back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Vetëvrasja e Mirela Kumbaros – nga Elona Caslli

Gazeta

Elona Caslli
Elona Caslli

Vetëvrasja e Mirela Kumbaros

nga Elona Caslli

Ka shkrime që mund të lexohen edhe mbas 100 vjetësh,
sepse vlera e tyre mbetet e patjetërsueshme
në raport me kohën! Ky shkrim i Elona Casllit është i tillë,
sepse mund t’i drejtohet secilit prej nesh, në të sotmen dhe të nesërmen…
Njeriu me pushtetin ka një raport të përkohshëm,
po edhe sikur ta shtyjë këtë përkohshmëri,
nuk duhet të tjetërsohet deri në atë deregje,
sa mbi të të bjerë neveria kolektive.
Të gjithë jemi të kërcënuar nga pushteti,
ata që shërbejnë duke grryer themelet e lirisë, më shumë.
Përgëzimet e mia Elonë,
për kënaqësinë dhe guximin qytetar që më dhuruat gjatë leximit!
jozef radi, 5 nëntor 2018

 

Mund të kisha menduar gjithçka, por që do të vinte dita që do të shkruaja për vetëvrasjen tënde Prof., këtë gjë nuk e kisha menduar kurrë.
Kurrë nuk ish vërvitur në mendjen time, kjo metamorfozë e frikshme që të ka mbështjellë të tërën.
Kur ti hyje në auditor, dukej se gjithçka peshonte më pak. Atipike në sjellje, atipike në qëndrim, atipike në mësimdhënie.
E lirë, e freskët, e bukur…
.
Mirela Kumbaro - Ministre e Kultures -  (2013-2018)
Mirela Kumbaro – Ministre e Kultures – (2013-2018)
Kanë qenë Zgjedhjet e Përgjitshme. Një grup prej 4 vetash nga përkthimi, u përzgjodh të shoqëronte disa të huaj. Mes tyre isha dhe unë. Të telefonova. Të thashë se nuk dija se çfarë të bëja, se ishte hera e parë dhe kisha frikë.
Do shkosh medoemos, – m’u përgjigje, – Jam e sigurt se edhe nëse do të paraqitet ndonjë situatë e vështirë, do të dish të dalësh prej saj. Ndaj pranoje dhe suksese!
Ishe pa protokoll ti, dhe ndaj më pëlqeje. Nuk merrje mungesa dhe praninë e studentëve nuk e diktoje me autoritetin e regjistrit, por me autoritetin e përmbajtjes.
Çfarë ka ngjarë me ty Prof?! Je shndërruar. Nuk të njoh më. Nuk dalloj më as sqimën e përzgjedhjes së fjalës kur shprehesh.
Në kujtesën e këtij qyteti do të gdhendesh si individi që donte të shembte Teatrin Kombëtar. Teatri Kombëtar do të jetë si një tatuazh mbi lëkurën tënde. Një nga ato tatuazhet që mund të jetë bërë në dehje e sipër dhe që do ta heqësh, por nuk ia del dot.
Vështirë se njerëzit do të kujtojnë faktin se ke përkthyer Milan Kunderën. Tejet e vështirë.
Vështirë se njerëzit do të besojnë faktin se u këshilloje gjithmonë studentëve të tu, të lexonin Mitrush Kutelin, nëse donin të njihnin shqipen e bukur.
Shumë e vështirë…
 
Nuk e di se ç’mund të bësh për t’i kërkuar ndjesë popullit tënd dhe nuk e di madje as nëse populli yt do ta pranonte ndjesën tënde! Edhe ndjesa e humbet kuptimin kur nuk kërkohet në kohën e duhur.
Por, diçka e di me siguri. Nëse do të isha në vendin tënd Prof. do të takoja ndonjë mikeshë të hershme të fëmijërisë. Një nga ato mikeshat me të cilat je rritur dhe të ka qëndruar larg gjatë kohës që ke qenë në pushtet dhe nuk të ka kërkuar asnjë nder. Vetëm një njeri i tillë mund të të thotë të vërtetën dhe të të pohojë shndërrimin e frikshëm që ke pësuar.
E nëse për shkaqe të ndryshme nuk arrin të rigjesh një marrëdhënie të shkuar, konsideromë mua si një të tillë dhe besomë kur të them se je as më pak e as më shumë, mijëra kilometra larg të qenit Njeri.
Njeriu ka humbur brenda teje. E ke vrarë prej vitesh.
 
Post scriptum: Rrëfehet se vetëm Krishti u ringjall. Uroj të ringjallesh edhe ti Prof.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.