibal i populli të vet, që e rriti, i dha shkollë, e çoj me fitue dije e kulture midis Parisit, e bani profesor në Liceun Franceez. Dhe ai ia bani tamam popullit të vet. I hangri bukën dhe i përmbysi kupën.
E terrorizoi, i shtiu krupën. E mbylli në burgje. E gremisi në varr. I la nanat pa fëmijë. I la fëmijët pa baballarë. I la gratë pa burra. Masakroi elitën e inteligjencës dhe të patriotizmit. I vuni kazmën Shqipnisë. Varrmihësi i saj! Prandej ky vit i ri nuk na jep shpresa të mira, në qoftë se Qeveria e re s’heq dorë nga këto shfaqje regresive të turpshme, e t’i këpusi lidhjet me ata që i kanë duert e lyeme me gjak deri në brryla. Shqiptarët i njohim mire, se ata janë të gjithë Aranit Çela, kasapë e xhelatë si ai. I lutemi Vitit të Ri që të vejë dorë mbi këtë Shqipni fatkeqe që tash 70 vjet s’po gjen rehat. Së pari nga diktatura e egër e Neronit dhe tash, së dyti, pasuesit e tij. Ktheji nga e mbara këto bukshkalës, që ta kuptojnë katastrofën që i kanë shkaktue atdheut. Viti i Ri, le të hapë për Shqipninë derën e mirëkuptimit e të mirëqenies. Ndriçojua mendjen për vepra të mira, për të cilat ka nevojë vendi dhe populli. Të rimkambët vendi, të kthehen njerëzit e t’i përvishen punës për begatimin e jetës të familjeve të tyne.
Amen  

Revista "KuqeZi" Nr. 80
Revista “KuqeZi” Nr. 80

Përmbajtja e Revistës KuqeZi Nr. 80

* Editorial i KuqeZi Nr. 80 Lek Pervizi…3
* Gjergj Kastrioti i pavdekshëm Gjon Keka… 4
* Stalini hiqet, Hoxha ngrihet Mimoza Dajçi… 5
* Disa vepra të lavdishme të Neronit Ervin Soanaj…7
* Papa Vojtila mik i madh i shqiptarëve Visar Zhiti… 9
* Përkrenarja e Gjergj Fishtës – Hylli i Dritës Fritz Radovani… 11
* 311 vjetori Kuvendit të Arbnit Ndue Bacaj… 14
* Roli i kishës në politikë Frank Shkreli… 15
* Das Volk der Schyppetaren Walther Peinsipp… 17
* Faik Konica, etj… mbi politikën shqiptare Redaksia… 18
* Rruga përpjetë drejt Europës së Bashkuar Eugjen Merlika… 19
* Të huaj për Shqiptarët Piro M. Tase… 20
* Udhëtim përmes mrekullive mesjetare Vlash Prendi… 23
* Poezi nga Visar Zhiti Redaksia… 25
* Poezi nga Julia Gjika Redaksia… 27
* Lek Pervizi – piktori i kampeve… 29

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.