Të mos tronditim ekuilibrin psikik të popullit – nga Ilir Hashorva

0
12
Zuzana Caputova - Presidente e Sllovakisë
Zuzana Caputova – Presidente e Sllovakisë

Të mos tronditim ekuilibrin psikik të popullit

nga Ilir Hashorva

Javën që shkoi në Sllovaki u zhvilluan zgjedhjet presidenciale. Ato i fitoi aktivistja liberale antikorrupsion Suzana Kaputova, e cila u bë presidentja e parë femër në historinë e atij vendi. Slogan i fushatës së saj ishte: “Në këmbë kundër së keqes, ta luftojmë të keqen së bashku” dhe, kur fliste për të keqen, nuk kishte parasysh persona, por veprimet korruptive. Zemërimin ndaj gjendjes së krijuar në Sllovaki ajo e shprehte pa mllef, qetësisht, duke bërë thirrje për transparence, mirësjellje, humanizëm dhe drejtësi në politikë dhe në jetën publike. Iu bashkua valës së pakënaqësisë popullore ndaj korrupsionit, por nuk ndërmori kurrë sulme personale ndaj kundërshtarëve të saj, u zotua se do të sillte një frymë fisnikërie në klimën politike të helmatisur të vendit. Në një fjalim ajo tha: “Njerëzit janë të zhgënjyer, ata janë të dëshiruar për ndryshime. Disa kandidatë kanë zgjedhur t’i shfrytëzojnë këto zhgënjime, duke përdorur retorikën e urrejtjes, frikës dhe emocioneve, por për mua këto janë shkatërrimtare për popullin…
Disa mendojmë se drejtësia dhe qytetaria në politikë janë shenja dobësie, sot shohim se ato janë forca jonë”.
.
Ilir Hashorva
Ilir Hashorva
Fjalët e para që tha, pasi u njoftua fitorja e saj, ishin: “Jam e lumtur jo thjesht për rezultatin, por sidomos se ky rezultat u bë i mundur pa populizëm, pa gënjeshtra dhe duke ngritur interesin e njerëzve pa fjalor agresiv…”, duke dashur të thoshte se fitorja që vinte me mjete të këqija, pra me populizëm, me të rrema e me gjuhë agresive, nuk ishte fare fitore. Puna e parë që bëri pasi u zgjodh presidente, ishte vendosja dhe ndezja e një qiriri në memorialin e gazetarit Jan Kuciak, dhe të fejuarës së tij, Martina Kusnirova, të vrarë nga mafia sllovake e lidhur me shtetin. Kaputova mori pjesë aktive në protestat që u zhvilluan pas vrasjes së atij gazetari dhe që ishin më të mëdhatë të organizuara në Sllovaki që pas Revolucionit të Kadifenjtë, që përmbysi komunizmin.
Suzana Kaputova, një avokate 45 vjeçare, e thjeshtë, modeste, kokulur, e qetë, por e vendosur dhe plot logjikë, vinte nga një qytet i vogël pranë kryeqytetit, Bratislavës, pa ndonjë përvojë politike. Qoftë kur mbante fjalime, qoftë kur jepte intervista e qoftë kur fliste nëpër mbledhje, nuk përdori kurrë britma e thirrje. Ajo fliste me zërin e saj të butë e të ëmbël prej femre që dukej sikur cicëronte, qoftë kur fliste në gjuhën e saj e qoftë kur fliste në anglisht. E filloi aktivitetin e saj shoqëror kundër një landfilli që po ngrihej në qytetin e saj për mbetje toksike prej një mafiozi me emrin Marian Kocner, që kishte lidhje të forta me shtetin, i cili, më pas, urdhëroi dhe vrasjen e gazetarit dhe të fejuarës së tij, që përmendëm më sipër, gazetar i cili hetonte veprimtarinë e tij mafioze. Lufta e Kaputovas kundër landfillit dhe Kocnerit përfundoi me fitoren e saj. Për procesin gjyqësor që u zhvillua për landfillin ajo, më pas, tha: “Çështja ishte një përvojë intensive në luftë me arrogancën dhe vulgaritetin e fuqisë politike dhe financiare, ishte një përvojë trimërie kundër së keqes.” Me përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit, Kaputova fitoi Çmimin Goldman, që është ekuivalenti i Çmimit Nobel për mjedisin.
Në politikë kjo grua u fut një vit më parë si anëtare e një partie fare të vogël që nuk kishte asnjë përfaqësues në parlament dhe pak më pas u bë nënkryetare e saj. Ishte krejt e panjohur dhe në garën presidenciale u ndesh me politikanin e njohur dhe me përvojë Maros Sefcoviç, ish-komunist, i nominuar për president nga partia në pushtet, i cili ishte njëkohësisht dhe një nga nënpresidentët e Komisionit Europian.
Në parim problemet që kishte Sllovakia duken të ngjashme me ato që kemi ne, vetëm se metodat që përdori Kaputova për të triumfuar mbi të tjerët, për t’u zgjedhur presidente dhe për t’i ndrequr ato probleme janë krejt të ndryshme nga metodat tona.
Gati për herë të parë po ndodh që në zgjedhje presidenciale në një vend, të dalë fitues një person që e bazon fushatën e vet zgjedhore në parime morale dhe jo në marifete, hile, mashtrime e dhunë. Në qoftë se ka një gjë të rëndësishme, jo vetëm për Sllovakinë, por edhe për të gjithë botën në këto zgjedhje, është pikërisht kjo: përdorimi i mjeteve morale e paqësore dhe fitorja me këto mjete.
Por, a është kjo metodë një kriter universal për fitore? A tregon kjo se ai që ndjek parimet morale e paqësore fiton gjithnjë? Përgjigja e kësaj pyetje varet nga se ku zhvillohen zgjedhjet e se cilët popuj i zhvillojnë ato. Në popuj që vlerësojnë parimet morale, kjo metodë natyrisht ka shumë gjasa të dalë fituese, në popuj në të cilët parimet morale nuk përbëjnë asnjë vlerë, përkundrazi, mund të përbëjnë antivlera, kjo metodë dështon! Popujt e dytë duan t’i gënjesh, duan t’u flasësh me gjuhë agresive: me gjuhën urrejtjes, me gjuhën e kërcënimeve, me gjuhën e shantazheve, me gjuhën e luftës, me britma, me thirrje, sepse këto gjëra atyre u duken forcë dhe forcën ata e vënë para drejtësisë dhe moralit. Ata nuk duan të dëgjojnë zërin e arsyes, por atë të emocioneve, zë që te ne shprehet prej njerëzish krejt fukarenj në mendime, me pesë parulla, me dhjetë fjali e me njëzet fjalë. Njerëz të tillë, pa asnjë vlerë, pa asnjë parim, por me dëshirën e zjarrtë për pushtet, me mënyrën e tyre të të folurit dhe të vepruarit, përveç të tjerave, nxisin dhunë. Ata krijojnë një klimë të përgjithshme egërsie, e cila trondit rëndë ekuilibrin psikik të popullit, por për këtë gjë ata nuk duan t’ia dinë. Këtë klimë të rëndë të induktuar nga politika, këtë tronditje të psikikës që përhapet si epidemi, populli e shpreh pastaj me pakënaqësi e me përpjekjet për të ikur nga ky vend, me mllefe ndaj njëri-tjetrit, me përleshje, me rrahje, me vrasje, me dhunë brenda familjes, me dhunë në emisione televizive, me dhunë në shtyp, me dhunë në sport, me dhunë ndaj pasurisë së përbashkët, madje me dhunë edhe në shkolla, universitete e spitale, pra me një frymë pakënaqësie dhe agresiviteti të përgjithshëm. Kjo klimë pasqyrohet edhe në fytyrat e njerëzve. Me fytyra të shtrembëruara nga inati dhe urrejtja, duket sikur të gjithë janë kundër të gjithëve e kundër të gjithave. Klima e tensionuar politike që reflektohet menjëherë në popull, në psikikën e tij, në kthimin e tij në një qenie nervoze, madje edhe kriminale, është, ndofta, dëmi më i madh që po i bën popullit kjo metodë lufte politike e kësaj race politikanësh primitivë e të papërgjegjshëm. Mjerisht, kjo ndodh te ne përditë, më shumë se kudo tjetër në botë.
.
Nju Jork, 4 prill, 2019
.

 

Related Images:

Artikulli paraprakLin Delija n’arratinë e artit… – refleksione mbi dy kuadro të tij nga Jozef Radi
Artikulli tjetër“Bija shqiptare” me tekst të Vinçenc Prennushit e muzikë të Martin Gjokës dhe mirënjohjes së Eno Koços e Robert Prendushit
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.