back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Trokitje – tregim nga Zija Çela

Gazeta

 Shkrimtari Zija Çela - Buron Kaceli (Vaj)
Shkrimtari Zija Çela – Buron Kaceli (Vaj)
Miq të dashtun,
ky tregim prej dhjetë rreshtash,
është shkruar 20 vjet më parë.
Njëherë, pasi e lexova në një sallë,
një zonjë kërkoi t’ia dhuroja atë dorëshkrim.
U habita nga ndjeshmëria e lartë,
integriteti dhe formimi i saj kulturor.
Meqë shkronja nistore e mbiemrave tanë përputhej
(krahas mbiemrit të martesës, Zonja përdor edhe atë të atësisë),
në vëllimin tim “Buza e kuqe dhe Gjaku i errët”
ky tregim mban kushtimin: ZÇ për JÇ.

Trokitje

tregim nga Zija Çela

Isha njëzet vjeç dhe pyeta: “Kur do ta njoh?” Në njëzet e pesë thashë: “Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë.”
U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë.
Po mbushja dyzet, kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri.
Në dyzet e pesë u ndamë.
Pesëdhjetë vjeç i trokita në derë. Doli dikush dhe më tha:
“Ajo po fle. Ke ndonjë porosi?”
“Jo, – thashë, – vetëm desha të dija nëse është mirë.”
“Ajo është mirë”, – tha.
Ende s’jam pesëdhjetë e pesë që ta di nëse është zgjuar nga gjumi dhe vazhdon të jetë mirë. Ndoshta kur të bëhem gjashtëdhjetë, do të pyes veten: “A do ta shoh përsëri?” Nëse në gjashtëdhjetë e pesë nuk do të jetë ajo që do të trokasë tek unë, shtatëdhjetë vjeç do të martohem me një tjetër.
Kam frikë të plakem, por sidomos kam frikë të vdes, pa pasur afër një dorë gruaje.
(Marrë nga Muri i Fb, i shkrimtarit Zija Çela)

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.