back to top
20.5 C
Tirana
E enjte, 16 Maj, 2024

Urime Profesorit Sami Repishti për 99-vjetorin e Lindjes! – nga Thanas L. Gjika

Gazeta

Prof. Sami Repishti (1925)
Prof. Sami Repishti (1925)
Urime Profesorit Sami Repishti për 99-vjetorin e Lindjes!
nga Thanas L. Gjika

I dashur Prof. Repishti,
ju dërgoj urimet e mia me rastin e 99-vjetorin e lindjes suaj. Nga dita e sotme, për Ju fillon viti jubilar i 100-vjetorit.
Me jetën dhe veprën tuaj të derisotme ju keni qenë për mbarë popullin shqiptar një pishtar i ndezur që i ka treguar rrugën më të saktë drejt demokracisë. Nga distanca e viteve ju keni të drejtë të jeni i qetë shpirtërisht dhe moralisht, pse gjithnjë keni bërë më të mirën në jetën tuaj.
Populli shqiptar, duke qenë se ka jetuar si popull i përgjysmuar dhe i sunduar nga ideologjia komuniste, nuk e ka pasur as dje e as sot pjekurinë e nevojshme për t’i asimiluar e për t’i venë në jetë mësimet tuaja në masën e duhur.
Ju, keni sot shumë lexues dhe vleresues, të cilët me kalimin e kohës do të shtohen dhe do t’ju japin vendin e merituar në gjirin e botës kulturore shqiptare. Ky proces rivlerësimi i vlerave tuaja dhe të kolegëve tuaj të përndjekur besoj do të shpejtohet pasi populli ynë të futet në Bashkimin Europian, ku do mundë të krijojë shtetin kombëtar shqiptar: një komb një shtet.
Ju përqafoj nga larg me respekt e dashuri duke kujtuar dy takimet tona plot bukë, njërin tek Biblioteka e Nju Jorkut dhe tjetri te shtëpia juaj. Shpresoj që këtë verë të vij e t’ju takoj edhe një herë për t’ju dhuruar një kopje të studimit tim “Saint Paul in Dyrrach – corretions of some notes and maps in the New Testament”, për të cilin punova për gati 25 vjet, krahas punëve të tjera.
Uroj të rroni sa më gjatë dhe Zoti qoftë me ju deri në fund të jetës suaj!
6 prill 2024
Prof. Assoc. Dr. Thanas L. Gjika

Disa nga Veprat e botueme të Sami Repishtit
Disa nga Veprat e botueme të Sami Repishtit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.