back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 27 Maj, 2024

Spartak Braho i kthehet kërcënimeve komuniste – Opinione

Gazeta

Deputeti Spartak Braho & Drejtori  Agron Tufa
Deputeti Spartak Braho & Drejtori Agron Tufa
Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit
(ISKK) në Shqipëri, është miratuar nga Parlamenti shqiptar
me vendim nr. 10242, të datës 25. 2. 2010,
si Institucion Publik Qendror dhe i Pavarur,
që gëzon statusin e personit juridik.
Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit
në Shqipëri financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera.
Objektiv.al
.

Spartak Braho i kthehet kërcënimeve komuniste – Opinione

Agron Tufa: Kërcënim direkt për mua

Duke folur për SYRI.net, pedagogu Agron Tufa ka rrëfyer disa nga arsyet se pse Braho ka sulmuar atë.
“Akuzat e Spartak Brahos dhe mllefi i tij, nuk ka asnjë lidhje me Institutin. Ne nuk kemi lidhje me asnjë forcë politike. Ne jemi një Institut që kemi mbledhur rreth vetes shumë studiues’, është shprehur Tufa.
Duke folur në lidhje live me studion e Syri.net, Tufa është shprehur se Instituti i ish-të Përndjekurve ka si mision shpëtimin e kujtesës të persektuarve të diktuarës.
‘Sjellja e Brahos është një shantazh, një kërcënim sepse pas Brahos fshihet Sigurimi i Shtetit me begraundin e tij.
Nëse më ndodh mua diçka apo familjes time, ai do të jetë përgjegjës. Është një kërcënim direkt për mua’, është shprehur Agron Tufa për SYRI.net.
‘Kur kërcënimi vjen nga Spartak Braho pasi e shkuara e tij është me Sigurimin. Unë do të vijoj detyrat e mia pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve’, – është shprehur Tufa gjatë intervistës së tij.
 

Braho kërkon shkarkimin!

Tufa ironizon në rrjetet sociale nga Alban Tufa

Ditën e sotme në një seancë të Kuvendit për të miratuar Raportin e Veprimtarisë Vjetore të Instituit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, ka folur në lidhje me këtë Institutit.
Sipas Brahos ky institut është shndërruar në institucion të Ballit Kombëtar dhe ka kërkuar shkarkimin e drejtorit ekzekutiv Agron Tufa.
Nga ana tjetër, Tufa sot feston ditëlindjen e tij të 52-të, dhe këtë e ka marrë si “dhuratë” dhe e ka postuar në profilin e tij në facebook.
“Miq të nderuar,
Dhuratën më të çmuar sot për ditëlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash përfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të Shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndajeni sa më gjerë ta dinë të gjithë, se si na rrezikohet jeta nga këta neandertalë të komunizmit!”
 

Te vendoset drejtësia e munguar nga Belul Çelo

Para disa muajsh ish Ministri i Punëve të Brendshme z., shkruante për z. Braho në një nga të përditshmet tona:
“Përgjigja më e mirë drejtuar Spartak Brahos dhe çantës dhe shpirtit të tij të zi, është thirrja ime publike drejtuar të gjithë viktimave të hetuesisë së Spartak Brahos, që të bëjnë publike episodet famëkeqe të torturave dhe dhunimeve të orkestruara dhe ekzekutuara prej tij, dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij në krim. Kështu ndërgjegjësohet dhe shërohet një shoqëri në demokraci, dhe në këtë mënyrë vendoset drejtësia e munguar ndaj krimeve të komunizmit. Hapja e dosjeve penale dhe transparenca e rolit të hetuesve të tipit Braho gjatë diktaturës, duhet të jetë një nga kapitujt kryesorë të vetingut në Shqipëri.
Unë personalisht, si pjesë e diasporës këtu në Amerikë dhe në kuadër të vetingut, do ta sensibilizoj dhe informoj shtetin Amerikan dhe institucionet e diplomacisë Amerikane për krimet e padënuara të komunizmit, sepse Amerika është dhe do të jetë aleati dhe ndihma e madhe e pastrimit dhe demokratizimit të shoqërisë shqiptare”
.
Deputeti Spartak Braho ne mbledhjen e komisioneve Parlamentare
Deputeti Spartak Braho ne mbledhjen e komisioneve Parlamentare

