back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

1964/Operativi i kampit puthi në ballë ushtarin që vrau të burgosurin – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Studiuesi Kastriot Dervishi
Studiuesi Kastriot Dervishi

1964/Operativi i kampit puth në ballë ushtarin

që vrau të burgosurin

nga Kastriot Dervishi

Teksa gjaku i të dënuarit kishte shpërthyer ngado, trutë e tij kishin kapërcyer telat e kampit nga goditja e fortë e kallashnikovit, nën shikimet e turbullta të të burgosurve, operativi i Repartit nr. 303 Vlorë, Fehmi Mullai, puthte në ballë ushtarin për vrasjen që kishte bërë. Për këtë, si shpërblim ushtari do nisej me leje. Ngjarja e konfirmuar edhe nga të dënuarit, i takon pikërisht vitit 1964.
Mustafa Isuf Alushi nga Margëlliçi i Çamërisë, i vitlindjes 1918, u dënua tre herë nga regjimi komunist.
.

Dënimi i parë, vitet 1949-1951

Mustafa Alushi arrestohet për herë të parë më 09.05.1949. Pas disa muajsh hetime, prokuroria ushtarake e Tiranë e akuzonte për gjëra të rënda nga lufta, por megjithatë kërkonte që ai të dënohej vetëm me 2 vjet burg. Konkretisht nuk akuzohej për asgjë.
.

Dënimi i dytë, vitet 1953-1963

U arrestua më 03.08.1953 në përpjekje për arratisje në fshatin Kuç të Devollit. Duke vrojtuar vendin se nga ku do të ikte, pikaset prej dy fshatareve të cilat e pyesin çfarë donte aty. Gjatë zhvillimit të hetuesisë dhe të gjyqit, ai deklaroi se kishte dashur të ikte në Greqi nisur nga jeta e keqe që bëhej në Shqipëri si dhe për të parë pronat e veta në Çamëri. Gjykata në bazë të nenin 64 të Kodit Penal e dënonte për herë të dytë me 10 vjet të tjera heqje të lirisë. Ky vendim ka marrë formë të prerë. Lirohet më 06.06.1963.
.
Dokumenti i Vrasjes si shpërblim
Dokumenti i Vrasjes si shpërblim

Dënimi i tretë dhe vrasja

Pas daljes nga burgu orvatet sërish të arratiset, por arrestohet më 01.09.1963 te vendi i quajtur Ura e Bogesit afër Konispolit. Në hetuesi i ripohon faktin se e urrente të ashtuquajturin “pushtet popullor”. Dënohet me 22 vjet heqje lirie. Dërgohet për të vuajtur dënimin në Repartin nr. 303 Vlorë, në kohën kur kampi ndërtonte uzinën e sodës kaustike. Në kushte të tilla jeta i dukej se ishte bërë për të vetëm për të vuajtur. Shkoi me vetëdije drejt vdekjes. Në njoftimin e Repartit nr. 303 Vlorë për këtë vrasje, midis të tjerave ka edhe këto fjalë:
 
“Ju njoftojmë se sot më datë 15.06.1964 në ora 5.00 tentoi për t’u arratisur nga kampi, i dënuarit për krime kundër shtetit Mustafa Alushi… Në orën e sipërme, i dënuari… kur del jashtë nga kaparonin tenton në drejtim të portës së kampit, duke kaluar zonën 16.3 metra duke i thirrur edhe shokët e tij “Poshtë komunizmi”. Në këtë kohë, roja ushtar Nue Vuka, viti i parë i shërbimit i thërret të ndalojë, por ky me vrap kap portën e kampit. Në këtë kohë ushtari e qëllon duke e goditur në kokë dhe e lë të vrarë midis portave të kampit, duke i kaluar trutë dhe kockat e kokës jashtë telave. Për këtë u njoftuan organet e prokurorisë të cilët mbrritën në vendin e ngjarjes dhe bënë këqyrjen e vendit duke pyetur dhe të dënuar të tjerë mbi rrethanat. Nga pyetjet e të dënuarve të tjerë, del se ky kishte dy ditë që rrinte i mërzitur dhe nuk hante ushqim në rregull, por fliste kundër pushtetit popullor duke thënë se nuk trajtoheshin mirë, etj”
(Botohet me korrektim letrar)
Marre nga News.55

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.