back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 4 Tetor, 2024

Skedë e shkurtë Biografike e Fan Stilian Nolit

Gazeta

Fan Stilian Noli (1882-1965)
Fan Stilian Noli (1882-1965)

Skedë e shkurtë Biografike e Fan Stilian Nolit

Fan Stilian Noli (1882-1965)

figurë udhëheqëse në luftën për shndërrime demokratike në shoqërinë shqiptare…

Në 6 janar të vitit 1882, në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi) lindi shkrimtari, politikani, përkthyesi, shtetari, diplomati dhe historiani i madh, Fan Noli.
Burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog.
Fan Noli mbetet një nga figurat më të ndritura të kombit tonë.
Në vitin 1904, Noli shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues dhe gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit. Në atë kohë ai përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”.
Në vitin 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, ai krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston.
Në 9 shkurt të vitit 1908, Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston.

Fan Noli ne Lidhjen e Kombeve - Gjeneve
Fan Noli ne Lidhjen e Kombeve – Gjeneve

Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.
Nga viti 1909 e deri më 1911, Noli botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912, Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës.
Në vitin 1912, përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938 mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit.
Në vitin 1920, Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet antarsimit të Shqipërisë në këtë lidhje, ajo mori një njohje ndërkombëtare.
Në 1921, ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”.
Në qershor 1924, Fan Noli u bë figurë udhëheqëse në luftën për shndërrime demokratike në shoqërinë shqiptare. Me fitoren e Lëvizjes së Qershorit (1924), u vu në krye të qeverisë demokratike si kryeministër për një periudhë 6-mujore.
Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari, Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, romanin “Don Kishoti” të Servantesit, etj.
Fan Noli u shua më 13 mars 1965, në Ford Laurderdale, Florida të SHBA-së.

Monedhë 100 Lekshe në Nderim të Nolit
Monedhë 100 Lekshe në Nderim të Nolit

http://www.shekulli.com.al/ 5 janar 2015

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.