back to top
3.5 C
Tirana
E diel, 8 Dhjetor, 2024

T’u qëndroj pranë atyre që jeta u ka mohuar kohën…” Denata Ndreca rrëfen në shtypin italian “Kohën e Mohueme”

Gazeta

Kohe e Mohueme dhe autorja Denata Ndreca
Kohe e Mohueme dhe autorja Denata Ndreca

“T’u qëndroj pranë atyre që jeta u ka mohuar kohën…”

Denata Ndreca rrëfën në shtypin italian

për librin e saj të fundit “Kohë e Mohueme”

Poezia juaj përqendrohet në temën e dashurisë. A mos duhet ta shmangim rrezikun që thotë shumkush: “Po e njejta histori e vjetër”? Personalisht, unë gjeta qasjen tuaj të thellë dhe të vuajtur, dhe aspak “me kalu rradhën”. Në çmënyrë dashuria si burim frymëzimi poetik mund të paraqitet sot si një burim freskie dhe ju si e përballuat atë?
“Më jepni një levë dhe unë ta lëviz botën,” tha Arkimedi.
Dashuria ka të njëjtën fuqi, të ngre shpirtërisht. Është ajo pika e mbështetjes nga ku mund të fillojmë gjithmonë, sa herë rrëzohemi, sa herë përgjakemi, sa herë vdesim së gjalli. Dhe të gjithë e kemi atë forcë, edhe pse shpesh të fshehur dhe ndonjëherë ndryme në çelës, të bindur se
 
“Dashnia s’ka nevojë për një shtëpi/ ku ajo të mplaket.
Dashuria asht e lirë./ mjafton veç me dashtë.
 
“Një tjetër dimension shumë i rëndësishëm në vargjet tuaja: është edhe ndarja nga atdheu juaj, Shqipëria. A është edhe kjo një variant i temës së dashurisë dhe në çmënyrë e keni e keni përballur atë?
E mbaj me vete, gjithmonë. E marr atë përdore, sepse atdheu marret përdora si çdonjëri prej nesh. Atdheu duhet të ndjehet i dashuruar dhe i respektuar, sepse edhe ai është shpirt. Shpesh grindemi, por e di se është forca ime. Vuajtjet e tij ishte e vetmja pasuria e imja.
 
Ju shkruani në mënyrë të shkëlqyeshme n’atë që për ju është një gjuhë adoptimi, italisht. Frymëzimi juaj vjen direkt nga fryma italiane apo e shkruani fillimisht në shqip dhe më pas e përktheni?
Më thoni, si e jetoni në përgjithësi, dygjuhësinë tuaj, në rrafshin letrar?
Shkruaj italisht kur mendimi më lind në idiomën Italiane. Shkruaj në shqipe kur më lind në gjuhën e vendit tim. Personalisht nuk i kam përkthyer tekstet e mia, ndoshta sepse brenda meje, në fund, ekziston një gjuhë e vetme që ka rëndësi: ajo e emocioneve. Unë mendoj se dygjuhësia është si një palë sy shtesë për të parë botën…
.
17 prill 2019 - Firence - Libri "Kohe e Mohueme" - Paolo Ciampi, Denata Ndreca, Jozef Radi
17 prill 2019 – Firence – Libri “Kohe e Mohueme” – Paolo Ciampi, Denata Ndreca, Jozef Radi
Ç’farë rëndësie ka koncepti i kombësisë, qoftë në kuptimin kulturor, në fushën poetike, apo ndjeheni krejtësisht indiferente nëse vjen nga një vend apo nga një tjetër? Desha t’Ju pyes, përtej tipareve universale të shpirtit njerëzor, të qenit i një nacionaliteti të përcaktuar dhe të kesh një sfond të caktuar ju krijon ndonjë specifikë të veçantë? Në rastin tuaj, origjina shqiptare a ka ndonjë lidhje të veçantë me poezitë tuaja?
Gjithçka ka rëndësinë e saj. Unë nuk harroj. Nuk e harroj atë dënimin e heshtur, me sa duket të fshehur, fajtor për të vetmin fakt të të qenit i huaj. Unë nuk i harroj telat me gjemba të kufirin tim. Më shpojnë, edhe sot, edhe pse padukshëm. Nuk e harroj atë erën që fryn, e që vjen nga Ballkani. Unë nuk harroj Bjeshkët e nemuna (i quajnë vërtet kështu). E gjitha kjo ka rëndësi, veçanërisht për poezinë time. Dhe unë kthehem për t’iu përgjigjur pyetjes së parë, nëse burimi i frymëzimit poetik mund të rishfaqet me freski të ripërtërirë? Pjesa ime e freskisë, është fryma ballkanike, si në identitet edhe në autenticitet.
 
Poezi për ju është më shumë një shprehje e anës së Dionisit apo Apollonit të jetës? Apo përfaqëson një ekuilibër?
Pafundësi. Për mua poezia është pafundësia, një pafundësi që unë mundem ta shoh, një pafundësi që s’kam frikë ta dëgjoj. Unë jam ajo pika zero nga ku ajo fillon. Ashtu si në matematikë: në anën e djathtë të zeros do të gjejmë numrat pozitivë, në anën e majtë të zeros do të gjejmë ato negativë. Unë vazhdoj të qëndroj atje, në këtë kulturë të pafund dioniziake dhe apolloniane. Unë vazhdoj të qëndroj atje, sepse nuk dua të jem brenda një segmenti. Poezia s’mund të qëndrojë brenda një segmenti apo gjysmë segmenti.
 
Cilat janë librat tuaj të botuar, dhe cilat janë projektet tuaja në të ardhshme?
I pari ishte “Përreth meje”, pastaj“Pa frikë”, “Far në mjegull”, “Kohë e Mohueme” si dhe librat për fëmijë“Karroca magjike” dhe “Jam unë”.
Ndonjë Projekt!? Për mua, fjala projekt nënkupton përgjegjësi dhe përkushtim. I imi është ky. Të përpiqem t’u qëndroj pranë atyre që jeta u ka mohuar kohën.
.
Marrë nga https://lapoesiaelospirito.wordpress.com/2019/07/16/
.
Përktheu Jozef Radi
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.