Armiku i partisë Agron Tufa nga Rexhep Shahu

Agron Tufa është armik. Unë e di dhe mundem të dëshmoj se ai është armik. Sidomos në harkun kohor të 10 muajve të fundit, mund të dëshmoj se ai ka patur një veprimtari intensive armiqësore në dëm të partisë dhe pushtetit popullor.
Unë do të dëshmoj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën për të vërtetuar akuzat e shokëve të partisë tonë të lavdishme të punës.
Në parlament, në komisionin e sigurisë u kritikua ashpër Agron Tufa nga deputeti Spartak Braho që shitet si pronari i gjithë sekreteve të vendit.
E ka drejt baba Taku që ka guximin të luftojë e t’u japë dërmën armiqve tanë, por Agron Tufa nuk e ka kthyer Institutin e Studimit të Krimeve të Komunizmit në seksion të Ballit Kombëtar, përkundrazi të gjitha partitë e reaksionit janë kthyer në celula të Agron Tufës e të Institutit të tij, dhe për këtë duhet goditur se ka devijuar e tradhëtuar vijën e partisë tonë.
Agron Tufa ka kurajon jo të nxijë por të bëj sterrë mashtrimet tona shokë. Ne fakt ai nuk është marrë me luftën as me dëshmorët e herojtë se nuk është kjo punë e tija, por ai ka shkelur në dërrasë të kalbur, ka parë ato që nuk duheshin parë, ka parë krimet tona, masakrat e regjimit tonë të ndritshëm komunist. Ai ka guxuar e ka botuar disa histori tronditëse të fatit të zi shqiptar në kohën e regjimit komunist.
Nuk ka helm Agron Tufa dhe Instituti i tij, por është pelin, i idhte pelin!
……………………….
 

I shpëtuat drejtësisë së shtetit,

s’mund t’i shpëtoni drejtësisë së robit e Zotit! nga Nebil Çika

Sot hetuesi kriminel i Sigurimit të Shtetit, deputeti Spartak Braho, ka sulmuar kreun e ISKPK z. Agron Tufa, në Parlament.Tufa ia ka dhënë vetë përgjigjen por gjej sërish rastin të themi se vendi i tij dhe i të tjerëve është në Hagë për krime kundër njerëzimit dhe jo në Kuvend. Ky autor i krimeve kundër njerëzimit, shefi i tij Gramoz Ruci dhe qindra të tjerë si këta në krye të shtetit shqiptar, janë prova më qartë e kriminalizimit të parlamentit, qeverisë dhe krejt shtetit shqiptar. Reagimi i Brahos ndaj Tufës tregon frikën e tij dhe sojit të tij ndaj përpjekjeve tona për zbardhjen e krimeve të komunizmit dhe ndëshkimin e autorve të tyre. Ne të perndjekurit politike antikomunistë, përfshi edhe z.Tufa dhe Institutin e tij, në mungesën e vullnetit të drejtësisë dhe politikës shqiptare për të ndëshkuar autorët e krimeve të komunizmit, po kërkojmë angazhimin e drejtësisë së vendeve perëndimore për të realizuar këtë proces të bllokuar në mënyrë të paligjshme nga prokuroria shqiptare. Rasti i parë është ai bashkautorit në krime të Barhos, Edmond Caja në Gjermani, ndërkohe që po investohemi për të bërë të njejtën gjë edhe për të tjerë kriminelë komunistë shqiptarë të strehuar apo të fshehur në këto vende. Kjo dhe zbardhja përditë në publik e krimeve komuniste ka ngjallur pa dyshim frikë te këta kriminelë dhe reagimi nëpërmjet këtij përfaqësuesi të zi e të lartë të tyre në Parlament është shprehje e frikës e të gjithë bandës kriminale komuniste shqiptare dhe pinjollëve të tyre.
Ata janë seriozisht të frikësuar dhe bëjnë mirë të jenë! Nëse deri tani i kanë shpëtuar drejtësisë së shtetit, asaj të robit dhe sidomos të Zotit nuk do t’i shpëtojnë dot. Zbardhja e krimeve të tyre çnjerëzorë kërkon medoemos drejtësi, që në mungesë të asaj të shtetit shqiptar dikush tjetër, një bir një niq që do të duhet do ta gjejë mundësinë ta bëjë atë. Askush nuk ta fal vrasjen, burgosjen, torturimin e familjarve të tij, kur merr vesh se kush janë autorët e tyre, kush ta ka bërë gjëmën. Dhe z. Tufa pikërisht këtë bën. Zbardh krimet dhe autorët e tyre. Duke i siguruar z. Tufa, ISKPK dhe të gjithë të tjerëve që janë angazhuar në zbradhjen e krimeve të komunistëve në Shqipëri, i inkurajojmë ta vazhdojnë punën e nisur në këtë mision fisnik, të domosdoshëm jo për të shkuarën por për të tashmen dhe të ardhmen e popullit tonë. E keqja nëse s’ndëshkohet, përsëritet. Dhe Braho me përpjekjen e tij të dëshpëruar për të penguar me kërcënime tipike komuniste, zbardhjen e së vërtetes, dëshmoi pikërisht këtë!
*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë
.
Shkrimtari Agron Tufa
Shkrimtari Agron Tufa

