back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Tërmeti… përmes atyre që e kanë vuajtur tërmetin… – nga Arben Imeri

Gazeta

Arben Imeri
Arben Imeri

Tërmeti… përmes atyre që e kanë vuajtur tërmetin…

nga Arben Imeri

O miq!
Do kalojë, nuk ka si të ndodhë ndryshe. Pak durim, shumë kurajo dhe mundohuni të ruani gjakftohtësinë. Flas për ju që jeni në Tiranë, sepse për ata në Durrës nuk vlejnë fjalët e mia për t’u risjellë forcën. Ata kanë bërë mirë që, kush ka mundur, është larguar në qytete të tjera.
Them do kalojë, sepse i kam kaluar vetë këto situata, në 2012. Në një hark kohor nga 20/5 deri më 3/6 ranë nëntë tërmete të forta, nga shkalla 6,1 e deri në 4 Richter dhe nja 30-40 të lehta çdo ditë, nga të cilat disa i ndjenim e disa jo.
Shumë nga shoqëria këtu, e di atë që kam hequr. Edhe unë, nga frika, braktisa shtëpinë, fjeta nëpër miq e nëpër hotele si dhe nja tre javë në një çadër që vura në një lulishte të lagjes. Edhe unë lusja zotin nga mëngjesi në darkë, edhe unë qaja kur ndonjë shok më telefononte e më ofronte ndihmë. Edhe mua m’u desh, në mes të valës tërmetore, të shkoja në punë, duke lënë djemtë adoleshentë në garazh me urdhër që të mos ngjiteshin në shtëpi (kat i katërt).
.
Rrënoja tërmeti 2019
Rrënoja tërmeti 2019
Unë punoj punëtor metalmekanik (frezator i thonim dikur) dhe, gjatë punës në fabrikë, mjaftonte që dikush të bënte një zhurmë edhe të vogël dhe në çast shiheshim në sy: dhe pastaj, pa pyetur për natyrën e zhurmës, ia mbathnin vrapit dhe dilnim jashtë nga frika.
Ishim me fat që periudha ishte pranverë dhe nuk bënte ftohtë, por të pafat që ndodheshim larg njerëzve tanë dhe hallet i qanim vetëm në telefon. Dhe, nuk është aspak e lehtë kur je i vetëm dhe emigrant në tokë të huaj.
E megjithatë, ajo periudhë dhe ato situata nuk janë përsëritur më. Diçka na ka ngelur si kujtim: ime shoqe dhe djali i vogël nuk shkelin më në ashensor…
Ndaj them që duroni edhe pak dhe mos u dorëzoni. Mundohuni të ndihmoni ata në Durrës, se ata janë vërtet në situatë dramatike.
Kurajo!
PS: E imagjinoj që dikujt mund t’i duken patetike këto fjalë dhe mund të qeshë.
Le të mos ma vërë re…
.
Marrë nga muri i fb i Arben Imerit 29 nëntor 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.