back to top
25.5 C
Tirana
E diel, 14 Prill, 2024

Vivaldi nё burg! nga Kozeta Mamaqi

Gazeta

Kozeta Mamaqi dhe i biri Sokoli
Kozeta Mamaqi dhe i biri Sokoli

Vivaldi nё burg!

nga Kozeta Mamaqi

Në kujtim të Kolit!


(Pjesë nga libri “Loja me telefon” i autores)

Pak rreshta për miken time Kozetë!!!

nga Jozef Radi

Me Kozeta Mamaqin jemi miq kahera…
Jemi njohur në fillim të viteve ’90, kur gjithë të degdisurit kampeve po ktheheshin ashtu majëgishtash, në qytetet prej nga ishin përzënë përdhunshëm.
Kozeta dikur kish qenë gazetare dhe athere bënte gjithë përpjekjet për ta braktisur atë serën e dikurshme të Selenicës dhe përpiqej të futej në hapësirat e shtypit shqiptar… dhe vërtet ajo nisi punë si gazetare e Radios
Si gazetare, ajo qe njohur fillimisht me babanë e më pas edhe me ne të tjerët. Shpesh e kujtoj kur vinte me atë regjistratorin (vegla e punës) dhe rrinim me orë të tëra nën hijën e pjergullës aty mes Shallvareve ne biseda dhe shaka pafund…
Kozeta ishte grua e qeshur dhe e dashur… Nji grua energjike dhe e paepur… Kur u njohëm, ajo jetonte nji rini të dytë dhe në fytyrën e saj gjeje lehtësisht dritën e atij njeriut që mbasi ka prekur fundin e skëterrës, e n djen vlerën e çdo çasti dite dhe drite. Ajo ishte grua e lumtur, aq e lumtur sa mund ta prekje me dorë lumturinë e saj… Ikja nga skëterra selenicase, ku edhe njerëzit bëheshin bitum; afrimi me djemtë dhe bota e interesave të tyre; rikthimi në Tiranë mes miqve dhe bota e ëndrrave të rinisë… e kishin bërë atë nji shpend drite… dhe në orë pafund aty nën pjergull, kur ajo vinte për punë, po edhe për kënaqësinë e ndejtjes bashkë. Të gjithë ne e donim dhe e vlerësonim… tashmë ajo kohë mbetet diçka që as përsëritet dhe as mund të rrëfehet aq thjeshtë
Në gjitha aktivitetet, promomimet, takimet ku merrnim pjesë do të ishte edhe Kozeta… Ajo gazetarja që kapte çdo detaj, që s’mungonte asnjiherë në diskutime, që përpiqej ta sillte të vërtetën e thjeshtë e pa lustër, që dinte të inkurajonte; po mbi të gjitha dinte të qeshte, të qeshte me gjithë shpirt…
Kohë me pas, takoheshim më rrallë, sepse ndër vite, secili humbi në rrugën e vet… por sa herë që jemi takuar qoftë edhe rastësisht, kemi afruar bashkë, gjithçka që koha dhe rrethanat e ndajnë… dhe Kozetën e kam parë gjithnji si grua, si profesioniste, si luftetare, si nënë dhe si gjyshe e lumtur…
Atë natë me shi e stuhi, kur ndodhi ngjarja tragjike e të birit Sokolit, ndërsa punoja në kompiuter, m’u shfaq lajmi i aksidentit të tij, me gjithë versionet e pafundme që jepte nji prej kanaleve televizive… Kur u lajmërua vdekja e Sokol Olldashit, ndjeva jo vetëm tragjedinë e fatit të tij, po edhe dhimbjen e pafund prej nëne të Kozetës… dhe sigurisht menjëherë në komunikim virtual e ngushëllova ndër të parët… dhe ndërmend m’u kthye Hygoi… Fat prej Kozete… (gjë e vogël) do të thotë që pas njimijë vuajtjesh, nji ditë të mbrrish te drita e paqes… e pra kjo s’kishte ndodhur për miken tonë të dashur… Kozeta Mamaqin…
Ky rrëfim i saj me Vivaldin, fëmijët me violinë, udhëtimin e pafund me thasë, burgun dhe Ariun e Madh, hyn tek ato magjitë e vogla të jetës: ajo ngjan me përrallat, po që duhen lexuar, kujtuar e rrëfyer pafundësisht, që jeta të mos vërtitet egërsisht veç rreth rrotës së parasë, po edhe rreth diskut me dritë të dashurisë njerzore…