Luftë klasash në pluralizëm… nga Durim Kodra

Spartak Braho është i pavdekshëm. Ai do të ngordhë një ditë dhe do të kujtohet si hero i popullit për merita ndaj atdheut në vazhdimësinë e luftës së klasave në pluralizëm.
 

Kërcënimi i Dytëi Spartak Brahos nga Jozef Radi

Zoti Tufa, gjej rast që në kët 1 Prill tuajin, edhe pse i kërcënuar prej njerëzve te mashtrimit, t’Ju uroj edhe shumë vite pune e përkushtimesh në angazhimet e tua; edhe shumë vite gëzimesh e librash…
Kërcënimi komunist i Spartak Brahos, (para disa muaj kërcënoi edhe drejtoreshën e Autoritetit të Dosjeve për nxjerrje sekretesh) duhet ta konsiderosh si pjesë e atyre krimeve te djeshme dhe si atavizëm i asaj diktature që s’u dënua asnjëherë… Bile është ky mosdënim i këtyre krimeve, që ka sjellë sot edhe mosdënimin e gjithë këtij korrupsioni dhe abuzimi të babëzitshëm, e ku Spartak Braho, është një i kudondodhur i këtyre 30 viteve postdiktaturë…!
 

Koha e monopolit mbi arkivat ka vdekur nga Xhafer Sadiku

Dëgjojeni me vëmendje çfarë presioni i bën ky kuadër i vjetër i Sigurimit të Shtetit, drejtorit të ISKPK, z. Agron Tufa.
Çfarë ka bërë ai institut?! Thjesht detyrën për të cilën është krijuar dhe Z. Tufa atë për të cilën është ngarkuar. Asgjë në shkelje të ligjit.
Por terroristëve u djeg e vërteta dhe falsifikimi që i kanë bërë historisë.
Me gjithë presionet e tyre, historia është në arkiva dhe nuk mund ta falsifikojnë dot më.
Koha kur ata kishin monopolin mbi arkivat dhe dokumentacionin historik ka mbaruar!
 

Sigurimsi kërcënon poetin ne ditën e lindjes, nga Erl Kodra

Shkrimtari dhe poeti i rrallë Agron Tufa, sulmohet dhe kërcënohet nga sigurimsi Spartak Braho, saktësisht për punën e tij të jashtëzakonshme në krye të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Si mik i vjetër, e di që një poet si ti, nuk tutet prej k’si mjeranash. Por gëzoju sot ditëlindjes, bashkë me familjen tande të mrekullueshme! Edhe 100 vite, edhe 100 vepra të tjera, o lum miku…!
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.