back to top
29.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Tezja ime delvinjote dhe Llahinkat – Refleksion artistik mbi tradita e kohra – nga Avni Delvina…

Gazeta

Avni Delvina
Avni Delvina

Tezja ime delvinjote dhe Llahinkat…

Refleksion mbi tradita e kohra nga Avni Delvina 

Këtë grafikë 
e bëra i nxitur nga një shkrim i Frank Shkrelit, 
mbi vizitën e ndërkombëtarëve në selinë e PD-së.

Avni Delvina - Llahingat
Avni Delvina – Llahingat

Tezja e madhe ishte një grua e rrallë dhe e fortë. Ajo ishte e dhënë shumë pas traditës. Dinte përmendësh të gjitha këngët patriotike si dhe bejte të krahinës së Delvinës…
Isha rreth 16 vjeç kur na erdhi lajmi që një njeri i afërt i yni ishte larguar nga kjo botë. Bashkë me një kushëririn tonë më nisën me një makinë të rastit, ndërkohë që të tjerët do të vinin më vonë… Unë isha i hutuar me situatën që gjeta aty ku kish ndodhur vakia. Isha shumë i ri dhe drama të tilla kishin qenë të pakta, ose kishin qenë prindët që kishin marrë pjesë… 
Tezja e madhe rrinte në gjunjë te koka e të ndjerit dhe qante me të madhe. Duke e parë edhe unë këtë situatë, doja të qaja por nuk me vinte… Mundohesha, por ishte e pamundur… 
Ndërkohë kisha mbetur i befasuar nga tezja… 
Ajo, sipas zakoneve të jugut, ishte veshur komplet me të zeza dhe me një shami në kokë, vazhdonte qarjen e të ndjerit me fjali pambarim si psh: 
“O i ziu ti, si ike dhe e le filanen vetëm! Oiiiiiii! Opo ti ike, por si e le motrën tënde vetëm… oiiiiiii!
E ndërsa tezja vazhdonte, e ti, e ai, e ajo, e ata e ato, në oiiiiii të pafundme… papritmas ndalonte qarjen dhe si me buton ju drejtohej në formë urdhërore të rejave që ishin përreth: “A i morët karriket te filani?” 
-Akoma s’i kemi marrë! – i thoshin ato… “Nisuni, dhe mos e zgjasni!” – ju thoshte tezja… Dhe pa u trazuar vazhdonte: 
Po do t’i mungosh edhe vëllait tënd… oiiiiiiiiii! Dhe frap ndalonte, e i drejtohej ndonjë tjetri: “Shkoni ta prisni filanin, se në orën 10 vjen autobuzi nga Tirana, dhe ai s’e di adresën!” Ky lloj teatraliteti i tezes, më bëri ta përmbledh pak vehten time, dhe e largova atë ndjesinë e fajit qe më peshonte për qarjen time të munguar… 
Më vonë pyeta dhe më treguan për këto tradita të Jugut, e për këto gra që quheshin llahinka… të cilat paguhen për të qarë me fjalë të përzgjedhura me efekt dhë për t’i dhënë situatës mortore dramaticitetin e duhur…
.
Marrë nga Muri i Fb i Avni Delvinës, 17 dhjetor 2021

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.