25 gusht 2014

Lushnje 1993 Kozeta Mamaqi e Visar Zhiti - Promovimi i librit "Muret e Muzgut"
Lushnje 1993 – Kozeta Mamaqi e Visar Zhiti – Promovimi i librit “Muret e Muzgut”

Këtë histori e kam dëgjuar edhe nga Koli.
Kisha sjellë nga Amerika një regjistrim të mrekullueshëm të “Katër stinët”e Vivaldit. Dy miqte tanë Tur Bega dhe Nik Becolli hapën në Bllok një bar me emrin “Vivaldi” ku vinin muzikë klasike… Rrinim vazhdimisht me Kolin atje, kam edhe foto… Një ditë çova disqet e mi t’i dëgjonim. Koli m’i kërkoi t’i dëgjonte në shtëpi. Sigurisht që ja dhashë. Pas ca kohësh u kujtova dhe i kërkova të m’i kthente. Do t’u bëj një kopio – më tha – orgjinalet nuk t’i jap dhe më tregoi këtë historinë me Ariun e madh në burg…
Nuk ja kërkova më! E kishte merak Ariun e madh e sidomos vdekjen e tij të dyshimtë dy ditë para se të lirohej nga burgu. Kush mund guxonte ta mendonte atëhere se edhe ai vetë do të kishte një fat e fund kaq të dhimbshëm e tragjik.
Koli na mungon kaq shumë, na duhet kaq shumë!… Nebil Çika

Gazetari Nebil Çika
Gazetari Nebil Çika

Vivaldi nё burg! …

Në kujtim të Kolit!


Atё tё dielё do tё shkonim nё Ballsh, nё burg, te babai, pёr ta takuar. Tё shtunёn pёrgatitёm ushqimet. Bёmё byrekun, njё kek, njё pulё tё pjekur dhe ca kurabie. Blemё vaj e sheqer… cigaret, gjithashtu, qё pёr babanё, ishin mё tё rёndёsishmet.
Ishte gusht dhe fёmijёt, sipas pёrcaktimit tё vendimit gjyqёsor nga ndarja e prindёrve, kishin ardhur te ne nё Selenicё, ku ishim tё internuar.
 Ne shkonim nё Ballsh mё kёmbё. Ngarkonim mbi kurriz ushqimet dhe ecnim si alpinistёt. Niseshim herёt fare. Na duheshin katёr orё tё shkonim e katёr e gjysёm tё ktheheshim. Hera-herёs e bёnim edhe tri orё e gjysёm me katёr, varej nga ngarkesa apo edhe nga gjendja fizike. Prisnim edhe njeri-tjetrin. Nё burgun e Ballshit shkonin edhe familje tё tjera tё dёnuarish nё Selenicё, qё kishin tё afёrm nё atё burg. Qёllonte qё shkonim sё bashku, apo edhe vetёm, me vёllain apo motrёn.
 Fёmijёt kishin shfaqur dёshirёn tё vinin me ne tё nesёrmen pёr tё takuar gjyshin. E gjykuam dhe dhamё aprovimin. Ishte goxha rrugё, ndaj u thamё tё vegjёlve se duhet ta mendonin mirё. Djali i vogёl ishte nё klasёn e tretё, ndёrsa i madhi nё tё pestёn.
 – Do tё vijmё! – thanё. 
U tha e u bё. Tё nesёrmen, qё pa gdhirё, i zgjuam fёmijёt dhe i bёmё gati. I vogli mori dhe violinёn me vete. Kishte dёshirё t’i tregonte gjyshit aftёsitё nё veglёn, qё po studionte. Nuk ia prishёm.
 U nisёm. Mamaja dhe gjyshja (stёrgjyshja e fёmijёve tё mij) na pёrcollёn gjer te porta.
Ne, ngarkuar me ushqimet dhe dёshirёn pёr t’u takuar me babanё, qё po vuante nё burg, e lamё pas qytezёn e minatorёve tё bitumit dhe u futёm nё pyll. Ishim vetё i pestё: unё, motra, vёllai dhe dy fёmijёt. Ecnim mespёrmes pyllit, nё drejtim tё lumit, Vjosёs, qё kalonte nё fund tё tij. Atje ishte njё gjemi, qё transportonte njerёzit nga njera anё e lumit nё tjetrёn, apo anasjelltas. Lumi ndante rrethin e Vlorёs me atё tё Fierit. Zbritёm matanё, pasi gjemixhiu, tёrhoqi gjer nё fund kavon e çeliktё.
Kishim pёr tё kaluar disa kodra. “A do tё mundnin dot fёmijёt?”, veç kёtё hall kishim. Ecnim, por, natyrisht, jo si herёt e tjera. Me fёmijёt rruga do tё na zgjaste mё shumё. 
Ecnim. Ecnim. Ecnim. Ndalonim, herё pёr t’u shplodhur, herё, qё fёmijёt tё hanin apo pinin diçka, herё qё vёllai tё ndizte ndonjё duhan. Violina e vogёl kalonte sa te dora e njerit, tek e tjetrit djalё. I madhi ndihmonte tё voglin.

