back to top
29.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

“Të lutem trembu sonte për mua” – rrëfimet e Mond Hasanit

Gazeta

Edmond Hasani
Edmond Hasani

“Të lutem trembu sonte për mua”

– rrëfimet e Mond Hasanit

Një libër rrëfimesh groteske
që përmes frikës, sarkazmës dhe humorit të hollë
e çon lexuesin në labirinthet absurde të fateve njerëzore.
Një amalgamë e përvojave personale të narratorit
me pjesën e padukshme të psiqikës njerëzore.

Edmond Hasani - Te lutem trembu sonte per mua
Edmond Hasani – Te lutem trembu sonte per mua

Më e bukura e qytetit

Edmond Hasani

Paska ardhur dhe Qerim zagari tha më vete, çudi ma paska falur shuplakën e para tre ditëve te hyrja! Ja edhe Tefta bythëmadhja që kujtonte se ja kisha rrëmbyer burrin atë, zullapin që qelbej era kërmë gjithmonë! Ouuuu, ja dhe Lina që vdiste për Markun tim! Kish vdekur, e sipas dëshirës Ana shtrihej lakuriq në një arkivol kristali! Dëshëronte të ishte edhe gjatë funeralit joshëse, tërheqëse, sexy, protagonistë siç kish qenë gjithmonë në jetën e qytetit mizerabël ku njerëzit dëfreheshin duke pordhuar njeri tjetrin! Floknaja e zezë bënte sikur mbulonte gjinjtë, përndryshe, ata gjinj që shqetësonin çdo natë sidomos sustat e adoleshënteve dhe seriozitetin e grave të shëmtuara që veç frika apo mungesa e rastit i kish lënë besnike burrash namuzlinj dhe kurvarë. Paska ardhur tërë qyteti mendoi dhe kujtoi ditët e netët kur atë qytet palaço e kishte nën këmbë.
Qyteti që kish emrin e saj, shkruar në hyrje e dalje të tij, në kryqëzime rrugësh, në emblemën e bashkisë, në filxhanet e kafeve, në brekët e burrave…! Qyteti që e dëshironte fshehurazi trupin dhe buzët e saj, qyteti që orgazmonte ditën në diell për shikimin e saj, qyteti që urrente lirinë e saj…!
Qeshi me vete kur kujtoi se si para një jave në një lëndinë mbi qytet kish ftuar zyrtarët më të lartë të qytetit, i kish zhveshur lakuriq e i kish detyruar të vraponin pas saj ndërsa ca dele kishin çarë sytë nga habia! Kujtoi gratë e qytetit që gjithmonë e kishin urryer, por gjithmonë ecja e saj dinjitoze më atë valvitjen krenare të vitheve në harmoni me tundjen e pambarimtë të gjinjve i mektë, njësoj si dhe meshkujt që jargët ju dilnin dhe nga sytë! Woooow, këtë nuk e priste: arkivolin e mbanin 8 gra dashnorësh të saj, tetë shëmtaraqe që nuk dihej pse bënin hije mbi tokë! Ja, kjo është hakmarrja ime, mendoi! Vërtet më vrau ky qytet, por tani e kam nën vete, madje edhe atje, nën tokë ku do futem pas pak mbi vetë do më ketë! Ana, kuptoi që po vinte fundi i funeralit! Një grumbull dheu i shkrifët, nja dy varrmihës, ca litarë dhe një hoxhë duke mërmëritur dhe qindra sy kureshtarë, të pikëlluar, të ftohtë, të qeshur, epshore po e shikon për herë të fundit! Befas një grua, pikërisht një llafazane e lagjes, beqare me një proteze prej druri në këmbën e majtë filloi të thur himne për atë, për Anën! Ana, filloi të qante, mendoi se ishte helmuar kot, se nuk e dinte që kaq e mirë mund të kish qënë për njerëzit…! Tentoi të ngrihej, të dëgjonte më mirë! Por në çast ju kujtua se gjithmonë pas vdekjes thuhen fjalë të mira për të ndjerën! Nuk ja vlen t’jua përplas në fytyrë, mendoi hipokrizinë! Më mirë kështu! Ata pas pak do ikin të qetësuar e unë do e gjej mundësinë si ti vizitoj çdo natë! E lehtësuar, u rehatua, fryu gjinjtë për herë të fundit, i shkeli syrin një adoleshenti të tmerruar dhe pasi i hodhi sytë të varrmihësi i parruar, me një ulje kokë miratoi varrosjen!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.