back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

“Testamenti politik” i Pjetrit të Madh – nga Klodi Stralla

Gazeta

Pjetri i Madh - Car i Rusise (1672-1725)
Pjetri i Madh – Car i Rusise (1672-1725)

“Testamenti politik” i Pjetrit të Madh

nga Klodi Stralla

Sot është 350 vjetori i lindjes të Pjetrit të Madh (9 qershor 1672 – 1725), themeluesit të shtetit modern rus, reformatorit të madh që, me çmimin e dhunës mizore, u përpoq ta modernizojë Rusinë, por duke ruajtur me fanatizëm traditat e saj. Një vit para vdekjes thuhet se ai la një “Testament politik” që ka qenë busull udhërrëfyese e politikës të jashtme të Perandorisë Ruse të themeluar prej tij në këto 350 vjet, që nga autokratët caristë, te bolshevikët e Lenin-Stalinit dhe deri tek Vladimir Putini i ditëve tona.
Janë 13 porosi (amanete) që duhet t’i mbajë parasysh çdo politikan, por veçanërisht ata që kanë përgjegjësi botërore si SHBA-ja, por edhe vende të vogla si ne që nuk jemi jashtë synimeve të politikës ruse në Ballkan.

1.Pjetri i Madh, duke zbuluar një përrua, e shndërroi atë në lumë; pasardhësit e tij duhet ta bëjnë një oqean të madh, që do të mbulojë të gjithë Europën.

2.Pasardhësit e tij duhet të jenë në gjendje lufte të përhershme me Europën dhe të përfitojnë nga çdo rast që të hapin luftë.

3.Duhet të përfitojmë në maksimum nga zbulimet dhe mësimet që vijnë nga jashtë, gjithmonë duke ruajtur identitetin tonë.

4.Të mbjellim grindjet në Poloni.

5.Të zgjerojmë trojet tona sa më shumë në dëm të Suedisë.

6.Të bashkohemi në lidhje martesash me princeshat gjermane.

7.Të nxisim tregtinë tonë me Anglinë.

8.Të fitojmë pareshtur troje drejt Veriut, drejt brigjeve Baltike dhe drejt Jugut, në drejtim të Detit të Zi.

9.T’i afrohemi sa më shumë që të jetë e mundur Konstantinopojës dhe Indisë.

10.T’u hapim luftë Turqisë dhe Persisë, me qëllim që t’i pushtojmë dhe të arrijmë në Gjirin Persik

11.Le t’i bëjmë Greqinë, Hungarinë, Poloninë…etj. një kolonë të pestë për Rusinë.

12.Pas vënies në dorë të Suedisë, të Persisë, të Polonisë, të Turqisë, Rusia duhet të merret vesh për pjesëtimin e botës me Francën dhe me Austrinë. Nëse këto të fundit refuzojnë, duhet t’i përplasim njëra me tjetrën, pastaj t’i shkatërrojmë.

13.Të gjitha këto janë të mundshme. Europa duhet shkatërruar.

Shkruar në vitin 1724 në Moskë
Nënshkruar: Pjetri i Madh.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.