Burgu i Ballshit
Burgu i Ballshit

Ecnim. Ecnim. Ecnim…
U futёm mes koçimareve, qё kishin pjekur frytet e bukur. U ndalёm edhe atje e hёngrёm ca prej tyre. Fёmijёt i pёlqenin ato. Ecnim. Puse nafte. Ecnim mes zonёs naftёmbajtёse, ku ishte edhe pika mё e lartё e ecjes. Mё pas filloi njё dishezё e lehtё. Po zbrisnim nё krahun tjetёr tё kodrёs. Ishte kodra e fundit, pas sё cilёs na u shfaq Ballshi. Zbritёm pas spitalit tё qytetit. Ndaluam te çezma nё rrugё, ku freskoheshim zakonisht, sa herё qё shkonim nё takim. Ecёm pёrsёri, duke ndjekur me sy kodrёn pёrballё, ku ishin kapanonet e tё burgosurve. Mespёrmes qytetit, zbritёm poshtё, te uzina e pёrpunimit tё naftёs. E lamё pas edhe atё objekt. U shfaq kampi (kёshtu e quanin burgun). Ishim pranё. Njё kodёr e butё dhe postblloku. Njё ushtar me automatik rrinte nё urёn e vrojtimit. Poshtё, trari me ushtarё tё tjerё. Mё tej, vendi ku priteshin nё takim tё afёrmit e tё burgosurve. U ulёm nё stolat e drunjtё. Ishte hera e parё qё vinin fёmijёt me ne. Babai nuk e dinte. Ia bёmё surprizё.
Nё radhё, sa tё na thёrrisnin emrin. Kishte edhe plot pritёs tё tjerё. Fёmijёt e kishin pёrballuar gjithë atё rrugё. Mё vinte keq pёr ta, por isha e lumtur qё do tё takoheshin me gjyshin, qё kushedi sa e kishte marё malli pёr nipёrit e vet. Pritje. Ne ishim mёsuar e nuk na bёnte pёrshtypje. Djemtё ndryshe, dukeshin mё tё paduruar. Sidoqoftё, e dinin se duhet tё tregoheshin “tё urtё”. E donte puna dhe vendi.
 Na thirrёn. U çuam tё gjithё pёr tё shkuar mё pranё kapanoneve. Mё parё kontrolluan ushqimet, duke i hapur e shpuar me thikё e pirunj. I bёnin tё gjitha fёrtele, nga frika se mos futej ndonjё gjё e ndaluar brenda burgut. Si e mbaruan edhe atё procedurё, na shoqёruan nё vendin e caktuar. Njё barake e vogёl. Hymё. Pёrtej nesh hekura. Pritёm. Pas pak… erdhi… ai… babai… gjyshi… S’kish mbetur as gjysma e atij qё kish qenё. Hodha sytё nga djemtё. Pashё qё u ndjenë të tronditur. Kishin nё pёrfytyrim njё tjetёr imazh.
- Putheni gjyshin! – i pёrmenda dhe i ndihmova tё afroheshin te kuadrati i çelur mes hekurave. Ata u takuan tё parёt. Pas tyre, ne.
 Babai gёzohej shumё, sa herё i shkonim nё takim, por s’u përmbajt dot, mjekra iu drodh, kur pa fёmijёt. Dy vite nё hetuesi, pa asnjё lajm nga familja… Kishin kaluar edhe disa vite nё burg. I kishte lёnё tё vegjёl e tani i shikonte goxha tё rritur ata.
 Biseda mes nesh zhvillohej nёn vёzhgimin e ushtarit kёndej dhe policit nga krahu tjetёr.

