Vigan që prehje nuk gjen – balladë nga Petraq Kolevica

Petraq Kolevica (1934)

Petraq Kolevica (1934)

Vigan që prehje nuk gjen…

Balladë nga Petraq Kolevica

në nderim dhe kujtim
Epikut më të Madh të Shekullit
At Gjergj Fishtës...

Ja dërgoj për kujtim At Zef Pllumit
prej Petraq Kolevicës

At Gjergj Fishta (1866-1940)

At Gjergj Fishta (1866-1940)

***

Mes territ të natës, nja katër spiunë
nji frat të pafat, po tërhiqnin me dhunë

E nxorrën nga burgu, ku hoqi sa mundi
Tani, më të keqen, do hiqte së fundi.

E shanin, e tallnin, gjithë rrugës pa rreshtur
sa vajtën te varri në kishën e heshtur

Atje ishte varri, ku prehej Poeti
Vigan’i Lahutës, që prehje nuk gjeti.

Dhe Frati shpejt puthi një gur të llustruar
kur pa përmbi të – Gjergj Fishta – të shkruar.

O Frat-o, i thirrën, na kazmën dhe bjeri,
shkallmoje krej varrin me pllaka mermeri

“Ky vorr ba m’u prish, ka m’u prish krejt Shqypnia!
Dhe ra e pushtoi varrin me krahët e tija.

Po horrat e çuan, e shembën me grushta
dhe varrin e prishën me kazma ata pushta

Tani Frat-o jepi, gërmo shpejt e shpejt
dhe eshtrat e varrit këtu nxirri krejt!

Dhe Frati gërmonte, ç’të fliste më kot?!
Dhe eshtrat që nxirrte i lante me lot

I nxorri të gjitha, po kafka ku ish!
Kërkoje i thirrën, kërkoje sërish!

Dhe Frati kërkonte me thonj e me duar
që mos ta dëmtonte at kafkë aq të çmuar…

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Kafe letrare  Etiketat: , , , ,
Një përgjigje
  1. Jozef Radi Tha:

    Sa arkitekt aq edhe poet, sa prozator aq edhe përkthyes, sa poliglot aq edhe fjalëmbël, i tillë është korçari ynë – Petraq Kolevica.
    Me urimin e sinqertë për një jetë të gjatë e të frutëshme, në 82 vjetorin e tij të lindjes së tij…

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook