Tregimet të ndërtuara here prej ëndrre e here prej zhgjëndre… nga Teuta Sadiku

0
11
Ervin Nezha - Të vdesësh nën diell
Ervin Nezha - Të vdesësh nën diell
Teuta Sadiku
Teuta Sadiku

Tregimet të ndërtuara here prej ëndrre e here prej zhgjëndre…

nga Teuta Sadiku

shënime mbi librin me tregime “Të vdesësh nën diell” të Ervin Nezhës

Ervin Nezha nuk e njoh nga afër, nuk e kam takuar,
por duhet të jetë në moshë me fëmijët e mi.
Kam lexuar rrëfimet, tregimet dhe historitë dhe tij më kanë tërhequr
aq sa kam shkruar disa mendime mbi vëllimin me tregime “Të vdesësh nën diell”
Një fragment të këtij shkrimit po e postoj duke i uruar Ervinit,
shëndet, mbarësi, frymëzim dhe kurajo në krijimtari!

Ervin Nezha
Ervin Nezha

***
Nuk është vetëm jeta ajo që frymëzon prozatorin, vdekja për Ervin Nezhën ia ushqen imagjinatën krijuese njësoj, madje më tepër. Tregimet e tij janë ndërtuar me një lëndë të padukshme, të paprekshme here prej ëndrre e here prej zhgjëndre. Fijet e ëndrrës thurin komplotin, e kërkojnë këmbëngulshëm të lidhen me jetën. Shpesh ëndrrat janë profetike dhe këtu qëndron bukuria, tek befasia. Nuk jepen parametra të shumtë, informacion mbi jetën, të kaluarën e personazhit veç moti i keq, shiu, era, dëbora, angullima e maceve, sytë e qelqtë, “Shalli”, retë si të kenë diçka të gjallë, “Familja”, korbat, sorrat, djerrina, “Të vdesësh nën diell”, ndoshta qëllimisht dhe natyrshëm kujtimet, dhe vetë jeta reale ngjajnë me fantazma, kurse fantazmat, ëndrrat shpirtërohen dhe jepen kaq reale, bindëse sa i zënë vendin realitetit.
Carl G. Jungu thotë se: bota e ëndrrave buron nga nënvetëdija e njeriut, e cila zëvendëson vetëdijen, ndaj e rëndësishme është të dimë pse ëndërrojmë. Në fund pas çdo mbyllje tregimi, prozatori i vë lexuesit në dilemë, kë të besojë, më parë. Bota reale është kthyer në një botë fantastike dhe e kundërta bota fantastike jo vetëm na jepet kaq reale në tregime, por i ka kapërcyer kufijtë e saj. Këto dy botë hyjnë e dalin tek njera-tjetra pa u ndjerë në prozën e shkurtër të Nezhës, po ashtu si vetë lexuesi hyn në një botë e gjendet tek tjetra pa e dalluar e kuptuar. Në tregimet e tij ëndrrat nuk janë profeci të liga, me shtriga e magji, por janë ëndrra kreative ku autori kyç jo vetëm vëmendjen e personazhit, ankthin, dëshirat por emocionin, intelektin dhe vullnetin e tij të lirë.” Studime Shqiptare1 – Shkodër 1994 fq 85 [Shqyrtime etnokulturore] Simbolika e ëndrrave].
Lexuesi hyn në një botë të mrekullueshme, nga një derë e hapur nga prozatori dhe hyn në botën fantastike të fenomeneve paranormale dhe udhëton në kohë fantastike e vende reale, ose anasjelltas. Aty fillon autoterapia psikike për lexuesin. [Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë Kulturën Shqiptare. Serafina Lajçi [Serafina e Topiajve].

…Udhëtoj mes faqeve të librit dhe përshkruaj me imagjinatën time, luginën e thatë kur dikur në të pati rrjedhur një lumë, por tani lumi ishte tharë ndërsa burimi i vetëm i ujit ishte pusi i vjetër mbi kodër. Aq e lartë ishte kodra saqë dielli nuk arrinte të humbte plotësisht. Për dikë që nuk ka udhëtuar nëpër Shqipëri këto rreshta mund të duken imagjinatë, fantazi, por për autorin janë përshkrime të marra nga realiteti.
Fantastikja dhe magjikja egzistojnë realisht në natyrën, gjeografinë shqiptare, ndaj duhet të ecësh, të përshkosh bukurinë e natyrës shqiptare, më këshillon psikologu im nga seanca e takimit të fundit në zoom. Jo vetëm kaq, më sygjeroi ai, udhëtimet të përmirësojnë kreativitetin. Madje mund të ëndërrosh edhe me sy hapur, e vazhdoi psikologu im bisedën.

***
Ku duhet të gjejë shpjegim njeriu, [lexo lexuesi] përderisa nga njera anë Frojdi thekson se nënvetëdija e njeriut është prishur, çoroditur e nga ana tjetër Jungu nuk rresht të theksojë se çfarë dëmi i ka sjellë njerëzimit vetëdija e sëmurë. Pra nuk qenka vetëm nënvetëdija e sëmurë po edhe vetëdija është infektuar]. A nuk janë dëshmi dhe fakte të traumës njerëzore luftrat në emër të paqes e drejtësisë deri në ditët e sotme.
Trauma e luftës tek togeri Alem Hila në tregimin “Shalli”, çrregullimet ndjesore, luhatjet e ndjesisë së vendodhjes, hyrja e dalja herë në ëndërr e herë në zhgjëndër tregojnë e flasin për sëmundjen e shekullit, muzgun [Lufta në Kosovë] që ka mbuluar gjithandej natyrën njerëzore dhe misterin [trauma nga pandemia] që nuk e dimë se kur do arrijmë të ngrihemi edhe njëherë mbi veten tonë.
Përshkrimi i personazheve të traumatizuar të Çehovit përgjason me personazhet e traumatizuar të Nezhës, por me ndryshimin se Nezha e bën personazhin femër më me iniciativë. Ajo nuk i nënshtrohet frikës, as gjendjes së krijuar, por kërkon, ecën e vendosur edhe pse vetëm për ndryshimin e gjendjes, vetmisë, fatit të saj [tregimi kur dielli qëndronte varur mbi fshat, ajo ikte nga shtëpia dhe hipte mbi Gurin e lartë të Kusarit. Që andej vështronte vragën e rrugës që zbriste nga Smarkarda drejt luginës së vdekur. Vështrimi i saj mbërrinte gjer te Pellgu i djallit, një vend i largët i pambrritshëm, një pyllnajë e zezë, e cila qe harlisur mbi një moçalishte.
Atëhere mbetet që fëmija të jetë mbytur në pus, mendoj me vete. Jo pa qëllim, Nezha na parapërgatit me intrigat e gjuhës, lugina e thatë, lumi i tharë, guri i lartë i kusarit, Lugina e vdekur, Pellgu i djallit, moçalishtja. E mora me mend, atje do jetë mbytur, në pus ose tek pellgu i djallit…
Vazhdoj leximin mes faqeve të librit…
Mos, o zot, nuk mjaftoi humbja e djalit po edhe bashkëshorti zhduket pa lënë nishan. Vetëm i tha se kur të kthehej nga gjuetia e fundit, me lejen e Allahut do të bënin një fëmijë tjetër. Kot nuk e thotë tradita popullore, kur të vjen e keqja hapi derën.
Duke lexuar arrij në kujtimet e mia, krijoj imazhet e mia, mbi mënyrën dhe mundësitë e zhdukjes, të vdekjes përtej atyre që jep autori. Mendja fillon të punojë skenat, veprimet mbushen nga tingujt, aromat zhurmat. Nuk e di se si u ndodha brenda mendjes së Mejremes. Fillova të rrëmoj në motivet që e shtynë atë të largohet nga Smarkada. I dhashë të drejtë, fillova ta simpatizoj, jo vetëm nga keqardhja, por nga iniciativa e saj. Bravo, thashë me vete, nuk erdhi fundi i botës. Mirë bëri që u ngrit e ndoqi renë misterioze. Nëpër faqet e tregimit harrova fare pandeminë, hallet e mia, problemet shëndetësore dhe ekonomike. Mejremja ecte pas resë e unë pas Mejremes. Qëndronte reja, qëndronte Mejremja, qëndroja dhe unë. Po tani që reja mbeti pas si i bëhet. Mos u kthe, vazhdo, i thoshja Mejremes. Ec para, i jepja zemër, me siguri rruga diku do të nxjerrë. Pasi kaluam moçalishten e u futëm në pyll, pasi hëngrëm mollçinat për të shuar etjen u lirova disi. Por jo, e qara e një fëmije, mjerimi i skajshëm në atë kasolle të vetmuar në mes të pyllit dhe çfarë ndoqi më pas rrëfimin më shtoi kërshërinë. E humba veten nëpër faqet e librit, në peripecitë e Mejremes dhe sa shumë u përfshiva në të. Duke lexuar harrova veten time, ose më mirë e humba veten në përvojat jetësore të Mejremes duke u lidhur indirekt me peripecitë, përvojat e jetës sime. Isha unë dhe vetja ime që u lidhëm më shumë, duke zbritur një nga një shkallët e vetvetes. Lexoja dhe mendimet lundronin, herë herë vërshonin mendimet, por emocionet i mbytnin dhe anasjelltas…

Ervin Nezha - Të vdesësh nën diell
Ervin Nezha – Të vdesësh nën diell

***.
Problemet jetësore në vëllimin me tregime të Nezhës kanë një këndvështrim dhe zgjidhje krejt ndryshe, nga tregimtarët e shekujve të kaluar, të cilët përdorin ose shkopin magjik ose zgjidhen në frymën e moralit popullor. Elementi fantastik tek Kuteli zbulon njohjen e njeriut mbi botën e këtejme dhe të andejme që buron nga një besim religjioz dhe dogmash të caktuara si ideologji e gjuhës. [Rovena Vata].
Në tregimet e Nezhës “Të vdesësh nën diell” hasim thyerjen e kësaj tradite po aq sa thyerjen e nyjeve të realitetit nga vizionet e botës së brendshme të heronjve. Një rol në krijimtarinë e tij ka luajtur dhe koha, mbyllja nga pandemia ndaj dhe fati i njeriut, një pjesë të personazheve përcaktohet prej vorbullës së kohës.

Related Images:

Artikulli paraprakPlani “Kalergi” – nga Ervina Toptani
Artikulli tjetërÇfarë ndodhi në Spaç me 23 maj 1973 – dëshmi nga Shkëlqim Abazi
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.