Miniera e Selenices
Miniera e Selenices

-Gjyshi, unё kam mёsuar t’i bie violinёs. Ja, do tё mё dёgjosh? – tha i vogli dhe filloi tё hapte kapakun e mbajtёses sё instrumentit.
 Rregulloi violinёn nё pozicion. Kontrolloi akordimin dhe filloi tё lёshonte tingujt e stinёve tё Vivaldit. Gjyshi e ndiqte me vёmendje e kёnaqёsi. Vivaldi nё burg. Tingujt pёrhapeshin. I dёgjonte gjyshi. I dёgjonim ne. I dёgjonin vallё edhe tё tjerёt? Barakja e takimeve ishte pranё kapanoneve. Ku ta dish, ndofta edhe tё tjerё tё dёnuar po e shijonin atё muzikё magjike. Mbas pranverёs, verёs, vjeshtёs dhe dimrit, harku i tё voglit u shkёput nga violina. Ai e kishte mbaruar koncertin nё burg. Koncert pёr gjyshin.
Babait i ishin mbushur sytё e kaltёrt si gurё akuamarine. 
- Rrofsh, moj bijё! – ma shtove jetёn.
– Bab – i thashё – zemёr, falendero djemtё. Ata ngulёn kёmbё tё vinin sot kёtu. Rrugёn e gjatё e pёrballuan pёr bukuri. I pati marrё malli fort pёr Ariun e madh (kur lozte gjyshi me nipёrit ai bёhej Ariu i madh, ndёrsa ata bёheshin Arinjtё e vegjёl).
Gjyshi zgjati duart nё tё çarёn e vogёl mes hekurave dhe u tha:
- Hajdeni te Ariu i madh! 
Fёmijёt u afruan. Gjyshi i pёrkёdheli mbi krye e u tha: 
- Kёtu nuk lozim dot, por unё ju dua shumё dhe ju mendoj pёrherё. Kujtoj edhe lodrat qё kemi bёrё sё bashku. Dua t’iu them edhe diçka… ai heshti njё moment dhe shtoi: – Mbajeni kokёn pёrherё lart! Gjyshi nuk ka bёrё asgjё tё keqe.
 Ishte takimi mё i bukur e njёkohёsisht mё i trishtuari nga takimet nё burg.
Gjyshi nuk mundi t’i shihte mё kurrё nipёrit e tij. Mbas ca kohёsh, ai do tё mbyllte sytё pёrgjithmonё atje, nё burg, nё njerin nga “kampet” e shumtё tё diktaturёs.
Marrë nga muri i Kujtim Çekanit 24 gusht 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.