Vetvrasja në burg e një nacionalisti – Sonet nga Uran Kostreci, kushtuar martirit Xhevat Korça

Xhevat Korça (1893-1949)

Xhevat Korça (1893-1949)

Vetvrasja në burg e një nacionalisti

Sonet nga Uran Kostreci

(Kushtuar martirit Xhevat Korça)

O burg Burrel beton, xhehnem prej guri,
Me qeli – saç n’verë, akull n’janar,
Ku në çimento e vojtje të paparë
Dhan’ shpirt nga ftohma, uria, morri e druri!
 
Ndër më të mirët patriot’ shqiptarë;
Ku vdiq, u shua e një alamet burri,
Që jet’në e vet në skaj… në zgrip e pruri,
Preu ujë e buk’… u bë fli si n’altar!
 
Një javë e lutëm shokët sy-përlotë
“Xhevat, kthe udhë! Mos u bëj kurban!”
“Të kuqt do shporren… Zoti ka derman!”
 
Kur miqtë e lutnin, u thosh: “Ç’të rroj kot!
Shqipëria u fik… Unë s’e mbrojta dot!
Ju në shpëtofshi, amanet Vatanë!”
gusht, 2019
.
Uran Kostreci - në Bar Firence - Tiranë 2016

Uran Kostreci – në Bar Firence – Tiranë 2016

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Kafe letrare  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook