back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Studimi që i vodhën Sabiha Kasimatit nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Vepra Studimore - Peshqit e Shqipërisë
Vepra Studimore – Peshqit e Shqipërisë

Studimi që i vodhën Sabiha Kasimatit

nga Kastriot Dervishi

Një prej anëve më të padukshme të komunizmit, ose një prej vjedhjeve më të padukshme të tij është vjedhja e pasurisë intelektuale. Kjo pasuri është shumë e vështirë të identifikohet sepse hajdutët dhe kriminelët pas vrasjes, zhduknin çdo gjurmë të krimit të tyre.
Sabiha Kasimati, punonjëse e Institutit të Shkencave, kjo shkencëtare e rrallë edhe për vendet e pasura, e jo më për një vend si Shqipëria, u vra nga regjimi i injorantëve më 26. 2. 1951, me rastin e incidentit të dinamitit në legatën sovjetike, bashkë me 21 persona të tjerë. Vepra e saj shkencore, menjëherë u vodh.
.
Sabiha Kasimati - Shqiptarja e parë shkenctare
Sabiha Kasimati – Shqiptarja e parë shkenctare
Në vitin 1958, Georgji Dimitriveç Poljakov (me tre ndihmës shqiptarë, administratorë të dokumenteve që gjetën) botoi librin “Peshqit e Shqipërisë”. Kjo vepër studimore e rrallë nuk ishte tjetër veçse puna shkencore disavjeçare e Sahiha Kasimatit. Botimi i parë i Universitetit të Tiranës, u shtyp në 1535 ekzemplarë. Në parathënien e këtij libri thuhej:
“Kjo vepër mbi peshqit e Shqipërisë është fryti i punës shkencore të Sektorit të Ihtiologjisë të Institutit të Shkencave. Ky sektor, i cili filloi veprimtarinë e tij aty nga fundi i vitit 1951, u ngrit me qëllim që të kërkojë mënyrat dhe metodat më të mira të shfrytëzimit e të restaurimit të faunën ihtike të ujërave të ëmbla e të kripura, për t’i shërbyer ekonomisë së peshkut në Shqipëri”.
Në këtë studim përshihen 99 familje me 267 specie nga të cilat 30 i përkasin ujërave të ëmbla, trajtohet koha dhe vendi i prodhimit, ritmi i rritjes dhe zhvillimi, migracioni, mjetet e metodat e shfrytëzimit, përhapja gjeografike, etj.

.

Pjesa nga Hyrja e Veprës Peshqit e Shqipërisë
Pjesa nga Hyrja e Veprës Peshqit e Shqipërisë
Sipas shpjegimeve në libër bëhet e ditur se ihtilohu Georgji Dimitriveç Poljakov ka ardhur në Shqipëri fill pas vrasjes së shkencëtares Sabiha Kasimati në fund të vitin 1951, duke qëndruar deri në mes të vitit 1953. Ai u dërgua nga Bashkimi Sovjetik “për të ndihmuar” punonjësit e Sektorit të Ihtiologjisë së Institutit të Shkencave “në punën e vështirë të kërkimeve shkencore”. Sipas librit profesori sovjetik “mundi brenda një kohe të shkurtër t’i vërë sektorit të Ihtiologjisë baza të shëndosha organizative, të drejtojë me kompetencë të gjitha punimet shkencore dhe të vlerësojë si duhet problemet kyçe që preokuponin për sa i përket lidhjes së shkencës me praktikën”.
Po ashtu thuhet se Poljakovi i vuri detyrë vetes të mbarojë të parën vepër të plotë për faunën ihtike të vendit tonë, detyrë të cilën “e kreu me sukses”.
Siç edhe shihet, koha prej një viti e gjysmë është krejt e pamjaftueshme për realizimin e një vepre të tillë. Autori sovjetik është tradhtuar në këtë mënyrë vetëm nga ky fat. Plagjiatura që ai ka kryer, duke përdorur si maskë disa autorë shqiptarë është e dukshme.
Marre nga muri i FB, i Kastriot Dervishit, 31 gusht 2017

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.